Ja 5 reklamat native që klikohen më shumë për Shën Valentin

Reklamuesit e dinë se sa e rëndësishme është të përfitosh nga kalendari i festave dhe Shën Valentini, nuk është përjashtim. Por, ndërkohë që bëhemi gati për ditën “e madhe”, ja vlen të ndalojmë për të bërë një analizë të përmbajtjeve që kanë më shumë sukses për Shën Valentin, si dhe kontentin me të cilin audienca ushqehet më shumë në 14 shkurt. Reklamat native janë një nga format më të suksesshme të reklamimit që i dërgojnë përmbajtjet përpara “syve” dhe “veshëve” të përdoruesve, e që gjenerojnë trafik nga këto përmbajtje, megjithatë, mund të mos jeni në dijeni të kontentit që sjell më shumë klikime.

Nga studimet e më shumë se 3.000 uebsajt-eve “entertainment” dhe “lifestyle”, të përhapura në një rrjet me miliona vizitues unikë, ne kemi zbuluar disa metoda të cilat do t’ju mësojnë të keni përparësi kundrejt gamës së gjerë të reklamave native për ditën e Shën Valentinit dhe si të diferencoheni! Kemi listuar tematikat kryesore për 14 shkurtin nga 1 te 10, sipas shkallës së klikimeve që marrin. Kjo renditje bazuar në numrin e vizitorëve, klikimeve dhe të dhëna të tjera.

  1. Trajtimet e veçanta”, kategoria e ushqimit

Recetat, fotografitë me cilësi të mirë, idetë e veçanta për të nxitur romancën mes të dashuruarve. Kategoria e ushqimit është e para në listën e kontenteve që më së shumti audiencën të klikojë mbi përmbajtjen e krijuar nga ju, duke qenë tematika që mban numrin më të lartë të klikimeve. Nga 5 pikët e plota sipas parametrit tonë matës, mban 5 pikë të plota.

2. Idetë dekorative për Shën Valentin, kategoria e dhuratave

Vizitorët janë në kërkim të kontenteve që i ndihmojnë të kenë një Shën Valentin special. Çfarë më mirë se sa të krijojnë një gjë nga “hiçi”, apo të gjejnë dhuratën ideale për njëriun e tyre të zemrës? Edhe pse jo në të njëjtën shkallë me kategorinë e trajtimit/ushqimit, kategoria e ideve/dhuratave është në renditjen e dytë, për nga klikimet më të larta dhe merr 4.7 pikë nga 5.

3. Make-up, rroba dhe flokë të bukur

Nga 5 pikë, reklamat native të kësaj natyre marrin 2.4 pikë, por gjithsesi të rëndësishme për një mënyrë të caktuar të festimit të Shën Valentinit. Le të mos harrojmë se të dukurit bukur nuk del asnjëherë nga moda, por mbani mend se sygjerimet që jepni, duhet të jenë të përshtatura me trendet më të fundit.

4. Këshillat “e nxehta”

Pas kategorisë make-up, rroba dhe flokë, këshillat “e nxehta” renditen fill pas, me 2.3 pikë nga 5. Gjatë navigimit në internet, vizitorët po gjurmojnë edhe për hmm.. si ta themi? Këshilla pikante për të kaluar një natë të paharrueshme! Nuk duhet të jetë surprizë se arti i dashurisë është një nga më të kërkuarit apo jo, sidomos në një studim ku në vend të parë për klikueshmëri rezultojnë reklamat native për ushqimet.

5. Ide për takime të para në ditën e Shën Valentinit

E renditur në fund të listës sonë, por që në fakt një nga 5 temat që “shesin” më shumë për 14 shkurtin është ajo e takimeve të para për Shën Valentin dhe ide se si mund të kalohen. Kjo ditë në fakt i mbledh të gjithë ata që e kanë një dashuri të ngrejnë një dolli, por zgjon dëshirën për t’u dashuruar edhe te ata që mbase gjatë vitin ndihen mirë me të qënurit single. Pra, me pak fjalë, te reklamat native ka vend për të gjithë dhe kjo është diçka pozitive. Edhe pse një pjesë mund ta kenë idenë e tyre për takimin e parë perfekt, në mes të miliona vizitorëve unikë ka hapësira boshe pafund për sygjerime se si një takim i parë mbresëlënës mund të jetë. Kjo kategori, në studimin tonë ka marrë 1.1 pikë nga 5 pikët e mundshme.

Nga kjo listë e përshkruar nga blogu jonë, ka një seri elementësh interesant për t’u shënuar në bllokun tuaj përgatitor të Shën Valentinit. Por, le të mos harrojmë se si për çdo gjë tjetër që marketierët shkruajnë apo përgatisin, nuk është e rëndësishme vetëm përzgjedhja e gjësë së duhur në momentin e duhur, por cilësia e kontentit që fiton zemrat e vizitorëve dhe i kthen në audiencë…

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!