Rreth politikave tona:
Boost Discovery ju mundëson të gjithë bizneseve në Shqipëri të reklamojnë një larmishmëri të gjerë produktesh dhe shërbimesh në të gjithë rrjetin tonë të reklamimit. Ne synojmë t’ju ndihmojmë të arrini klientët tuaj potencial, në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
Me anë të këtyre politikave synojmë krijimin e një eksperience të suksesshme reklamimi në Boost Discovery për reklamuesit tanë. Në hartimin e politikave tona kemi synuar krijimin e një eksperience të suksesshme për të dyja palët, si reklamuesit, po ashtu edhe naviguesit.
Boost kërkon që reklamuesit të respektojnë të gjitha politikat në fuqi të përshkruara më poshtë. Nëse një nga pikat e mëposhtme shkelet, ne jemi të detyruar të ndalojmë shfaqjen e reklamës përkatëse deri në kryerjen e ndryshimeve të duhura. Në rast se shkeljet do të jenë të përsëritura, Boost do të ndërpresë çdo bashkëpunim në të ardhmen me ju.
Politikat e reklamimit:
1. Atribute personale
- Reklamat Native nuk duhet të cënojnë atribute personale si: rraca, etnia, feja, orientimi seksual, paaftësia fizike apo mendore, statusi social apo financiar etj.
- Ju nuk duhet të promovoni asnjë element fyes që synon përhapjen e urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës.
2. Përmbajtje e pa përshtatshme
- Reklamat Native nuk duhet të përmbajnë kontent provokues të tillë si: lakuriqësi apo aktivitete seksuale.
- Ju nuk duhet të promovoni asnjë përmbajtje që krijon frikë, përhap panik dhe përfshin elementë tronditës, që transmetojnë frikë dhe ankth te lexuesit.
3. Destinacioni i reklamës
Ne dëshirojmë që konsumatorët të kenë një përvojë të mirë kur klikojnë një reklamë native. Destinacioni i reklamës duhet të ofrojë informacion të dobishëm mbi shërbimin e ofruar.
Shembuj të URL-ve të cilat ndalohen të përdoren janë:
- Faqe që nuk kanë lidhje me reklamën,
- Faqe boshe ose në ndërtim e sipër,
- Faqe jo funksionale (mosfunksionim të butonave, formave, etj.),
- Faqe që nuk kanë një buton kthimi, etj.,
- Faqe që hapen pa vullnetin e vizitorit.
- Ju nuk duhet të ndërtoni butona të rremë të cilët të dërgojnë në faqe që nuk kanë lidhje me opsionin e zgjedhur nga lexuesi,
- Ju nuk mund të përdorni faqe që synojnë përhapjen e viruseve, wormeve apo programeve të tjera dashakeqëse, të cilat dëmtojnë softet e vizitorit.
4. Përmbajtje të rrezikshme
- Ju nuk duhet të promovoni produkte të një rrezikshmërie të lartë si: eksploziv, bomba, armë të ndryshme etj.
- Ju nuk duhet të promovoni metoda që pasqyrojnë mënyrën se si këto produkte mund të krijohen apo përdoren.
5. Premtime të rreme
- Ju nuk duhet të bëni premtime të rreme me qëllim mashtrimin e klientëve.
- Ju nuk duhet të promovoni asnjë përmbajtje që premton diagnostifikim, kurim, parandalim, apo mbrojtje të sigurtë nga ndonjë sëmundje.
6. Veprimtari të paligjshme
- Ju duhet t’i përmbaheni të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në Republikën e Shqipërisë.
- Ju nuk duhet të promovoni asnjë përmbajtje që cilësohet si veprimtari e paligjshme. Në këtë kategori përfshihen lëndët e ndryshme narkotike, duhani dhe produkte të ngjashme, ilaçe të paçertifikuara apo mallra të falsifikuar, tuajat apo të ndonjë kompanie tjetër që i përdor pa autorizim, etj.
7. Mbrojtja e të drejtave të autorit
- Reklamat Native që ju krijoni nuk duhet të përmbajnë kontent (foto, video, logo, tekst, etj.) që janë në pronësi të dikujt tjetër, pa cituar burimin nga ku është marrë kjo përmbajtje.
- Ju nuk mund të përdorni emrin, imazhin apo foton e një personi pa qenë të autorizuar nga ai.
- Ju nuk duhet të përfshini përmbajtje të shkruar ose të krijuar nga një palë e tretë, pa lejen apo autorizimin e tyre.
- Fushatat nuk duhet të përmbajnë plagjiaturë të tillë si kopjimi i: imazheve, titujve, përmbajtjes së faqes, etj.
8. Mbrojtja e të dhënave personale të klientëve
- Ju nuk mund të publikoni të dhënat personale të klientëve tuaj. Këtu përfshihen: adresa, emaili, numri i telefonit, ditëlindja, numri i kartës së kreditit, etj.
- Ju nuk mundë të shisni të dhënat e klientëve tuaj te palë të treta.
- Ju nuk mund të reklamoni webfaqe që synojnë mbledhen e informacioneve personale të klientëve me qëllim shpërndarjen e këtij informacioni pa pëlqimin e klientëve.
9. Përdorimi i informacionit të rremë
- Reklama juaj nuk duhet të përmbajë informacione të rremë apo pretendime të pabazuara për ndonjë person, kompani apo produkt.
- Ju nuk duhet të përdorni imazhe të vjedhura ose të modifikuara për të treguar rezultatet e produktit apo shërbimit që ofroni.
- Ju nuk duhet të përdorni komente apo deklarata të rreme për produktin apo shërbimin që ofroni.
10. Kërkesat editoriale dhe teknike
- Ne duam të shpërndajmë reklama që janë të thjeshta dhe tërheqëse për përdoruesit, duke e bërë sa më të lehtë bashkëveprimin. Për këtë arsye ne kemi zhvilluar disa kërkesa editoriale dhe teknike për të ndihmuar përmbajtjen e reklamave tuaja native, që të jetë sa më e pëlqyeshme për publikun.
- Boost kërkon që të gjitha reklamat dhe destinacionet e tyre të plotësojnë standarte të larta profesionale dhe editoriale.
- Ne lejojmë vetëm reklama që janë të qarta, profesionale dhe që i çojnë përdoruesit drejt përmbajtjes që është e dobishme dhe e lehtë për t’u kuptuar.
- Ju duhet të përzgjidhni foto cilësore dhe të përshtatshme për syrin e vizitorit.
- Përmbajtja e faqes suaj duhet të jetë në gjuhën shqipe ose e përkthyer ne disa gjuhë, ku përfshihet edhe gjuha shqipe.
- Çdo faqe duhet të mbyllet me lehtësi në rastin kur vizitori dëshiron të largohet.
- Faqet tuaja nuk duhet të jenë të një cilësie të dobët, ku përfshihet: hapja me vështirësi, mosleximi i qartë i tekstit, joprofesionalizëm në mënyrën e të shkruarit, etj.
Procesi i rishikimit:
Përpara se reklamat native të shfaqen si aktive në platformën Boost Discovery, ato i nënshtrohen një procesi rishikimi. Në këtë proces shikohet me kujdes nëse reklama i përmbush të gjitha pikat e politikave tona të reklamimit.
Një reklamë mund të mos aprovohet në rastet kur ajo cënon një ose disa nga pikat e politikave tona të reklamimit. Në këtë rast ju do të kontaktoheni nga stafi i Boost, i cili do t’ju asistojë mbi ndryshimet që duhet të kryeni që reklama juaj të aprovohet me sukses.
Në kushte normale ky proces realizohet brenda disa minutave, por në raste specifike, kjo kohëzgjatje mund të shkojë deri në disa orë.
Keni nevojë për ndihmë?
Për të ndihmuar në krijimin e një përvoje të sigurtë dhe pozitive për përdoruesit, ne dëgjojmë reagimet dhe shqetësimet tuaja.
Ne gjithashtu ndryshojmë dhe përmirësojmë politikat tona të reklamimit në varësi të trendeve të reja të përshtatshme si për reklamuesin, po ashtu edhe për naviguesit.
Nëse keni pyetje apo paqartësi rreth politikave tona të reklamimit, ju lutemi të na kontaktoni: (https://boost.al/kontakt/)
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]