Bota e online-it! 5 mënyra si të shfrytëzoni rrjetet sociale për të rritur shitjen e produkteve tuaja

Është e pakuptimtë që një biznes ekzistues në jetën reale, të mos ekzistojë në rrjetet sociale, pasi aty ndodhen të gjithë klientët potencialë. Në fakt, sipas një studimi të Hootsuite, 3.48 miliardë njerëz  janë në rrjetet  sociale në ditët e sotshme. Me fjalë të tjera, 45% e popullatës totale është në përdorim të mediave të ndryshme sociale. Dhe, njerëzit nuk janë duke përdorur thjesht sajt-e si Facebook apo Instagram për të qenë në kontakt me miqtë e tyre, por edhe për të blerë produkte.

Marketingu në mediat sociale është një mënyrë fantastike ( dhe e domosdoshme ) për të rritur emrin e brand-it, për të krijuar besimin e markës, si dhe për të promovuar produkte përpara klientëve të botës së online-it. Por, le të flasim pak për mënyrën konkrete të gjenerimit të shitjeve nëpërmjet mediave sociale. Nëse dëshironi të gjeneroni më shumë klientë nga mediat sociale, më poshtë do të gjeni 5 mënyra për të rritur angazhimet e klientëve nëpërmjet rrjeteve sociale.

  1. Përcaktoni saktë target- audiencën tuaj

Së pari, në rast se dëshironi të rrisni angazhimet nëpërmjet mediave sociale, duhet të dini se cila është target-audienca që do t’ju ndihmojë:

  • Qartësohuni se cilën platformë sociale përdor target-audienca juaj
  • Krijoni kontent të përshtatur për atë platformë sociale që target-audienca juaj përdor

Për të përcaktuar se cila është target-audienca juaj, krijoni një “blerës ideal”. Një “blerës ideal” është një personazh i trilluar i cili përfaqëson klientin tuaj ideal. Përfshin të dhëna si moshën, punën, pozicionin në punë,  botuesit të cilët beson,  çfarë e motivon, etj. Për ta bërë këtë mund të përdorni Costumer Avatar Worksheet, të marketierëve dixhital, i cili të ndihmon të krijosh falas profilin e detajuar të një “Blerës ideal”.

Pasi të keni plotësuar profilin e një “blerësi ideal”, do të jeni të gjendje të optimizoni strategjinë tuaj të marketingut dixhital. Për shembull, nëse target-audienca juaj janë adoleshentët, mund të përdorni platforma si Instagram, TikTok dhe Youtube – ku ndodhen shumica prej tyre me një profil të vetin, si platforma që kryesohen më së shumti nga të rinjtë. Duke e ditur saktësisht se cila është audienca juaj, mund të shfrytëzoni këto media sociale për konsumatorët më të predispozuar për të blerë te ju.

  • Përdorni video për të tërhequr vëmendjen e audiencës suaj

Me kaq shumë postime që rifreskohen në faqet e para të mediave sociale, do të jetë pak e veshtirë të tërhiqni vëmendjen për t’u shkëputur nga turma. Prandaj, për t’u diferencuar dhe për të marrë më shumë vëmendje, do t’ju nevojiten videot. Videot janë mënyra më popullore e kontentit në mediat sociale. Në fakt, sipas një studimi të HubSpot, postimet në media sociale që shoqërohen nga videot kanë 48% më shumë shikueshmëri.

Dhe, mos u shqetësoni, sepse nuk do t’ju duhet një “skuadër” regjizorësh apo skenaristësh, apo pajisje të shtrenjta kinematografike, pasi për mediat sociale mund të krijoni kontent video lehtësisht edhe nëpërmjet smartphone-ve tuaj. Këto të fundit, do të tërheqin “syrin” e audiencës po njësoj. Ose, nëse doni një metodë edhe më të thjeshtë, kthejeni në GIF foton e produktit tuaj, nëpërmjet aplikacionit GIPHY. Nëpërmjet videove, ju do të tërhiqni vëmendjen e audiencës suaj dhe do të nxirrni në pah produktin tuaj në po të njejtën kohë, e cila do të bëjë mrekullira për rritjen e angazhimeve të klientëve tuaj, nga mediat sociale.

  • CALLS – TO – ACTION! Shkruani me kujdes thirrjet për të blerë produktet

Sigurisht që nuk mjafton thjesht postimi i produkteve tuaja në mediat sociale, pa u shoqëruar me një tekst nxitës, i cili fton klientët tuaj të blejnë produktin, por mbi të gjitha, së pari ta klikojnë atë. Thjesht t’i thoni klientëve “Blijeni” nuk është një strategji e mirë dhe efektive. Në mnëyrë që klientët vërtet të blejnë, teksti shoqërues duhet të jetë pakëz imponues.

Për shembulll, brandi i rrobave, J. Creë, në bio-n e vet në Instagram nuk shkruan “SHOP NOË” ( Bli tani!), por është “Shop our feed” (Bli postimet tona të reja). Ky ndryshim i vogël bën diferencën, pasi i bën të ditur audiencës se mund të gjejnë stilimet më të fundit, duke klikuar në feed-in më të ri që i shfaqet në faqen kryesore. Një thirrje e tillë i inkurajon ndjekësit të blejnë, duke u imponuar por jo në mënyrë të tepruar.

  • Ndani përmbajte të gjeneruara nga klientët tuaj si provë

Kur përdoruesit e mediave sociale e shohin me sytë e tyre se ka klientë të tjerë të cilët blejnë produktet tuaja dhe se këta blerës janë të lumtur me zgjedhjen e bërë, ka më shumë gjasa që të shndërrohen edhe vetë në blerës të produkteve tuaja. Pjesa më e përhapur e demostrimit të këtyre provave është nëpërmjet revieë-ve në mediat sociale.

Në këtë mënyrë, ju fitoni besimin e përdoruesve nëpëmjet gjenerimit të përmbajtjeve të vetë përdoruesve.  Kjo e fundit, UGS ( user – generated content ), është kontent si foto apo video që është krijuar dhe shpërndarë online nga përdoruesit. Për shembull, kur një klient i juaji blen një palë këpucë, bën një foto të vetes me to veshur dhe e shpërndan më mediat sociale, kompania mund të ripostojë këtë imazh për të promovuar produktin e vet. UGS është kaq efektive për të gjeneruar më shumë shitje, për shkak se është një mënyrë reale dhe autentike, të cilën njerëzit e besojnë dhe e marrin në konsideratë përpara se të vendosin vetë.

Kjo strategji, UGS, është një “thesar” për kompaninë tuaj, pasi rrit gjenerimin e shitjeve me fare pak kosto, duke qenë se kontenti krijohet nga vetë përdoruesit tuaj.

  • Kushtojini vëmendje analitikëve tuaj

Nuk mundeni që thjesht të hidhni një kontent në mediat tuaja sociale dhe të shpresoni për më të mirën. Përkundrazi, ju duhet të shikoni dhe studioni rezultatet për të kuptuar se cila strategji funksionon më mirë, e se cila po performon dobët. Duke përdorur të dhëna nga mediat tuaja sociale, ju mund të perfeksiononi strategjitë tuaja të marketingut dixhital dhe të rrisni angazhimet e klientëve potencialë.

Ju mund të kontrolloni analitikën e Google, për të parë se cila platformë sociale po ju sjell më shumë trafik në sajt-in tuaj. Nëse Instagram-i është platforma e parë në listën e atyre që gjenerojnë më shumë trafik, atëherë duhet të fokusoheni më shumë në këtë rrjet social, për të optimizuar rezultatet tuaja edhe më shumë. Platforma si Facebook, Instagram apo të tjera ju ofrojnë analitikën e tyre, e cila ju tregon për përmbajtjet në mënyrë specifike, për postimet që janë më popullore, që kanë marrë më shumë pëlqime, më shumë shpërndarje, që janë parë më shumë, etj. Përdorini këto Insight-e në avantazhin tuaj për të maksimizuar angazhimin e klientëve potencialë dhe për të përmirësuar strategjitë tuaja të marketingut dixhital.

Ndërkohë që pëlqimet dhe shpërndarjet janë “të këndshme”, shitjet online janë edhe më shumë! Me këto këshilla për të rritur angazhimet për blerje nga konsumatorët në rrjetet sociale, mund të filloni të merrni më të mirën e mediave sociale!

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!