Rëndësia e Analitikës së Marketingut Dixhital

Gjatë dekadës së kaluar rëndësia e marketingut dixhital ka marrë dimensionë të jashtëzakonshme në çdo industri të mundshme. Me strategjinë e duhur të marketingut, biznesi juaj eCommerce mund të zgjerojë shtrirjen e tij, të operojë në mënyrë më eficente dhe t’i afrohet më shumë objektivave financiare të vendosura.

Ndërkohë që benefitat që sjell marketingu dixhital janë evidente, të kuptuarit nëse qasja specifike e ekipi tuaj të specialistëve të marketingut ka funksionuar apo jo, është një sfidë më vete. Në vend që të jeni në kërkim të një qasje e cila supozohet se e shpaguan punën e mirë, është më mirë të “gërmoni” në atë që keni bërë deri më sot, për të grumbulluar sa më shumë prova që mbështesin strategjitë që keni bërë.

Për fat të mirë, bota e analitikës së marketingut dixhital ka qenë e aftë të adaptohet me ndryshimet e furishme të ekosistemit të marketingut. Ka një sërë këndesh nga të cilat mund të kuptoni nëse biznesi juaj eCommerce mund të dallojë arritjet tuaja; e dhëna që do t’ju hyjë më shumë në punë është ajo që lidhet me natyrën specifike të biznesit tuaj.

Në këtë artikull, ne do të diskutojmë se përse departamentet e kontabilitetit të eCommerce, ato të të gjitha natyrave, duhet ta marrin mëse seriozisht analitikën e marketingut dixhital. Po ashtu, do të fokusohemi në indikatorë specifik të cilët kanë një peshë të rëndësishme.

Cilat janë benefitet e analitikës së marketingut dixhital?

Në rast se jeni duke drejtuar çfarëdolloj fushatë të marketingut dixhital (apo jeni duke shitur në eCommerce), kryerja eAdaptuar nga coustomerthink.com analitikës është thelbësore. Pa analitikë, ju thjesht jeni duke hamendësuar në hapat që po hidhni, me shpresën se do të ketë rezultat.

Benefitet e analitikës së marketingut dixhital përfshijnë:

-Përcaktimin se cilat kanale kanë koston më të ulët të përftimit të klientit dhe cilat kanale ju ndihmojnë të arrini audiencën më të gjerë.

-Identifikimin e përfitimeve dhe kostove të secilës prej fushatave tuaja

-Njohjen e pikave të forta dhe pikave të dobëta të botës dixhitale të kompanisë suaj

-Gjetjen e mundësive për të rritur marzhin ditor të fitimit tuaj

-Të kuptuarit se cilët klientë janë të përsëritur, të gatshëm të shpenzojnë më shumë dhe janë të gatshëm t’i referojnë biznesit tuaj miqve të vet

-Të kuptuarit secilat fushata ja vlejnë për t’u zgjeruar dhe cilat fushata mund të hiqen përfundimisht

Me një plan të menduar mirë, marrja e vendimit të rradhës do të jetë shumë më e lehtë. Duke vendosur një framework për koston e çdo mundësie, mund të jetë më e thjeshtë për të vendosur se ku do të investoni në mënyrë sa më efektive, çdo qindarkë të rradhës.

Si mund të kuptoni nëse biznesi juaj po performon mirë, nëpërmjet të dhënave?

Mes një numri të lartë të raporteve, indikatorëve, mjeteve anatilike, ka një sërë mënyrash që ju lejojnë të kuptoni nëpërmjet të dhënave, nëse biznesi juaj po performon mirë në botën e online-it. Ndërkohë që është me vlerë vëzhgimi i të gjithë indikatorëve eCommerce, me kalimin e kohës është e pashmangshme që do të keni disa të preferuar.

-Trafiku nga kanalet e ndryshme do t’ju ndihmojë të identifikoni se nga po vijnë vizitorët e uebsajt-it tuaj eCommerce. Kjo do ta bëjë shumë më të thjeshtë të kuptoni nëse bëhet fjalë se impaktin më të madh e kanë pasur mediat sociale, search-et organike (google, etj.) apo vizitorë direktë të uebfaqes suaj.

-Klikimet për vizitë në faqe dhe koha e kaluar në të do t’ju ndihmojnë të shihni nëse uebfaqja juaj është me të vërtetë e aftë të lidhet me audiencën e synuar. Sa më shumë kohë kalon dikush në faqen tuaj të internetit, aq më shumë të ngjarë ka që ata të shndërrohen në klientë.

-Të ardhurat nga çdo vizitor ju ndihmojnë të kuptoni se sa eficente është në të vërtetë uebsajti juaj. Mundi që të rrisni të ardhurat për vizitor do të jetë, në fakt, edhe më efiçent se sa përpjekja për të rritur numrin e përgjithshëm të vizitorëve.

-Përllogaritja e shpenzimeve në raport me fitimin është thelbësore – kompanitë që investojnë më shumë nga ç’fitojnë duhet të bëjnë një ndryshim.

-Lead-et që nuk mundën të përktheheshin në klientë shërbejnë për të kuptuar më shumë për ata që për pak do të bëheshin blerës. Kjo mund të ketë një impakt të madh në mënyrën se si ju vendosni t’i jepni drejtim strategjive për lead-et potencialë.

-Kthimi i investimeve është një matës i gjerë që mund t’ju ndihmojë të vlerësoni vlerën e përgjithshme të mundit të bërë nga departamenti juaj i marketingut. Kur të gjithë indikatorët e tjerë ecin në mënyrë të barabartë përballë njëri-tjetrit, çdo gje që rrit kthimin e investimit ka një peshë të caktuar.

Koha që do t’i kushtoni nga dita juaj këtyre metrikëve është thelbësore, qoftë çdo javë, apo edhe çdo ditë, pasi do t’ju ndihmojë të përcaktoni mënyrën se si përpjekjet tuaja për eCommerce mund të jenë më produktive.

Si mund të rrisni përpjekjet tuaja për marketingun dixhital në eCommerce?

Tani që ju kemi prezantuar se si të arrini të merrni në duart tuaja të dhënat e vështira, do t’ju vijë natyrshëm të kuptoni çfarë të bëni me to. Edhe nëse keni kuptuar se rritja e të ardhurave për vizitor duhet të jetë prioritet, duhet të vendosni se si do ta bëni konkretisht.

Fatmirësisht, ka disa gjëra që mund të bëni, që në biznesin tuaj mund të sjellin efekte të dukshme.

-Punësoni një bashkëpunëtor eCommerce: të pasurit akses në rrjetin dhe burimet e ekspertëve dhe profesionistëve më të mirë mund të ndihmojë biznesin tuaj të ketë ndryshime produktive.

-Kategorizojeni biznesin tuaj në hallka dhe “sjellje” të ndryshme. Duke ndarë mënyrën e interpretimit të analitikës së eCommerce, do të jeni në gjendje të merrni vendime më të sakta.

-Ecni në të njëjtin hap me kohën. Duke gjeneruar thjesht një panoramë të njejtë në kohë, pavarësisht ndryshimeve të botës së marketingut dixhita;, biznesi juaj do të qendrojë në “status quo”. Do të ishte shumë më e dobishme nëse do të shihnit progres, nga dita në ditë.

Konkluzione

Për aq kohë sa biznesi juaj është i vendosur të shkëlqejë në botën e eCommerce (dhe për shumë arsyje kjo që do të ishte ide e mirë), ju duhet të shfrytëzoni në mënyrë precize çdo analitikë të marketingut dixhital. Sa më shumë të dini se ku qëndron biznesi juaj, ku është pozicionuar, aq më e thjeshtë do të jetë të bëheni objektiv në vendimet e ardhshme përmirësuese.

Adaptuar nga coustomerthink.com

December 6, 2019

Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:

April 8, 2020

Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash.

April 7, 2020

Reklamat native po dominojnë faqet e para të mediave online dhe titujt kryesorë në uebsajt-et e besueshme dhe serioze. Pse?

April 6, 2020

Situatat e jashtëzakonshme, ose le ta themi ndryshe krizat, janë një mundësi fantastike për të bërë një hap pas e për të monitoruar me vëmendje sjellje të ndryshme njerëzore, profesionale, sociale, politike, kulturore, etj.

April 3, 2020

Të gjithë i kemi sytë e kthyer nga lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

April 1, 2020

Marketierët e gjejnë veten të mbingarkuar e të mbingopur me sasinë e platformave sociale, botuesit e përmbajtjeve dhe opsionet për të zgjedhur, saqë shpesh bëhen e vështirë.

March 30, 2020

Edhe pse viteve të fundit, trendi i “suksesit” të reklamave native është rritës, ajo që duhet të dini është se në fakt, ato e kanë zanafillën dekada më parë.

March 25, 2020

Deri tani të gjithë janë të vetëdijshëm mbi situatën, mbi rëndësinë e ruajtjes së distancës dhe larjes së duarve dhe ne do t’jua lëmë në dorë ekspertëve të shëndetit këto çështje kritike.

March 24, 2020

Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.

March 23, 2020

Gama e gjerë e ndjekësve dhe “followers-at” aktivë janë arma më e fortë e strategjisë suaj të marketingut dixhital. Mediat sociale janë “mbingarkuar” nga përdorues dhe kontent të gjeneruar po nga përdoruesit.

March 19, 2020

Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?