Njihuni me “Lead-et”! Si të jeni të suksesshëm me shitjet online?

Shitjet janë matësi i suksesit ose dështimit të kompanisë tuaj. Në këtë epokë, jetesa pa internet është kthyer në të paimagjinueshme, por kjo nuk na bën domosdo njohës të mirë të tij. Përshembull, nëse do të dëshironit të promovonit produktet e kompanisë tuaj online, edhe pse  mund të shpenzoni një kohë të mirë të ditës suaj në rrjetet sociale, ndoshta nuk njihni rrugët që ju bëjnë “të përfitoni” prej tyre. Nëse sapo jeni futur në botën e shitjeve online, atëherë hapat e mëposhtëm janë të domosdoshëm për të kuptuar si funksionon:

  1. Çfarë është gjenerimi i Lead-eve?

Gjenerimi Lead është procesi i përdorimit të strategjive dhe taktikave të marketingut në internet, për të identifikuar dhe tërhequr njerëzit potencialisht të interesuar, që të përdorin produktet ose shërbimet tuaja. Në momentin që e rrëmbeni vëmendjen e individëve, qëllimi i rradhës është që kjo vëmendje të kthehet në veprim, për të rritur klientët. Suksesi i një biznesi është te “hyrje-daljet” nga dera e kompanisë, qoftë asaj reales, qoftë asaj virtuales. Si gjenerohen Lead-et?

Marketingu është etapa e parë, e cila së pari tërheq lead-et; etapa e dytë i përkthen këto lead-e në shitje. Të dy këto procese janë të gërshetuar me njëri- tjetrin. Pra, si mund të kthesh një ndjekës potencialisht të interesuar në blerës të produkteve tuaja? Për ta kuptuar botën e shitjeve online, së pari duhet të njihni kanalet kryesore që gjenerojnë lead-et. Nëse do të dëshironim t’i portretizonim lead-et, atëherë përpara syve do të na shfaqej një gyp ari, i cili i bën njerëzit të kalojnë nëpërmjet tij dhe pa e kuptuar, të përfundojnë duke u bërë klientë. Për të kuptuar se si funksionon ky “gyp ari”, ja fazat kryesore të cilat duhet  t’i njihni:

  • Ndërgjegjësimi- kur njerëzit bëhen të vetëdijshëm për produktet tuaja
  • Konsiderata- kur njerëzit janë duke kërkuar zgjidhje për një nevojë/dëshirë dhe ju shqyrtojnë si alternativë
  • Vendimi- kur njerëzit përzgjedhin “zgjidhjen”

Mendojeni në këtë mënyrë. Konsumatorët, për t’ju parë ju si zgjidhjen e tyre, së pari duhet t’ju njohin. Por thjesht pse ju njohin, nuk do të thotë se do të zgjedhin produktet tuaja. Për të arritur në fazën e përzgjedhjes së produkteve tuaja, duhet, në një formë apo tjetër, të “lidhen” me brand-in tuaj; çka bëhet nëpërjet strategjive të ndryshme ose marketingut të kontentit. Me kalimin e kohës, rrjedhimisht do të fillojnë të kenë interaktivitet dhe të blejnë produktet tuaja. Kjo është diferenca mes marketingut të lead-eve (pra njohjes së produkteve tuaja) dhe shitjes së lead-eve (blerjes së produkteve tuaja).

2.Pse është i rëndësishëm gjenerimi i Lead-eve online për biznesin tuaj?

Njekësit tuaj online nuk janë në pritje që ju t’i nxisni që të blejnë. Ata thjesht, gjatë lundrimit të tyre në internet janë në kërkim të informacionit që ju nevojitet. Studimet tregojnë se 45% e blerësve të produkteve nga dyqanet fizike lexojnë revieë-të përpara se të vendosin. Në botën virtuale, atë të blerësve online, kjo përqindje është 56%. Këto të dhëna mjaftojnë për të kuptuar se edhe ju, duhet të luani “lojën” e online-it.  Kjo duke ndjekur këto hapa:

  • Ta thjeshtëzoni gjetjen tuaj online te klientët
  • Të fitoni besimin e tyre
  • T’i ndihmoni ata të bëjnë blerje duke ju ofruar informacione që janë vlerë e shtuar, në mënyrë që t’ju zgjedhin

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është marketingu i kontentit dhe “investimi” për shpërndarjen e këtyre artikujve. Mos harroni se njerëzit nuk blejnë një produkt me lead-in e parë që ju del përpara syve, por kur i njëjti “imazh” përsëritet vazhdimisht, atëherë janë të predispozuar të angazhohen me produktet tuaja. Prandaj është i rëndësishëm gjenerimi i lead-eve. Marketingu dixhital dhe gjenerimi i lead-eve janë një proces i vazhdueshëm. Qetësia nuk është rezultative, në botën e shitjeve online. Ju duhet të jeni duke shtuar vlera në mënyrë konstante.

3.Sa kushton gjenerimi i Lead-eve?

Si çdo formë tjetër e marketingut, edhe te gjenerimi i lead-eve duhet të mendoni për shifra. Kur vjen fjala për Leade-t, atëherë CAC, kostoja e përvetësimit të një klienti është kyçe. Përshembull, nëse do të shpenzoni 1000 dollarë për një fushatë lead-esh dhe do të përvetësoni 1000 klientë, atëherë kostoja e një klienti të përfituar është 1 dollarë.

4.Nga t’ja nisni?

Të mendosh për strategjitë e gjenerimit të lead-eve nuk është e thjeshtë. Kërkon që të dini në mënyrë precize si dëshironi t’i merrni këta konsumatorë dhe si do t’i ndërtoni fushatat. Ja disa hapa:

Website

Website-i juaj është “zemra” e strategjisë së gjenerimit të lead-eve. Pasi t’ju tërheqësh vëmendjen përdoruesve online, të duhet një vend ku t’i çosh dhe ky vend duhet të jetë website-i juaj. Çfarë duhet të përmbajë patjetër faqja juaj?

  • Kategori të ndara në sektore të veçantë nga njëri- tjetri
  • Kategori për oferta të veçanta (si uljet e çmimeve)
  • “Pop-upe” anash faqeve që japin sygjerime
  • Format e kontantit për t’u lidhur me ju(numër, email, etj)

Marketingun e kontentit

Pa marketingun e kontentit, website-i, për të qenë të sinqertë, do të ishte shumë i cunguar. Marketingu i kontentit mund të vijë në një sërë formash, duke mundësuar ndërgjegjësimin dhe njohjen me kompaninë tuaj dhe duke nxitur shitjet. Është një “must” në secilën etapë të shitjeve online.  Si te ajo e njohjes me kompaninë tuaj, si te ajo e prezantimin me produktet tuaja, ashtu dhe te ajo e kthimit në klientë tuajit. Në secilën fazë, marketingu i kontentit ndryshon, megjithatë më poshtë disa hapa se si t’i edukoni ndjekësit tuaj me marketingun e kontentit. Për fazën e njohjes me brand-in tuaj, marketingu i kontentit në blogje është thelbësor. Këtu duhet të përdorni:

  • Infografikë
  • Video
  • Podcast (audio që mund të shkarkohet)
  • Materiale, artikuj
  • Përditësim të blog-ut

Duke përdorur marketingun e kontentit, në website-in tuaj do gjenerohen ndjekës të rinj, do të rriten angazhimet dhe do të shtohen klientët.

5.SEO

Vetëm krijimi i përmbajtjeve nuk mjafton. Ju duhet të bëheni të dukshëm në motorret e kërkimit. 95% e trafikut të gjeneruar në një website të caktuar vjen nga 3 rezultatet e para në motorrët e kërkimit. Çfarë nuk duhet të anashkaloni, për të rezultuar të parët në listën e motorrëve të kërkimit?

  • Shkrimet për njerëzit dhe aspektet humanitare
  • Fjalët kyçe në tituj dhe nëntituj
  • Terma “të targetuar” (bazuar në konceptet ku dëshironi të vini theksin)

6.Marketingu në motorrët e kërkimit

Kur vërtet keni krijuar përmbajtje të vlefshme, mund të gjeneroni trafik në ëebsite-in tuaj edhe duke “investuar” për t’u renditur të parët në listën e kërkimeve. Kjo do të thotë të reklamoni artikuj, website-in për t’i dhënë një “dorë” faqes suaj.

7.Marketingu nëpërmjet email-it

Marketingu nëpërmjet email-t është një nga elementët kyç për gjenerimin e lead-eve. Sipas një studimi, 99% e njerzve i kontrollojnë postat e tyre elektronike çdo ditë, disa prej tyre edhe 20 herë në ditë. Email-i është një formë e shkëlqyer për të krijuar relata të mira me klientët tuaj. Për ta përdorur marketingun nëpërmjet email-it në mënyrë efikase, ju duhet të ndiqni disa hapa:

  • Të keni një opsion në website-in tuaj që fton ndjekësit të regjistrojnë email-in e tyre
  • Të ofroni zbritje për ndjekësit që regjistrojnë email-in e tyrë për njoftimet e ofertave tuaja
  • Të dërgoni rregullisht email-e me informacion që i ndihmon ndjekësit t’ju njohin më mirë
  • Të dërgoni email-e të personalizuara

8.Rrjetet sociale

Përmbajtjet që krijoni gjenerojnë lead-e edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo është një strategji e cila nuk duhet  injoruar. Për të shfrytëzuar rrjetet sociale, atëherë së pari duhet të dini llojin e ndjekësve tuaj dhe sjelljen e tyre, gjë të cilën mund ta bëni duke kontrolluar analitikën që çdo rrjet  social ofron. Pasi ta keni këtë informacion, atëherë ju mund të gjeneroni lead-e duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  • Të shpërndani materialet e përgatitura sapo t’i krijoni
  • Merrni pjesë nga përmbajtjet tuaja për të krijuar grafikë ilustrues
  • Qëndroni aktiv me përmbajtjet dhe krijoni quizz-e
  • Publikoni “magnetë”  vëmendje
  • Përgjigjuni shpejt komenteve dhe pyetjeve
  • Paguani për të promovuar përmbajtjet e postuara në rrjetet sociale

9.Matja e suksesit

Si mund ta kuptoni që gjenerimi i lead-eve po funksionon me sukses? Është thelbësore të ndiqni metrikët, të cilët tregojnë se si po ecën procesi juaj i gjenerimit të lead-eve. Kjo nuk ka të bëjë domosdo me shitjen e tyre; mos harroni se etapa e parë për të pasur sukses është njohja, ndërgjegjësimi për brand-in tuaj. Kontrolloni a është shtuar trafiku në website-in tuaj, regjistrimi me email, klikimi në emaile-t e marra, leximet e marketingut të kontentit. Kjo është! Duke ndjekur udhëzimet e dhëna dhe duke adaptuar taktikat e ofruara, biznesi juaj do të nisë një rrugëtim tjetër!

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!