Vit i ri, risi të reja! Ka ardhur koha të mendoni për forma edhe më inovative, për të promovuar aplikacionet për celular. Reklamat për aparatët celularë, sidomos kur bëhet fjalë për aplikacione, fusha është një “lojë” në zhvillim. Me pak rëndësi është nëse jeni një agjenci e mirëfilltë që merret me marketingun e përshtatur për produkte që shkarkohen në telefon, apo një sipërmarrës i ri që po tenton që “shpikja” e tij të shkarkohet nga sa më shumë persona. Këto tendenca janë një “must” në objektivat e 2020-ës:
- Si e shfrytëzojnë internetin konsumatorët tuaj
Nuk ka nevojë të thuhet se analitika luan një rol kyç në marketingun për aparatë celular. Por, duke qenë se telefonat janë individualë, mbetet e vështirë për të kuptuar sjelljen e audiencës dhe veprimet e saj në kanale të ndryshme. Kjo është sfida e 2020-ës! Sa më individë të posedojnë një smartphone, aq më shumë lind nevoja pëe të pasur një pasqyrë të lundrimit të tyre në internet. Për fat të mirë, ka kompani si Dega dhe AppsFlyer, të cilat janë në gjendje të lokalizojnë çdo lëvizje të përdoruesit të smarphone-it, pavarësisht sistemit operativ, llojit të aparatit celular, apo platformës. Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe, pasi do t’ju ndihmojë të disi çfarë mesazh duhet të përcillni në reklama dhe si t’i jepni ato.
2.Reklamat e aplikaconeve krijohen në forma të ndryshme
90% e kohës së kaluar në telefon kanalizohet në aplikacione, e jo në “mobile browser”. Pra, një përdorues i një smartphone-i, nëse do të lundrojë në video në YouTube, do ta bëjë këtë pasi të ketë shkarkuar aplikacionin, e jo duke kërkuar vazhdimisht në mobile browser. Prandaj 2020-ta do të sjellë padyshim investime të reja, në marketingun e aplikacioneve. Duke e ditur këtë, reklamuesit tentojnë të përqëndrojnë reklamat e tyre për smartphone, brenda aplikacioneve. Një nga format më të suksesshme ka rezultuar interstitial ad.
Kjo formë njihet ndryshe si reklama që mbulon të gjithë ekranin e celularit gjatë kohës që aplikacioni është në përdorim. Përgjithësisht, këto reklama janë më të kushtueshme, por, nëpërmjet tyre arrini të mërrni 18 herë më shumë klikime, nga banner-at e zakonshëm.
3.Instalimet fallco.
Mashtrimet kanë qenë, janë, e do të vazhdojnë të mbeten sfidë për reklamat në smartphone. Megjithatë, sektori i reklamave të aplikacioneve është në sofistikim e sipër, rrjedhimisht, dozat e mashtrimeve janë në zbutje, por kjo nuk i zhduk ato. Çfarë përfshihet?
- Gjenerimi i trafikut nëpërmjet profileve fallco, të krijuara për të krijuar idenë e një numri të lartë instalimesh
- Pretendimi i interaktivitetit të përdoruesve (nga adresat fallco) për të bërë një figurë të mirë përpara reklamuesit
- Mashtrimi me numrin e reklamave; reklamuesit paguajnë për shfaqje të shumëfishtë të reklamës, e cila rezulton si e shfaqur, por në fakt, përpara përdoruesit rezulton vetëm një herë.
4.Familjarizohuni me “App Store”
Duke punuar me aplikacionin tuaj dhe duke qëndruar në pritje të njerëzve që do ju “zbulojnë” nuk është e mjaftueshme. Përdoruesit e smartphone-ve po kalojnë kohë në App Store më shumë se në vitet paraardhëse. Optimizimi i App Store (ASO) duhet të kryesojë listën e prioriteve tuaja. Formulimi i një plani të suksesshëm ASO mund të duket pak i bezdisshëm në fillim, veçanërisht për fillestarët, por përqëndrimi në pikat e mëposhtme do t’ju ndihmojë të keni suksesi:
- Në App Store, aplikacioni juaj duhet të jetë i kuruar; që nga përshkrimi i tij, video, ekrani dhe patjetër, imazhi kryesor
- Bëjeni aplikacionin tuaj të dukshëm; shpenzoni kohë për të kuptuar jo vetëm si po ecën app-i juaj, por edhe ai i konkurrentëve
- Kujdes me revieë-të! Gjeneroni sa më shumë komente pozitive, duke i orientuar përdoruesit e kënaqur drejt komenteve mbi aplikacionin
- Testojeni vazhdimisht aplikacionin tuaj. Nuk mjafton ta krijoni e ta lini në harresë. A është lehtësisht e memorizueshme ikona e përzgjedhur? A është aplikacioni i shpejtë? A shfaq aplikacioni një histori interesante lidhur me të? E vetmja mënyrë për mbajtur nën kontroll ecurinë e aplikacionit dhe për të rritur instaluesit është kontrolli i vazhdueshëm
Thonë se një shtëpi është aq e fortë sa themeli që ndërtohet, ndaj nëse dëshironi të keni sukses në 2020, ndiqni hapat e mësipërm!
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]