3 arsye bindëse përse kompanisë suaj i duhet marketingu i kontentit

Marketingu i kontentit është strategji që lidhet me krijimin dhe shpërndarjen e kontentit që targeton një audiencë për të sjellë vizitorë dhe klientë të rinj për një biznes. Ai ndodhet në qendër të strategjive të shumë bizneseve inovative. Por pse duhet ta bëni pjesë të marketingut për komaninë tuaj?

Edukon audiencën

Neurologët kanë vërtetuar se elementët e tregimit të historisë (storytelling) afektojnë trurin tonë në mënyrë tepër impaktuese. Ne mbajmë mend shumë më tepër informacion kur e dëgjojmë në formën e një historie. Çfarë ka të bëjë kjo me marketingun e kontentit? Kur kontenti juaj është cilësor, ai i mëson diçka audiencës.

E zëmë se keni një palestër, nëse ju shkruani e postoni informacione rreth shtimit të muskujve, stërvitjeve më efektive, ushqimeve të shëndetshme etj. dhe e bëni këtë interesante në formën e një historie, ju edukoni audiencën. Kjo është fitimprurëse për ta, pasi mësojnë informacione nga burime të sigurta.

Një nga gabimet më të shpeshta që hasen në marketingun e kontentit? Pikërisht mungesa e vlerës dhe informacionit të çmueshëm. Nëse dëshironi të evitoni këtë dhe gabime të tjera, lexoni artikullin e mëposhtëm.

Gjeneron kërkesë

Kontenti sjell fitime edhe për ju. Duke marrë shembullin e mësipërm, nëse lexuesit që hasin informacionet e palestrës suaj do duan të fillojnë të ushtrohen, do ju zgjedhin ju. Sigurisht duhet mbajtur parasysh që shpesh rrugëtimi i një klienti deri te vendimi final i blerjes së produktit nuk është një linjë e drejtë.

pse funksionon marketingu i kontentit
Kur kontenti juaj është cilësor, kjo rezulton në sukses direkt për kompaninë, pasi konsumatorët e pëlqejnë këtë lloj marketingu.

Pas leximit të një blogu, 61% e konsumatorëve online në Amerikë vendosin të blejnë.¹ Por vizitorit mund mos ti duhet shërbimi juaj për momentin, në të ardhmen po. Një mik mund ti përmendë vizitorit që i duhet një shërbim si i juaji. Një vizitor mund të ketë produktin specifik për të cilin keni folur, por ata mund të shohin faqen tuaj dhe të interesohen për një tjetër shërbim që ofroni.

Pse po e themi këtë? Pasi marketingu i kontentit, sado efektiv, është më afatgjatë si strategji dhe mënyrë gjenerimi klientësh. Nëse dëshironi të përshpejtoni këtë proces, mund të përdorni reklamat native. Me anë të tyre ju mund të përcillni mesazhin tuaj te qindra mijëra lexues shqiptarë menjëherë.

Rrit reputacionin e firmës

Çdo person në fushën e marrëdhënieve me klientët e di se në qendër të këtyre marrëdhënieve qëndron një faktor kyç: besimi. Reputacioni i një firme lidhet direkt me nivelin e besimit që klientët kanë te kompania. Transparenca, komunikimi, marketingu i kontentit etj. janë disa nga mënyrat e krijimit dhe rritjes së besimit. Ndihma, informacioni, kuriozitetet e bazuara në ekspertizën tuaj, që i ofroni vizitorëve, nuk janë kurrë investim i çuar dëm.

Ju mund të tregoni çfarë ju diferencon nga konkurrentët, çfarë ju bën specialë. Kontenti ju jep një mundësi të mrekullueshme për të treguar aftësitë dhe sa ekspertë jeni në fushën tuaj. 82% e konsumatorëve ndihen në mënyrë më pozitive rreth një kompanie kur lexojnë kontent nga to.²

Marketingu i kontentit funksionon për biznese të vogla e të mëdha, në industri nga më të ndryshmet, që i shërbejnë audiencave nga më të zakonshmet te më të veçantat. Rrisni shitjet dhe besimin te marka me këtë strategji efektive.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!