Një newsletter është një krijim që pasqyron kohë, krijimtari dhe planifikim. Si rezultat, çdo newsletter është e veçantë dhe trajton një çështje specifike. Kur janë gati për t’u dërguar, fjalët kuptimplota që u krijuan brenda një konteksti të caktuar vendosen në inbox-in e lexuesve.

Procesi i newsletter fillon duke kuptuar dhe përcaktuar standardet dhe qëllimet e saj. Është një komponent kritik që ndikon drejtpërdrejt në përpjekjet tuaja në marketing, shpërndarje dhe në fund të fundit në suksesin e një newsletter. Marketingu me anë të mail-it është një nga më të përshtatshmit dhe më fitimprurësit. Nëse përcaktohet dhe menaxhohet siç duhet, një newsletter mund të çojë në klikime dhe shikime të shumta.
Pyetja e vetme është, si të gjenerojmë ROI për të siguruar sukses?
Kuptoni qëllimet tuaja
Maksimizimi i efikasitetit të fushatës tuaj të newsletter është pothuajse i pamundur pa përcaktimin e objektivave. Çdo gjë që ju bëni duhet të ketë një lloj kthimi të investimit. Duhet të vlerësoni kohën tuaj. Çfarë vlere do t’i vendosnit kohës tuaj? Koha juaj është ajo që po krijon newsletter-in, kështu që le të hedhim një vështrim se si dhe çfarë duhet të bëni për të llogaritur në mënyrë efektive ROI-in tuaj. ROI reflektohet si përqindje.
Llogaritja themelore për matjen e ROI tuaj është si më poshtë: ROI = (Fitimet – Shpenzimet) / Shpenzimet
Këtu janë disa KPI-s (treguesit kryesorë të performancës) të newsletter.
Aftësia e shpërndarjes:
- Email Delivery Rate: përqindja e postave elektronike që merren nga serverat e subscribers tuaj.
- Email Opens: numri i personave që kanë hapur email-in.
- Email Open Rates: numri i personave që kanë hapur email-in.i shprehur si përqindje e numrit të mesazheve të dërguara.
- Amount of subscribers
- Amount of unsubscribes
Angazhimi

- Click-Through: sa herë klikohet një lidhje (dhe hapet.)
- Click-Through Rate: numri i klikimeve, shprehur si përqindje e numrit të përgjithshëm të subscribers që hapën email-in dhe klikuan në të.
Kuptoni lexuesit tuaj
- Nëse e dini pse njerëzit vendosën të angazhohen, të marrin e-mail, informacione apo promocione nga posta juaj elektronike, ju mund ta përdorni këtë informacion në avantazhin tuaj duke u përqëndruar në atë çka ata dëshirojnë. Kjo mund të përkthehet në ofrimin e një lloji të caktuar të përmbajtjes, duke theksuar fjalë kyçe specifike, nevoja, parime, etj.
- Vendoseni linkun e newsletter në bio-n tuaj në Twitter, Instagram, LinkedIn, etj.
- Bashkëpunoni me ata të cilët ju frymëzuan të shkruanit newsletter-in. Një mënyrë e shkëlqyeshme për tu ekspozuar para lexuesve të ngjashëm.
- Kanalizoni lexuesit tuaj të brendshëm dhe kuptoni se çfarë mund të bëni për t’i angazhuar më tej lexuesit tuaj për të rritur ROI.
Matjet
Një pjesë e rëndësishme e procesit është njohja me matjet në të cilat ju duhet të fokusoheni si pjesë e procesit tuaj të vlerësimit.
Nëse sapo keni filluar, hidhni një vështrim se në cilën ditë dhe orë industria ose tema juaj lexohet më tepër dhe përshtateni me preferencën e tyre. Formatimi gjithashtu është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për normën e hapjes dhe klikimit.
Këtu janë disa ide të mbështetura nga statistika:
- Shtoni një video: Statusi i Vimeo’s për hapjen e videove është 40% ndërsa i Youtube vetem 29%.
- Shkruaj në subjekt me 90-140 karaktere: 24% është norma për hapjen e newsletter tuaj.
- Përdorni emoji në rreshtin tuaj të subjektit(nëse përputhet me markën tuaj): 25% rritje në normat e hapjes krahasuar me subjektet pa emoji.
- Krijoni një përmbledhje: kjo ju lejon lexuesve tuaj të marrin një ide me një rresht për atë që do të mbulojë , rritje prej 28% në normat e hapjes.
Kuptimi i të gjitha statistikave dhe të dhënave nga lart do të ndihmojë në krijimin e një standardi për ROI dhe KPI-të tuaja.
Shpërndarja

Përpjekjet për të krijuar newsletter-in do të përfundojnë me shpërndarjen. Prandaj duhet të tregojmë kujdes në lidhje me audiencën. Newsletter do të jetë më pak e suksesshme nëse audienca juaj e synuar nuk tregon interes.
Përshtatja e newsletter me interesat e drejtpërdrejta të lexuesve të mundshëm është një nga sekretet e suksesit. Njerëzit duan njohuri, por ata gjithashtu duan të kursejnë kohë duke mos pasur nevojë për të kombinuar një rrjedhë të pafund të të dhënave.
Suksesi juaj varet shumë nga masa se sa pajtohen subscribers tuaj me newsletter-in tuaja, përmbajtjen cilësore që keni ndarë dhe mënyrën se si u keni prezantuar fushatat tuaja atyre.
Adaptuar nga Outbrain
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]