Marketingu nëpërmjet influencer-ave! 5 këshilla për të rritur biznesin tuaj

Për bizneset e vogla dhe të mesme, përdorimi i influencer-ave në rrjetet sociale është edne një fushë e re e marketingut, e cila ka nevojë për eksplorim. Brand-et e vogla madje, as që i përdorin influencer-at në avantazhin e tyre, pasi besojnë se janë ose shumë të kushtueshëm, ose inefiçent. Të dyja këto janë larg së vërtetës, pasi marketingu i influencer-ave është duke u rritur në mënyrë masive dhe studimet tregojnë se trendi është në rritje dhe do të vazhdojë kështu edhe për vitet e ardhshme.

Duke u njohur tanimë me këtë trend, si mund ta kthejmë atë në favorin tonë, për të “fituar” në treg, nëpërmjet përdorimit të marketingut të influencer-ave? Më poshtë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni apo përmirësoni programin tuaj aktual të marketingut të influencer-ave, për të rritur biznesin tuaj.

Gjithçka “sillet” rreth marrëdhënieve!

E para në listë! Disa influencer do të përdorin statusin influencer me qëllim parësor bërjen e parave. Çdo biznes që i angazhon për të promovuar brand-et e tyre është një tjetër derdhje bankare për ta, apo para në dorë, ose avantazh shërbimesh dhe produktesh falas; pak rëndësi ka. Edhe pse këto “shkëmbime” mund të jenë të vlefshme për biznesin tuaj,nuk janë ideale. Sidomos për bizneset e vogla, marrëdhëniet janë shumë më të rëndësishme sesa loja “paguaj për ta pasur”.

Me këtë duam të themi, se nëse e trajtoni një influencer mirë, ata do të bëjnë të njejtën gjë. Jepini atyre diçka që ata duan dhe me gjasa ata do të vazhdojnë përdorimin e produktit tuaj dhe të flasin për të. Nëse ndërtimi i këtyre marrëdhënieve bëhet në mënyrën e duhur, atëherë këto dhurata që ju do t’i bëni influencer-ave, nuk do të ndalojnë së shpërblyeri biznesin tuaj. Rezultati do të jetë ROI më i mirë që mund të keni pasur!

Konkluzioni: Një transaksion i një here nuk është çelësi për marketingun e influencer-ave. Bashkëpunimet afatgjata po!

Përdorni influencer-at për të rritur ekspozimin tuaj

Në disa mënyra, objektivi kryesor i kompanive është të rrisin ekspozimin e tyre në sytë e klientëve potencialë. Kjo për shkak se sa më i madh të jetë ekspozimi juaj, aq më e thjeshtë është shitja e pordukteve dhe shërbimeve. Kush do të blejë një produkt për të cilin nuk ka dëgjuar më përpara? Tani, më shumë se kurrë, ekspozimi në mediat sociale është pjesë e marketingut. Edhe bizneset e vogla mund të përfitojnë nga të qënurit të njohur në zonën ku ato operojnë. Mbase mediat sociale nuk ja tejkalojnë fjalëve që bindin ballë për ballë, por kanë marrë një rol të ngjashëm.

Për fat të keq, ekspozimi në mediat sociale për fitimet me reklamat me pagesë është më i vështirë se asnjëherë. Bllokuesit e reklamave kanë zvogëluar rëndësinë e kërkimeve të sponsorizuara dhe reklamave brenda artikujve apo videove. Në përgjithësi, mënyra më e mirë për të kundërshtuar këto vështirësi është duke përfituar nga elementi njerëzor. Reklamat mund të akordohen, por njerëzit jo. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet marketingut të influencer-ave, një element tjetër që futet në lojë është edhe vetë personaliteti i influencer-ave, çka e bën më interesant reklamimin e brand-it dhe produkteve tuaja.

Konkluzioni: Nxisni influencer-at për të komunikuar dhe për të përshpejtuar ekspozimin e brand-it tuaj në komunitetin e mediave sociale.

Influencerat “Niche”? Edhe ata janë të rëndësishëm!

Influencer-at “Niche” janë influencues unikë, ata që promovojnë në audienca në dukje të vogla, por specifike. Influencer-at Niche etiketohen më shumë si mikro-influencer apo si nano-influencer dhe përfaqësojnë disa nga tendencat më të njohura të trendeve të marketingut.

Për shembull, një influencer mund të jetë pronari i një dyqani të zonës suaj me punime artizanale. Njerëzit njekin blogun e dyqanit për të gjetur ide artizanale. Nëse jeni duke shitur të njejtat lloje të materialeve artizanale që dyqani po përdor, me gjasa do të “fitoni” një postim. Dhe këtë postim, mund ta shohin klientë potencialë të produkteve tuaj.

Konkluzioni: Influenca në mediat sociale nuk funksionon vetëm në bazë të madhësisë së komunitetit. Funksionon me anë të “rënies në sy” të atyre që ju intereson t’i bëni për vete, prandja me pak rëndësi është sa “niche” është influencuesi.

Audienca juaj është çelësi i suksesit

Pavarësisht se sa mirë bashkëpunoni me influencer-at, nuk duhet të harroni se marketingu në mediat sociale ka të bëjë me audiencat. Me aq shumë kontent që gjendet në rrjetet sociale, njerëzit po “zihen” për audiencë personale. Të gjithë po përpiqen të shesin “mendjet” e tyre, brand-in, ide, historitë, etj. Ndonjëherë me postime në blog, apo story në Instagram. Megjithatë, pavarësisht sa mirë vendosen reklamat, pa një “prekje njerëzore”, do të mbetet thjesht një tjetër reklamë.

Marketingu i kontentit është veçanërisht për njerëzit që lexojnë kontentin e influencer-ave. Ata pëlqejnë të ndihen të informuar apo të ndihmuar, e jo të shitur. Kur punoni me influencues, mbani mend se ata e njohin audiencën shumë më mirë se ju dhe ata po joshin audiencën tuaj, në vend që ta bëni ju. Për këtë arsyje është e rëndësishme të bashkëpunoni me influencera dhe t’i merrni ata seriozisht.

Konkluzioni: Mësoni nga influencer-at si të lidheni në mënyrë më të mirë me komunitetin që dëshironi .

Mos u mbështesni vetëm te palët e treta

Sidomos për bizneset e vogla, marketingu i influencerave është shumë më efektiv kur influencerat njihen më mirë me kompaninë tuaj, duke përfshirë këtu lidershipin. Në veçanëri, merreni në konsideratë një intervistë për çështjet që atyre mund t’ju interesojnë. Ndërkohë që agjencitë janë shumë të mira për t’ju ndihmuar të identifikoni influencer-at dhe për të përgatitur strategjinë e marketingut, nëse jeni një kompani veshjesh, “butik”, atëherë vlerat tuaja lidhenshumë me personalitetin që keni. Një tjetër arsyje pse klientët do t’ju zgjedhin është se jata nuk janë një numër më shumë në rritje, por njerëz të vërtetë. Kapitalizojeni duke u shfaqur si një njeri i vërtetë dhe jo si një person pa fytyrë që fshihet pas agjencisë. Influencer-at janë shumë të mirë në bërjen e kësaj, kështu që ata bëhen vetë pjesë e ekipit tuaj të marketingut. Në fakt, një nga benefitet më të mëdha të marketingut të influencer-ave është se të ndihmojnë të tërheqësh një grup të caktuar klientësh.

Konkluzioni: Mësojeni ekipin tuaj me idenë se duhet të jenë të hapur për të bashkëpunuar me influencer-at.

Adaptuar nga Customerthink.com

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!