Një guidë për fillestarët – 3 kanalet kryesorë shpërndarës të reklamave native (pjesa 1)

Edhe pse viteve të fundit, trendi i “suksesit” të reklamave native është rritës, ajo që duhet të dini është se në fakt, ato e kanë zanafillën dekada më parë. Në vitin 1915, shkrimtari i General Motors krijoi atë që përshkruhet si reklama e parë native në botë.
Për të promovuar një model të ri motorri Cadillac, Theodore F. MacManus, botoi një artikull të quajtur “Penalltia e Lidershipit”, e cila nuk ishte një foto e modelit të motorrit, por një histori e tërë e cila të jepte përshtypjen e gjithçkaje përveçse të një reklame.
Asokohe ishte një risk i madh i ndërmarrë mbi supe për kompaninë, por që i korri frytet e suksesit. Në vitin 1945, reklama u votua si “Reklama më e mirë e të gjitha kohërave”.

Cadillac The Penalty of Leadership


Pas 100 vitesh nga publikimi i kësaj reklame, historia vetëm sa ka ardhur duke u zhvilluar, duke i bërë reklamat native një mundësi fantastike për epokën dixhitale. Megjithatë, për marketierët e rinj, krijimi i një reklame native mund të jetë ende e paqartë dhe një strategji për reklamat native mund të duket “frikësuese”.
Më poshtë, një guidë për të gjithë fillestarët, për t’u futur në “botën e reklamave native”. Le t’i hedhim një sy!

Çfarë janë reklamat native?
Një përkufizim i thjeshtë – Reklamat native janë një formë reklamimi ku reklama përputhet me formatin dhe kontekstin e përmbajtjes përreth. Një reklamë native në rrjetet sociale duket si një postim i zakonshëm në mediat sociale. Një reklamë native në rezultatet e kërkimit në Google duket njësoj si një sygjerim i zakonshëm i çfarëdolloj përmbajtje tjetër.

Pse janë reklamat native kaq të përhapura?

Së pari, ato ofrojnë një përvojë “të zakonshme” (në kuptimin që nuk ofrojnë bezdisje si reklamat imponuese) për shikuesin. Në vend që të shfaqen në mes të një artikulli apo të ndërpresin plotësisht rrjedhën e navigimit, reklamat native përshtaten plotësisht me veprimtarinë që shikesi po bën.
Nuk është për t’u çuditur që zyrat e marketingut çdo ditë e më shumë po rrisin buxhetin e marketingut që ja dedikojnë vetëm reklamave native.
Reklamat native në internet kalojnë përmes 3 kanaleve kryesor shpërndarës:
1. Search-i:


Kur reklamat native u shfaqën për herë të parë në rezultatet e kërkimit në internet ato sollën revolucion. Krijuan një formë të thjeshtë për marketierët që të arrinin te konsumatorët të cilët kërkonin për produkte specifike.
Këto rezultate të kërkimit në Google për syze dielli sportive, për shembull, përfshijnë dy reklama vendase lart, të ndjekura nga rezultatet e kërkimit organik.

2.Platformat sociale

Ashtu sikurse search-i, motorri i kërkimit, edhe platformat sociale janë kthyer në një shtëpi të re për reklamat native, sidomos platformat sociale si Instagram-i apo Facebook-u.
Duke pasur rrjetet sociale në majë të gishtave, reklamuesit kanë mundësinë të mbledhin të gjitha të dhënat që ju nevojiten për konsumatorët, nëpërmjet të dhënave të ndryshme demografike dhe analitikëve që vetë rrjetet sociale ofrojnë.


Në një kohë që rrjetet sociale dhe motorri i kërkimit drejton hapësirën e vet revolucionare, “open web-i” është ende plot me uebsajt-e, publikime dhe përmbajtje me të cilat njerëzit kalojnë shumë kohë.
Kjo është arsyeja pse Interneti ka ofruar një zgjidhje të përshkallëzuar – reklamat native në uebsajt-et e botuesve. Reklamat native në një open web kombinojnë shtrirjen e përhapjes së kontentit, me përcjelljen e një kontenti specifik të rëndësishëm. Hidhini një sy këtyre reklamave native “të servirura” në fund të botuesit të famshëm Business Insider:

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!