“Reklamat native”, një histori që daton një shekull më parë…Gjithçka që duhet të dini!

Reklamat native po dominojnë faqet e para të mediave online dhe titujt kryesorë në uebsajt-et e besueshme dhe serioze. Pse?

Sepse janë efektive. Sipas Business Insider, deri në 2021, reklamat native do të kenë filluar të  gjenerojnë 74% të të ardhurave nga të gjitha sojet e reklamave.

Ndërsa e ardhmja e reklamave native duket premtuese, mund të mësojmë shumë rreth tyre duke hedhur një sy në të kaluarën.

Historia e reklamave native: gjithçka që duhet të dini

E bukura e reklamave native është se një pjesë e njerëzve po prezantohen me to për herë të parë në epokën dixhitale. Mirëpo, në fakt, epoka dixhitale thjesht po nxjerr në pah atë që ka ekzistuar më shumë se një shekull më parë, pasi reklamat native datojnë që në 1915.Fillimet e reklamave native në shtypin e shkruar.

Fillimet e reklamave native në shtypin e shkruar.

Më 1915, Cadillac doli me këtë artikull të sponsorizuar.F

Cadillac The Penalty of Leadership

Në tekst, modeli Cadillac nuk përmendet, por flet për njeriun superior që drejton turmat dhe kërkon madhështinë. Mesazhi është i qartë: ai që është i pari, ai që e kanë zili që të gjithë, drejton modelin Cadillac.

Një artikull nga Linda Lawson në gazetën e vitit 1988, për “reklamat e maskuara si lajme”, liston dhjetëra artikuj dhe njoftime të publikuara falas si lajme.

Reklamat native në Radio

Radio u përfshi në reklamat native në vitet ’20. Kompanitë filluan të sponsorizonin transmetimet, ndërkohë që pa ndërprerë rrjedhën e emisioneve, moderatorët në radio do të përmendin produktet “natyralisht” – pa devijuar nga formati i rregullt. 

Në 1934, kompania Ford Motor pagoi 100.000 dollarë për të sponsorizuar serinë botërore në radio. Interesante, përpara se Fordi të paguante për këtë transmetim, ky shërbim cilësohej si shërbim publik dhe eventi mbulohej nga AT&T.

Gillet ishte sponsori kryesor në radio e më pas në televizion i serive botërore, deri në vitin 1966. Besoj se jeni të vetëdijshëm se këto forma të reklamave native përdoren edhe në ditët e sotshme, çka tregon se kanë rezultuar efektive.

Fushatat tuaja të reklamave native mund të kenë nevojë për ndonjë përditësim të kohës, por themelet, në fund të ditës, mbeten të njejta. Marketierët i kanë marrë këto themele dhe i kanë përshtatur sipas kohës dhe nevojës.

Sponsorizimet e show-eve televizivë, vendosja e logove të brand-eve në uniformat e sportistëve, kompanitë që blejnë stadiumet sportive – janë të gjitha shembuj se si marketierët kujdesen  për reklamimin nativ, duke filluar që nga sportet, e deri te shkenca. F

Reklamat native në Filma

Vitet ’20-’30 bënë që reklamat native ta gjenin rrugën e tyre edhe në kinematografi, nëpërmjet vendosjes së produkteve. Duke u kthyer pas në kohë, disa prej tyre përplasen kaq shumë përpara syve të audiencës, saqë është komike.

“Opera e Sapuni” ofron “Sapun Nativ”

Soap Opera transmetohej në radio përpara se të kalonte edhe si në televizion, por seritë melodramë të radios ishin kishin kontent “cheap” të sponsorizuara nga kompani dhe shisnin sapunë. Përpara se të bëhej standartizimi i reklamave të shkurtra në rrjetin e network-ut, kompanitë duhej të krijonin një show të tërë, vetëm për të vendosur një reklamë.

“Infomercials”, copëza jetike e reklamave native

Vitet ’80 sollën në ekran “informecialet”. Fillimisht ato zgjasnin deri në gjysëm ore brenda “prime time” –it, për të plotësuar kohën e saktë të programacionit televiziv. Kjo nxorri në pah kurimin e përmbajtjeve, pasi do t’i jepnin akses brand-eve në më shumë se 79 milionë familje. F

Reklamat infokomerciale tani kushtojnë nga 25 mijë dollarë, deri në 250 mijë dollarë, që është ende më pak se kostoja mesatare e reklamave komerciale në kohën “prime time” – 350 mijë dollarë. H

Historiku i reklamave native online

Me ardhjen e internetit, reklamat native u bënë me shtëpi të re. Reklamat e kërkimit në Google janë zhdukur mes rezultateve organike, që nga fillimi. Këto reklama u adoptuan mirë që në fillim të marketingut dixhital, duke ndihmuar në monetizimin e një prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë. F

Reklamimi nativ modern është jashtëzakonisht i larmishëm. Mund të serviret në mënyrë të programuar – të  drejtojë lexuesin në një faqe tjetër me kontent të ngjashëm, apo nga një video që hapet e papritmas shndërrohet në një ‘video game’. F

Rekomandimet, kuponat në mobile wallet, listat e promovuara, njerëzit janë të mirë në marrjen e një koncepti dhe zgjerimin e tij, e reklamat native janë një dëshmi e pastër e kësaj aftësie. 

Media Sociale është shtëpia e vërtetë e reklamave native

Kur Facebook lancoi “Pages”, në vitin 2007, epoka e marketingut në mediat sociale filloi të merrte kuptim.  Më përpara, Facebook kishte vetëm reklamat me banner-a, të quajtura Facebook Flyers. Klikimi në këto të fundit, të drejtonte në mënyrë direkte në faqe të tjera. Pages lejoi kompanitë të ndërtonin brand-e në platformën e Facebook, e Facebook ishte i lumtur ta bënte këtë, pasi mbante gjallë gjenerimin e trafikut në platformë. E thënë ndryshe, një situatë “win – win”!

Në vitin 2009, Facebook lejoi pronarët e këtyre faqeve të krijojin dhe menaxhonin vetë ads-at për herë të parë. Ata lejuan përdoruesit e segmentit advertisers të përzgjidhnin targetin kryesor të tregut duke përdorur kritere si gjuha, vendodhja, apo demografia.

Më pas, revolucioni erdhi në vitin 2011 me prezantimin e posteve të sponsorizuara dhe in-feed advertisements.

Programi i reklamave native

Disa paragrafe më lart e lamë të shkuarën pas, për të vijuar me të tashmen. Avancimet në targetimin e sjelljeve dhe masave kanë rezultuar me rritje të përdorimit të reklamave native të programuara. F

Reklamat e programuara mund të serviren në të gjitha platformat dhe sa më shumë të dhëna të vendosin marketierët, aq më reklama të mira native gjenerohen.

Marketierët duan të arrijnë një audiencë të targetuar, në postimin më të përshtatshëm. Duan që të targetojnë njerëzit e duhur sapo të futen në sajt. Kjo është mundësia që programimi i reklamave native ofron.

Thuhet shpesh se për të kuptuar të tashmen, duhet të njohim mirë të shkuarën. Nëse po pyesnit veten pse këto shifra suksesi nga reklamat native, me një panoramë të tillë të historikut të tyre, sytë tuaj mund ta shohin puzzle-in e plotësuar…

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!