Keni një uebsajt, por ju mungon aplikacioni për celularë? Hapat e parë që duhet të ndiqni!

Nëse jeni duke i mbajtur shpresat vetëm te uebsajt-i juaj statik në internet, atëherë jeni duke humbur miliona përdorues çdo muaj, të aplikacionit celular. Sipas Pew Research Center, përdorimi i smartphone-ave dhe tablet-ave është trefishuar në 5 vitet e fundit. Ndërkohë, ne shpenzojmë pothuajse të gjithë kohën tonë të lirë, “të lidhur” pas celularëve, preferojmë të lexojmë artikujt tonë të preferuar, shohim filma, si dhe të blejmë produktet tona të preferuara. Web Design City ka analizuar miliona faqe dhe mënyrën se si interaktiviteti i njerëzve është gjatë përdorimit të celularëve. Gjëja më e mirë që mund të bëni për të rritur shikueshmërinë tuaj online është të krijoni kontent të optimizuar edhe për versionin e shikueshmërisë në celular. Kjo jo vetëm që do të rrisë numrin e vizitorëve në sajt-in tuaj, por gjithashtu do të forcojë rezultatet e optimizimit të motorrit të kërkimit (SEO).

Më poshtë disa nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dini për t’ja nisur:

Krijo një hapësirë për komunikimin me mesazhe

Si shumë kompani, uebsajti juaj bazohet në kontentin që publikoni dhe mënyrën se si përpiqeni të komunikoni me audiencën nëpërmjet këtyre përmbajtjeve. Kontenti që tërheq vëmendjen në uebsajtin tuaj duhet lexuar gjithashtu. Krijimi i një ambienti për lexuesit, i cili nuk e përgatit sajtin për aparatin celular, është sikurse të shkruani me gabime. Artikujt tuaj duhet të përshtaten për shikuesit e smartphone-ve dhe tablet-ëve, ndaj së pari krijoni një hapësirë për komunikimin me mesazhe. Përgatiteni sajt-in tuaj gradualisht për celularin.

Krijoni një hapësirë navigimi të qartë dhe familjare

Hapi i parë në krijimin e një hapësire leximi për celular është bërja e sajt-it sa më të thjeshtë për lexuesit në ekrane të vogla. Lexuesit tuaj duhet ta gjejnë komod kalimin nga një faqe në një tjetër. Dizajni i faqes suaj nuk është aq i rëndësishëm sa metoda e përdorur për navigimin në të. Do të ishte mirë sikur të krijonit një urë lidhëse nga platforma e uebsajt-it tuaj. Për shembull, Facebook ka opsionin e butonit Like, i cili funksionon edhe për platformën celular, sikurse funksionon nga mouse-i i një kompjuteri. Ndërkohë që është e rëndësishme të përfshini butona të mëdhenj që audienca t’i kuptojë dhe të jetë komode me to, shmangni komandat e tepërta dhe të panevojshme, të cilat audienca juaj nuk i kupton, apo nuk janë në platformën tuaj të uebsajt-it.

Përfshini mjetet bazike për lexuesit tuaj

Mendoni për navigimin e ndjekësve tuaj në celular njësoj sikurse për navigimin e tyre në desktop: kontrolli i vazhdueshëm i artikujve, kalimi nga një postim në tjetrin, hapja e videove në çdo moment të dëshiruar, navigimi me kufje në vesh. Krijoni funksione si të videove, butona “call-to-action”, si dhe një gjuhë të thjeshtë për ta bërë më intuitive për lexuesit lëvizjen nga leximi në muzikë apo në video.

Krijoni ekrane shumë funksionale

Ndërkohë që shumë lexues mblidhen në celularët e tyre, përpos kësaj ju pëlqen të kryejnë një lexim të përzier – mes artikullit, kthimit të përgjigjeve në mesazhe, apo kontrollit në social media. Pra, audiencat nuk janë gjithmonë totalisht të përqëndruar në një ekran njëherazi. Kjo bën që të lindë nevoja për krijimin e një ekrani multifunksional. Për shembull, kur lexuesi juaj ju ndjek nga desktop-i, ata përdorin një version të kontentit që punon nga desktopi i tyre. I njëjti opsion duhet të jetë edhe për celularin. Shumë botues kanë integruar linqe për të lexuar dhe për të parë bloger-ët e tyre të preferuar në smartphone-t e tyre. Jo vetëm që kjo e bën një kontent më zbavitës për t’u lexuar, por kjo i jep audiencës edhe një përvojë unike që e lidh me strategjinë e medias suaj.

Optimizioni linqe dhe tekste për përdoruesit celularë

Struktura e linqeve është thelbësore në përdorimin e celularëve. Sigurohuni që fotoja dhe titulli i artikullit tuaj të bëjë sens për platformën celular. Është gjithashtu e rëndësishme përdorja e fjalëve kyçe në mes të artikullit. Shumica e lexuesve do të dëshirojë të klikojë në një link për të mësuar më shumë. Kjo do e bëjë artikullin tuaj më të shikueshëm dhe do t’ju ndihmojë të ndikoni në optimizimin e motorrëve të kërkimit tuaj (SEO). Në një moment të mëvonshëm, ata duhet të shohin fraza specifike nga strategjia juaj SEO dhe jo vetëm një bllok teksti. Sigurohuni që titujt të jenë të përshtatur, të përdorshëm dhe të qartë për versionin celular.

Është e rëndësishme të siguroheni që audienca juaj ka mundësinë të shohë dhe të angazhohet me kontentin tuaj nëpërmjet platformës celular. Është po ashtu e rëndësishme të siguroheni që artikujt tuaj janë të lexueshëm dhe të optimizuar edhe për ekranet e vogla të celularëve. Sa më shumë njerëz të jenë të ekspozuar ndaj kontentit tuaj, aq më shumë trafiku i gjeneruar do të rritet dhe aq më rankim të mirë të SEO-s do të keni!