Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika si ta bëni atë më efektiv.
Përdorni rrjetet sociale
Ju duhet të keni llogari zyrtare të universitetit tuaj në Facebook, Insagram apo LinedIn si rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë të cilat do iu ndihmojnë për t’i çuar ata në web faqen tuaj.
Azhornoni vazhdimisht web faqen tuaj
Duhet të kujdeseni që faqja juaj të mos ketë informacion të vjetëruar. Gjithashtu pasja e një blogu do të rriste me 434% shanset që të renditeni në një motorr kërkimi dhe do të rriste trafikun në webfaqe. Kontenti gjithashtu lejon studentët potencialë të angazhohen dhe njihen më shpejt me ju.
Investoni në SEO (Search Engine Optimization)
SEO punon për ta bërë biznesin tuaj të optimizuar për motorrët e kërkimit. Kjo ka të bëjë me renditjen e faqes tuaj në faqet e kërkimit. SEO është një strategji në të cilën duhet të investoni vazhdimisht.
Automatizimi i marketingut
Investimi në automatizimin e marketingut do të rriste deri në 77% konvertimet dhe do të rriste 14.55% produktivitetin. Kjo ju ndihmon të arrini audiencat e synuara në kanale të shumta duke ju bërë më efikasë dhe duke ju kursyer kohë.
Reklamoni në mediat sociale
Investoni kohën dhe burimet tuaja në një fushatë ndërgjegjësimi të markës duke ndjekur ata që kanë vizituar faqet tuaja në mediat sociale. Duke qënë se ata kanë njohuri për ju me shumë gjasa mund të reagojnë pozitivisht ndaj reklamave. Ju mund të përdorni Hootsuite për të konsoliduar llogaritë tuaja duke bërë postimet tuaja nga një burim i vetëm.
Përdorni reklamat video
Videot marrin me shumë angazhim se përmbajtja e shkruar apo imazhet. Kjo për arsyen se video ka më shumë fuqi për të shkaktuar kujtimin e markës, gjithashtu e përcjellin më qartë informacionin tek audienca. Kështu ju duhet të përdorni videot si dëshmi për të nxjerrë në pah vlerat tuaja dhe për ta bërë më të qartë atë çka ofroni.
Në një përiudhë si kjo, detajet e video që tregojnë ambientet e sterilizuara, studentët që respektojnë distancimin social dhe mbajnë maskë, sallat e pajisura me dizinfektantë ju ofrojnë siguri studentëve. Gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm të përcillni qartë vizionin tuaj, të jepni mesazhin se mbani përgjegjësi sociale dhe se ofroni më shumë për të ardhmen e studentëve.
Përpjekjet marketing do të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes të markës dhe numrin e aplikuesve. Nëse ju mungon ekspertiza, një kompani marketingu si Boost mund t’iu vinte në ndihmë. Ekspertët e industrisë mund të drejtojnë në mënyrë efektive fushatat tuaja ndërkohë që ju fokusoheni për të zhvilluar më tej biznesin tuaj.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]