Marketierët e gjejnë veten të mbingarkuar e të mbingopur me sasinë e platformave sociale, botuesit e përmbajtjeve dhe opsionet për të zgjedhur, saqë shpesh bëhen e vështirë. Ndaj, nëpërmjet këtij artikulli do t’ju ndihmojmë të “sintetizoni” të gjitha opsionet e zgjedhjes, duke i kanalizuar vendimet tuaja vetëm në drejtimet që do të jenë efektive.
Le t’i hedhim një vështrim të thjeshtë por gjithëpërfshirës lojtarëve kryesorë të reklamave native:

Këndi i Ofertës
Duhet të filloni me ato kanale që kanë “mallra”, lidhur me atë audiencë që ju po kërkoni. Këtu përfshihen:
Botuesit e mediave tradicionale: Këtu futen mediat më të njohura të tregut, ato “të lashtat”, e më me emër. Shpesh, ato kërkojnë brande që po kërkojnë të futen në një tregu të gjerë.
Këtu futen media që nuk operojnë në treg prej shumë vitesh dhe janë më të predispozuara të bashkëpunojnë me brand-e të vogla që kërkojnë të kapin një audiencë “niche”.
Qëllimi i të dyjave është i përbashkët – të monetizojnë sajt-et e tyre me kontent të brand-eve, për të rritur të ardhurat dhe angazhimet. Kujt i shesin konkretisht? Këtu futet në lojë këndi i kërkesës.
Këndi i Kërkesës
Nëse je një marketier dixhital, ky është seksioni juaj, për shkak se jeni ju ata të interesuarit për të kapur dhe rritur audiencën.
Ju jeni duke operuar mes:
– Agjencive të reklamave, të cilat ndihmojnë brand-et e vogla e të mëdha të ekzekutojnë procesin e tyre të reklamave pa pasur nevojë të krijojnë një “shtëpi” të veten reklamash.
– Reklamuesit e brand-eve të bizneseve të mëdha dhe korporatave, të cilat përdorin reklamat native për të kapur audiencën më të madhe të mundshme, si dhe për të gjeneruar popullaritet.
– Agjentët e marketingut dhe performancës të bizneseve dhe “start-up”-eve, të cilët dëshirojnë të rrisin kompanitë e tyre dhe të shesin produkte përmes reklamave native.
E gjetët këndin tuaj? Tani mund “të hidheni” në grupin përfundimtar.
Platformat teknologjike
Këto janë palë të treta që bëjnë së bashku aktorët e kërkesës me aktorët e ofertës.
Këtu përfshihen:
Platformat e zbulimit të përmbajtjes, si Boost, të cilat i mundësojnë reklamuesve akses në qindra uebsajt-e, duke ofruar kontent në audienca të targetuara.
Platformat e mediave sociale, si Facebook, LinkedIn, Twitter, Instagram, të cilat ofrojnë mundësi reklamimi botuesve, agjencive apo brand-eve, nëpërmjet postimeve in-feed.
Motorrët e kërkimit, si Google, Yahoo! apo Bing, të cilat ofrojnë përmbajtje për ata që kërkojnë, në rezultatet e tyre të kërkimit. Ato ndihmojnë botuesit dhe reklamuesit të hedhin reklama dhe të kapin audiencën.
Tani që keni një pasqyrë të aktorëve, mund të kaloni lehtësisht në hapat e rradhës – të krijoni operacionin tuaj të reklamave native dhe të zgjeroni strategjinë tuaj të marketingut dixhital.
Si mund të krijoni reklama native në ditët e sotshme?
Është gjithmonë e vështirë të futeni në rrjedhën e reklamave native pa një strategji të mirë. Por, lajmi i mirë është se ju mund të nisni një fushatë të reklamave native në mënyrë të thjeshtë – e pa u detyruar të boshatisni llogarinë tuaj bankare apo portofolin. Hapat janë këto:
Përcaktimi i audiencës suaj të targetimit. Shumica e platformave ju lejojnë të targetoni sipas vendndodhjes, pajisjes, moshës, gjinisë dhe interesit. Por, sigurohuni që të gërmoni më thellë në rezultatet tuaja për opsione më specifike, në bazë të interesit.
Alokimi i shpenzimeve tuaja. Përdorni koston tuaj të targetit për klikim (CPC) për të matur buxhetin tuaj fillestar të fushatës. Ndërsa mund të filloni të gjeneroni një trafik të konsiderueshëm dhe për vetëm 50-100 dollarë në ditë, CPC më të larta ju lejojnë të krijoni një rrjet edhe më të gjerë. Duke nisur kështu, ju mund të mësoni për audiencën tuaj dhe të optimizoni opsionet e CPC-së, për të arritur një audiencë më të angazhuar.
Përdorni metodat e duhura. Nëse jeni duke zhvilluar një fushatë reklamash native në open web, platforma si Boost do t’ju ndihmojnë të keni akses në qindra botues dhe uebsajt-e. Në rrjetet sociale, ju mund të krijoni platforma të integruara reklamimi, pjesë platformave kryesore. Ndërsa për motorrët e kërkimit, ju mund të përdorni Google Adwords për shembull, për shërbimin e reklamave, apo shërbime të palëve të treta si WordStream apo AdStage.
Në momentin që do të ndiqni këtë guidë, ju do të keni një model të përshkallëzuar dhe të sigurtë për brand-in, të besueshëm, si dhe audiencën dhe angazhimet që sjellin platformat e “content discovery”…
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]