Jeni një kompani e vogël që dëshironi të rriteni? 8 këshillat e marketingut B2C të kontentit që duhet të ndiqni.

Kur kompanitë kërkojnë të rriten, pjesa më e madhe e tyre mbështeten te marketingu i kontentit. Mirëpo, meqenëse të gjitha kompanitë “e zgjuara” përdorin marketingun e kontentit, atëherë për to bëhet më e vështirë të diferencohen nga pjesa tjetër. Kjo do të thotë se kompanitë e vogla duhet të shtojnë përpjekjet nëse kërkojnë të fitojnë më shumë konsumatorë dhe sigurisht, konsumatorë besnikë. Në këtë artikull ne do t’ju japim 8 këshilla për marketingun e kontentit B2C, për të gjitha ato biznese të vogla që dëshirojnë të përmirësojnë strategjitë e tyre të marketingut dhe të fitojnë më shumë konsumatorë.

  1. Bëhuni vizual

Përdorimi i imazheve në median dixhitale ka një fuqi të jashtëzakonshme për të nxjerrë në pah përmbajtjet tuaja. Marketingu i përmbajtjeve vizuale po rritet  vrullshëm, por kjo duket se nuk është më surprizë. Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve, kur janë duke lundruar nëpër rrjetet e tyre sociale për të parë postimet më të fundit, në momentin që kanë përpara sysh përmbajtje vetëm tekst janë të predispozuar të mos jenë dhe aq të vëmendshëm. E kundërta ndodh kur teksti shoqërohet me figurë; njerëzit e kanë të pamundur t’i shpëtojnë vëmendjes që tërheq imazhi. Shtoni ilustrime, imazhe, fotografi të ndryshme apo GIF, kurdo që të jetë e mundur në artikujt tuaj dhe postimet e mediave sociale. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është infografika, e cila krijon interaktivitet vizual dhe shërben për postimet që guidojnë ndjekësin për një sjellje të caktuar.

Shembull postimesh infografike

Por, mbani mend se nevoja për imazhe nuk do të thotë të mos postoni imazhe cilësore, pasi atëherë kur fotot, ilustrimet janë të një cilësie të lartë, atëherë edhe besueshmëria te ju është po ashtu e lartë.

2. Krijoni një blog

Një biznes i vogël që përpiqet të krijojë përmbajtje të çfarëdolloji duhet të ketë patjetër një blog të tijin. Përpos website-it të kompanisë, blogu është një formë e shkëlqyer për të ndërtuar profilin e kompanisë. Blogu mund të ketë përmbajtje lidhur me kompaninë, produktet tuaja, industrinë e lajmeve, ashtu sikurse intervista apo guida “si të…?” Duke pasur një blog, nuk do të jetë e nevojshme të bazoheni te mediat sociale, si dritarja e parë e marketingut të kontentit online, pasi blogu mund të jetë zëri i kompanisë suaj nëpërmjet informacionit që ndan për konsumatorët. Nëse jeni një biznes i vogël dhe nuk keni një blog për kompaninë tuaj, atëherë ky duhet të jetë hapi më i parë i radhës.

4. Krijoni konkurse në Mediat Sociale

Njerëzit i adhurojnë garat. Pjesë e strategjisë suaj për marketingun e kontentit duhet të jetë krijimi i garave të përshtatura për rrjetet tuaja sociale. Një arsye për të bërë kompeticione është dhe për të rritur database-in e email-eve, për të ritargetuar përdoruesit dhe për të rritur njohjen në botën online. Përveç të tjerash, këto konkurse nuk kanë nevojë për shumë hollësira, xhirime, komentime apo shpërndarje; janë të thjeshta, tërheqëse dhe të suksesshme. Në fakt, sa më thjeshtë aq më mirë.  Në instagram, këto lloj konkursesh njihen si “giveaway” dhe po përhapen çdo ditë e më shumë, pasi janë një formulë e suksesshme për të çuar përpara biznesin tuaj.

5. Gjeneroni përmbajtje të krijuar nga përdoruesi

Përmbajtjet e krijuara nga përdoruesi  janë një formë e shkëlqyer për të stimuluar klientët të lidhen edhe më tepër me kompaninë tuaj, ndërkohë që edhe diversifikojnë llojin e përmbajtjes që promovoni në platformën tuaj. Krijoni një hashtag të posaçëm për fushatën tuaj dhe sigurohuni që njerëzit mund ta përdorin për të ndarë përmbajtjet e tyre. Hashtagu duhet të jetë unik dhe të lidhet në njëfarë mënyre me kompaninë tuaj. Shmangni hashtag-et e gjata dhe të komplikuara, pasi kjo mund të çojë në gabime drejtshkrimore, të cilat e bëjnë më të vështirë ndjekjen e hashtag-ut. Zgjidhni postimet më të mira për të publikuar në profilin tuaj. Ruajtja e cilësisë është thelbësore. Përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit tuaj mund t’i japin një nxitje masive kompanisë suaj, duke rritur edhe interaktivitetin mes vetë ndjekësve tuaj, por duke kthyer edhe shumë prej tyre në klientë tuaj.

6. Personalizojeni

Çfarë do të thotë kjo? Shpesh kompanitë e mëdha perceptohen si jopersonale. Është e vështirë për brand-et e mëdha të bëjnë audiencën të ndihet e veçantë dhe jo si një numër më shumë. Pikërisht për këtë arsye, kompanitë e vogla përfitojnë në këtë fushë. Për bizneset e vogla është më e thjeshtë të krijojnë një klimë që përfshin “intimitet”, pasi nuk ka edhe “aq shumë” persona sa për t’u ndjerë gjithsecili si një numër tjetër i zakonshëm. Rriteni reputacionin e kompanisë suaj duke u angazhuar çdo ditë me ndjekësit dhe duke ju përgjigjur nevojave të tyre specifike. Në email-et që dërgoni, sigurohuni që të përfshini urime të personalizuara dhe të ritargetoni klientët sipas blerjeve dhe sjelljeve tyre paraprake.

7. Programet e besnikërisë

Ndërsa është shumë e rëndësishme të fitoni klientë të rinj, fokusi juaj duhet të vazhdojë të jetë rifitimi i klientëve që kanë blerë më parë te ju. Një formë është krijimi i programit të besnikërisë, i cili ofron ulje, oferta, shorte, për klientët e përsëritur. Kjo do t’i angazhojë ndjekësit tuaj të bëhen konsumatorë të rregullt, të forcojnë imazhin për kompaninë tuaj, dhe të ndihen “të përkedhelur”.

8. Marketingu i Influencerave

Influencerat kanë një impakt të madh në rrjetet sociale dhe në kontentin e marketingut kudo në botë. Nëse po kërkoni të rrisni kompaninë tuaj, atëherë kërkoni medoemos për një partner influencer. Arsyeja pse influencerat po vazhdojnë të jenë kaq popullor është se ndihmojnë në rritjen masive të ndjekësve të kompanisë suaj dhe në krijimin e reputacionit të brand-it. Ekzaminoni influencerat  kryesorë  në industrinë tuaj dhe filloni me “ofertat” më të leverdishme.  Mos harroni se influencerat nuk bëjnë asgjë falas, pasi do të investojnë kohë dhe energji. Në këtë rast, shikoni për negocimin më të mirë, ku të dyja palët të dalin të fituara. Kjo mund të përfshijë kontentin e sponsorizuar,  menaxhimin e mediave sociale, postime të rregullta blogu apo vlogu. Bëni një kalendar ku të përllogarisni se kur do të publikoni postimet e bëra nga influenceri juaj. Pavarësisht se ata ndihmojnë që të rrisni audiencën e kompanisë suaj, për të funksionuar me sukses duhet një plan i detajuar.

9. Video- Marketingu

Videot janë e ardhmja e marketingut të kontentit dhe pavarësisht që të bërit video mund të jetë e vështirë, duhet të jetë patjetër në listën e gjërave që kompanitë e vogla duhet të bëjnë.  Ka forma nga më të ndryshmet për të kapitalizuar në marketing një video. Platformat e mediave sociale si Instagram, Snapchat Stories, etj, u japin markave mundësinë për të shkëmbyer video autentike dhe video promovuese. Edhe vloget po ashtu janë shumë të popullarizuara, por kanë tendencën të kërkojnë përmbajtje me cilësi më të lartë se në mediat sociale. Për kompanitë e vogla, rrjetet sociale janë ideale për t’u rritur, pasi edhe cilësia e përmbajtjeve, si në story-t përshembull, nuk kërkon profesionalizëm të lartë.

Marketingu B2C i kontentit është një fushë emocionuese, por njëkohësisht edhe shumë sfiduese. Por, kur zbatohet në formën e duhur mundet jo vetëm t’ju rrisë konsumatorët, por  edhe t’i  kthejë ata  në konsumatorë besnikë. Një përmbledhje e gjërave kryesore:

  • Kompanitë e vogla duhet të përdorin përmbajte vizuale për të bërë postimet e tyre më interesante
  • Një blog është një domosdoshmëri. Ju bën më të “gjindshëm” në Google dhe më të lehtë për t’u gjetur nga konsumatorët
  • Njerëzit i adhurojnë kompeticionet, ndaj kompanitë e vogla duhet të organizojnë konkurse në platformat e tyre online, për të pasur interaktivitet, për të mbledhur të dhëna dhe për të rritur audiencën
  • Sigurohuni të bëni ndjekësit të ndihen të veçantë, duke dërguar mesazhe dhe thirrje personale, duke nxitur besnikërinë, ashtu sikurse e nxisin edhe programet e besnikërisë
  • Bashkëpunimi me influencerat duhet të jetë një nga strategjitë e marketingut të kompanive të vogla; sigurohuni që keni përzgjedhur të duhurin/ën

Nëse ndiqni këto këshilla, atëherë do të jeni në rrugën e duhur për krijimin e strategjive të duhura të marketingut, që do të sjellin rezultate pozitive.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!