Detajet bëjnë diferencën! Si të reklamoni një aplikacion?

Vit i ri, risi të reja! Ka ardhur koha të mendoni për forma edhe më inovative, për të promovuar aplikacionet për celular. Reklamat për aparatët celularë, sidomos kur bëhet fjalë për aplikacione, fusha është një “lojë” në zhvillim. Me pak rëndësi është nëse jeni një agjenci e mirëfilltë që merret me marketingun e përshtatur për produkte që shkarkohen në telefon, apo një sipërmarrës i ri që po tenton që “shpikja” e tij të shkarkohet nga sa më shumë persona. Këto tendenca janë një “must” në objektivat e 2020-ës:

  1. Si e shfrytëzojnë internetin konsumatorët tuaj

Nuk ka nevojë të thuhet se analitika luan një rol kyç në marketingun për aparatë celular.  Por, duke qenë se telefonat janë individualë, mbetet e vështirë për të kuptuar sjelljen e audiencës dhe veprimet e saj në kanale të ndryshme. Kjo është sfida e 2020-ës! Sa më individë të posedojnë një smartphone, aq më shumë lind nevoja pëe të pasur një pasqyrë të lundrimit të tyre në internet. Për fat të mirë, ka kompani si Dega dhe AppsFlyer, të cilat janë në gjendje të lokalizojnë çdo lëvizje të përdoruesit të smarphone-it, pavarësisht sistemit operativ, llojit të aparatit celular, apo platformës. Kjo do të jetë  një ndihmesë e madhe, pasi do t’ju ndihmojë të disi çfarë mesazh duhet të përcillni në reklama dhe si t’i jepni ato.

2.Reklamat e aplikaconeve krijohen në forma të ndryshme

90% e kohës së kaluar në telefon kanalizohet në aplikacione, e jo në “mobile browser”. Pra, një përdorues i një smartphone-i, nëse do të lundrojë në video në YouTube, do ta bëjë këtë pasi të ketë shkarkuar aplikacionin, e jo duke kërkuar vazhdimisht në mobile browser. Prandaj 2020-ta do të sjellë padyshim investime të reja, në marketingun e aplikacioneve. Duke e ditur këtë, reklamuesit tentojnë të përqëndrojnë reklamat e tyre për smartphone, brenda aplikacioneve. Një nga format më të suksesshme ka rezultuar interstitial ad.

Kjo formë njihet ndryshe si reklama që mbulon të gjithë ekranin e celularit gjatë kohës që aplikacioni është në përdorim. Përgjithësisht, këto reklama janë më të kushtueshme, por, nëpërmjet tyre arrini të mërrni 18 herë më shumë klikime, nga banner-at e zakonshëm.

3.Instalimet fallco.

Mashtrimet kanë qenë, janë, e do të vazhdojnë të mbeten sfidë për reklamat në smartphone. Megjithatë, sektori i reklamave të aplikacioneve është në sofistikim e sipër, rrjedhimisht, dozat e mashtrimeve janë në zbutje, por kjo nuk i zhduk ato. Çfarë përfshihet?

  • Gjenerimi i trafikut nëpërmjet profileve fallco, të krijuara për të krijuar idenë e një numri të lartë instalimesh
  • Pretendimi i interaktivitetit të përdoruesve (nga adresat fallco) për të bërë një figurë të mirë përpara reklamuesit
  • Mashtrimi me numrin e reklamave; reklamuesit paguajnë për shfaqje të shumëfishtë të reklamës, e cila rezulton si e shfaqur, por në fakt, përpara përdoruesit rezulton vetëm një herë.

4.Familjarizohuni me “App Store”

Duke punuar me aplikacionin tuaj dhe duke qëndruar në pritje të njerëzve që do ju “zbulojnë” nuk është e mjaftueshme. Përdoruesit e smartphone-ve po kalojnë kohë në App Store më shumë se në vitet paraardhëse. Optimizimi i App Store (ASO) duhet të kryesojë listën e prioriteve tuaja. Formulimi i një plani të suksesshëm ASO mund të duket pak i bezdisshëm në fillim, veçanërisht për fillestarët, por përqëndrimi  në pikat e mëposhtme do t’ju ndihmojë të keni suksesi:

  • Në App Store, aplikacioni juaj duhet të jetë i kuruar; që nga përshkrimi i tij, video, ekrani dhe patjetër, imazhi kryesor
  • Bëjeni aplikacionin tuaj të dukshëm; shpenzoni kohë për të kuptuar jo vetëm si po ecën app-i juaj, por edhe ai i konkurrentëve
  • Kujdes me revieë-të! Gjeneroni sa më shumë komente pozitive, duke i orientuar përdoruesit e kënaqur drejt komenteve mbi aplikacionin
  • Testojeni vazhdimisht aplikacionin tuaj. Nuk mjafton ta krijoni e ta lini në harresë. A është lehtësisht e memorizueshme ikona e përzgjedhur? A është aplikacioni i shpejtë? A shfaq aplikacioni një histori interesante lidhur me të? E vetmja mënyrë për mbajtur nën kontroll ecurinë e aplikacionit dhe për të rritur instaluesit është kontrolli i vazhdueshëm

Thonë se një shtëpi është aq e fortë sa themeli që ndërtohet, ndaj nëse dëshironi të keni sukses në 2020, ndiqni hapat e mësipërm!

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!