Shumica e kompanive po shpenzojnë rreth 60% të buxhetit të tyre të marketingut për reklama native. Ato ofrojnë një kthim të lartë investimi, duke forcuar marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe duke tërhequr klientë të rinj. Në artikullin 7 shembuj të reklamave native më të mira ne folëm për reklamat më të suksesshme të 2018.
Nga Mercedes Benz te SpaceX, nga inteligjenca artificiale te kanceri i gjirit, ne pamë se si reklamat native mund të ndihmojnë në përcjelljen e mesazheve të ndryshme.
Suksesi i fushatës së ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit është shembulli perfekt se çfarë ndodh kur çështje të rëndësishme sociale ndeshen me praktikat më të mira të reklamave native.
Një tjetër fushë ku reklamat native vërtet shkëlqejnë është ajo e edukimit. Me buxhete që arrijnë miliona dollarë, shtetet sigurohen të investojnë shumë tek arsimimi. Në fund të fundit ai përfaqëson të ardhmen dhe mirëqënien e një vendi.
E dimë se dobitë e edukimit janë të panumërta, por si mund tja bëjmë për ta promovuar atë?
Fjala kyçe degë shkolle (degree) në Google është ndër më të shtrenjtat (#8 nga top 20), pasi në këtë industri ka shumë konkurrencë. Çfarë mund të bëjë një shkollë apo universitet që të dallojë nga të tjerët në këtë treg kaq të madh?
Faqja BuzzFeed ka krijuar një quiz të quajtur The “Would You Rather” You Wish Existed When You Chose A College, pra quizi që do doje të kishte ekzistuar kur zgjodhe universitetin. Loja është e sponsorizuar. Por ajo të ndihmon të kuptosh cili do ishte universiteti yt ideal me pyetje rreth degës, interesave, vendndodhjes etj. Në fund të quizit, ti merr përgjigjen. Gjithashtu merr një rekomandim për Discover Student Loans, që të ofron më shumë këshilla rreth edukimit, si dhe shansin për të fituar 2500$ bursë.
Sipas studimeve njerëzit po tregojnë antipati ndaj reklamimit që ndërpret navigimin. Gjithsesi ato kanë tolerancë të lartë për kontentin që kontribuon në eksperiencën e tyre të lundrimit online. Po, edhe kur është i sponsorizuar nga kompanitë. Quizi nga Discover Student Loans te publikuesi BuzzFeed është një shembull i mirë i reklamimit nativ që ndihmon lexuesin.
DCU është një nga universitetet më të mëdha në Irlandë. Ato kanë reklamuar programet master te TheJournal. Shumica e lexuesve janë të moshave 25-44 vjeç. Në Shqipëri ne përgjithësisht vazhdojmë masterin menjëherë pas diplomimit në bachelor. Por në Irlandë, moshat 25-44 vjeç janë kandidatët idealë për master. Ky reklamim ofron informacion rreth masterit të biznesit në përgjithësi, dhe atij te DCU në veçanti. Lexuesi edhe informohet, edhe krijon një pëlqim për universitetin.
Vendos KPI lehtësisht të matshëm dhe lejo bashkëpunimin perfekt të targetimit me reklamimin nativ të tejkalojnë pritshmëritë e tua!
Një shkollë, universitet, program masteri apo një kurs online mund të dallojnë dhe të shkëlqejnë duke përdorur reklamimin nativ. Në këto fusha ka informacion të pafundëm që mund ti ofrosh lexuesve dhe studentëve potencialë. Shih si mund të përdorësh të dhënat e brendshme për të krijuar kontent.Pasi 4700 litra majonezë u prishën në Michigan State University, ata përdorën një tretës anaerobik për ti kthyer në energji për kampusin.
Si në rastet kur prindërit do zgjedhin shkollën për fëmijët, si në rastet kur studentët janë ato që zgjedhin ku do vazhdojnë edukimin, duhet ti tregojmë atyre vlerat e shkollës. Nëse ke histori interesante (nuk kanë pse të përfshijnë majonezën), përdori ato! Mund ti tregosh të interesuarve si do ishte një ditë aty, çfarë do mësonin dhe pse duhet tju zgjedhin.
Kjo është një reklamë native e sofistikuar krijuar nga Universiteti i Kalifornisë për Slate. Ajo ndërthur:
- luftën kundër ngrohjes globale
- verën (të gjithëve na pëlqen vera!)
- diellin kalifornian (të gjithëve na pëlqen dielli!)
- profesionalizmin e stafit të universitetit.
Reklamat native hapen rreth 85-93% më shumë sesa reklamat normale. Nga Chicago në Merlburn, shkollat më të mira në botë po përdorin reklamimin nativ për tu bërë pjesë vendimtare e të ardhmes së gjeneratave që do vijnë.
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh.
Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.
Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]