Native Stories – Si të krijoni një eksperiencë të gjithanshme për ndjekësit e brand-it

Të gjithë përdoruesit e telefonave smart dhe rrjeteve sociale janë të familjarizuar me “stories”. Po njësoj, edhe me reklamat native. Ajo që mbase mund të mos keni dëgjuar shpesh është shkrirja e të dy koncepteve të lartpërmendura, në interesin e brand-it. E thënë ndryshe – një story nativ!

Por, për çfarë saktësisht bëhet fjalë?

Sipas një studimi të 99 Firms, përdorimi i stories në rrjetet sociale është rritur me 300% në 3 vitet e fundit, me plot 500 milionë përdorues aktiv në ditë. “Native Stories” janë një format vertikal fotosh dhe videosh, që nxisin konsumatorët të jenë aktivë, të kenë interes dhe t’i ndjekin vazhdimisht.

Dallimi nga story-t e tjera në rrjetet sociale, është se një story nativ ka një funksionalitet unik, i cili i kërkon një përdoruesi të klikojë një reklamë native, në mënyrë që të angazhohet me përmbajtjen.

Për shkak të këtij funksionaliteti unik, përdoruesit zgjedhin në mënyrë aktive të përfshihen me kontentin e brand-it, duke u angazhuar kështu edhe me kontentin e platformave sociale, në mënyrë pasive.

Si funksionojnë Native Stories?

  • Përdoruesit angazhohen në mënyrë direkte me reklamat native, në po të njejtin “ambient” të faqes së botuesit
  • Pas klikimit, story hapet plotësisht, duke lejuar edhe vëzhgimin e kontentit të brand-it
  • Çdo frame i një story është 6 sekonda për imazhet, ndërsa kohëzgjatje e plotë për videot. Përdoruesit qendrojnë 12 deri në 20 sekonda të angazhuar në Native Stories.
  • Trafiku i qendrueshëm i CTA-së e orienton audiencën drejt URL-së së dizajnuar të reklamuesit.

Sipas një studimi, 92% e konsumatorëve dëshirojnë që reklamat t’ju serviren në formën e një story të zakonshëm.

Cili është impakti te brand-et?

Native stories ofrojnë një tjetër natyrë të eksperiencës native për industritë që kërkojnë një prezantim më vizual. Për shembull, marketierët që punojnë për një kompani udhëtimesh, apo entertainment, përfitojnë 100% nga eksperienca e kontentit vizual, për promovimin e produktit të tyre.

Jo vetëm që natyra e formatit e ndihmon shumë reklamimin e brand-it, por është edhe tejet i thjeshtë. Asetet e videove dhe fotove në rrjetet sociale mund të ekzekutohen në story native, duke krijuar angazhime të larta e të pasura me detaje mbi produktet dhe shërbimet, pa kërkuar kohë për të krijuar një aset nga e para.

Nga ana tjetër, marketierët mund të përdorin native stories për të rifreskuar kontentin për audiencat e reja që  janë mësuar me eksperienca të ngjashme në platformat sociale, duke dërguar video vertikale, në një kohë që 94% e përdoruesve konsumojnë kontent vertikalisht.

Native Stories janë të përshkallëzuara në qindra botues dhe news feed-et e tyre, me kontentin e brand-it që shpërndahet në ambientet editoriale. Ky lloj formati i reklamave native promovon nivel më të lartë angazhimi nga ana e audiencave. 

Adaptuar nga Nativo.com

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!