Facebook Boosting dhe Facebook Ads- Çfarë kanë të përbashkët dhe cilat janë dallimet?

Ku do të ishim vallë pa të gjitha opsionet që Facebook ofron? Në këtë artikull kemi vendosur të flasim për diferencën mes Facebook Ads dhe Facebook Boosting. Nëse keni një biznes në Facebook, atëherë është e sigurt që ju është propozuar më shumë se një herë nga vetë platforma e Facebook, të bëni boost një apo më shumë artikuj. Mbase e keni provuar…Por, a e dini se ekziston një botë komplet më vete për pronarët e bizneseve, e quajtur “Menaxheri i Bizneseve në Facebook”? Kjo botë është ajo në të cilën jetojnë Facebook Ads. Le të zbulojmë qëllimin e të dyjave.

Kur duhet t’i bëni boost një postimi?

“Boosting” i një postimi është mënyra më e thjeshtë për t’u reklamuar në Facebook. Sigurisht që Facebook e bën të thjeshtë butonin e boost-it, i cili është vetëm një “click” larg. Sidoqoftë, postimet e bëra boost, nuk i kanë të gjitha personalizimet e njejta, ose veçoritë e synuara, në dispozicion të një marketieri, nuk përngjasojnë në mes tyre. Kur të bëni boost një postim, ju po përcaktoni tre gjëra.

  • Kë po targeton si synim, moshën dhe gjininë
  • Buxhetin tuaj
  • Kohën për të cilën do të zgjasë boost-i i postimit tuaj

Do t’ju duhet t’i jepni boost postimeve tuaja nëse po përpiqeni të rrisni popullaritetin e brand-it  nëpërmjet Page-it që keni, apo pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve.  Boosting mund të jetë hapi i parë i fushatës suaj, për të rritur reach-et e audiencës që keni.

Sidoqoftë, Facebook Ads ju japin shumë më tepër opsione për të ngushtuar objektivin tuaj dhe për të përcaktuar se çfarë po përpiqeni të arrini.

Kur duhet të përdorni Facebook Ads?

Në këtë rast ja vlen të përcaktoni qartë, çfarë po përpiqeni të arrini? Kjo pyetje ju shfaqet përpara syve kur ju vizitoni www.business.facebook për të krijuar një Facebook Ad. Cili është objektivi i marketingut tuaj? Po kërkoni të rrisni audiencën, të merreni në konsideratë, apo të keni interaktivitet? Nëse mendoni se keni një sasi të konsiderueshme audience, ndoshta do t’ju pëlqente që produktet tuaja të merreshin edhe më shumë në konsideratë nëpërmjet shikueshmërisë së videove, dhënies së adresave të email-eve, apo angazhimeve në Facebook Page-in tuaj. Ky objektiv ju lejon të vazhdoni të ndërtoni besimin me audiencën tuaj. Më pas, pasi të keni krijuar një themel të mirë, mund të caktoni një tjetër objektiv; në konvertimin e objektivit tuaj në ngjarje, në blerjen e një produkti tuajin, apo në vizitimin e dyqanit/kompanisë suaj.

Facebook Ads ju rrit mundësinë për të ndërtuar një marrëdhënie me audiencën tuaj aktuale dhe atë potenciale, duke ju dhënë tool-et e duhura për të arritur objektivat e biznesit tuaj. Përveç këtyre opsioneve, ekziston një bollëk zgjedhjesh të tjera.

  • Zgjidh ku do të vendosni ads tuaja: Doni që të shfaqen në anësore të News Feed-eve te Facebook, si ads në Messenger,  story në Instagram, instant articles (artikull i menjëhershëm) apo si audience network (rrjeti i audiencës) ?
  • Bëhuni kretiv për kontrollin e ads: Dizajnoni ads që përdorin “carousel ads”, përcaktoni thirrjen tuaj për ndërveprim dhe formatin e dëshiruar
  • Read-Set-Target! Përdorni audiencë të ngjashme, duke bërë ritargetime, përcaktoni si duket demografia juaj në “Menaxherin e Facebook Ads”.

T’i bëni boost postimit tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar nëse jeni një marketier i ri. Përdorimi i Facebook Ads të shtyn të arrish më shumë qëllimet e tua, si dhe në mënyrë më eficente. Megjithatë, e dimë se drejtuesit e kompanive duhet të jenë në shumë vende në të njejtën kohë. Nëse marketingu i biznesit tuaj po ju mbingarkon, lërjani procesin Loud Canvas, që ta mbajë peshën e marketingut mbi supe për ju.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!