Automatizo fushatat me Boost dhe shijo pushimet!

Pas vitit të gjatë të pandemisë, i cili nuk ka qenë i lehtë, ne të gjithë kemi nevojë për pushime. Por siç e di çdo marketer, nuk ka kohë joproduktive kur bëhet fjalë për angazhimin e klientit / audiencës. Ndërsa ju të udhëtoni dhe punoni me me një ritëm më të ngadaltë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni ose ngadalësoni fushatat tuaja dixhitale.

Një nga gjërat më të mira në lidhje me marketingun dixhital është se nuk duhet të jeni gjithmonë “ON” për të vazhduar të jeni efektiv. Mund të jeni produktiv edhe gjatë verës dhe madje edhe gjatë pushimeve. Si? Epo, ne kemi disa këshilla për ju.

Planifikoni paraprakisht
Ashtu si shumica e gjërave në jetë, planifikimi përpara do tju shpëtojë nga dhimbjet e kokës. Nëse lini gjithcka gati, ju mund të mbyllni laptopin tuaj, të pastroni mendjen tuaj dhe të lini të gjitha bisedat e marketingut ndërsa notoni, shëtisni dhe shijoni pushimet tuaja.

Për fushatat dixhitale, kjo nënkupton përgatitjen e përmbajtjes dhe kreativave shumë më parë. Nuk është koha për të menduar dhe krijuar në minutën e fundit. Ata mund të presin derisa të ktheheni. Tani për tani, planifikoni fushatat që dëshironi të drejtoni gjatë pushimit tuaj dhe krijoni përmbajtjen dhe kreativat në përputhje me rrethanat. Hidhini një sy zgjedhjeve tona kryesore për mjetet e marketingut dhe menaxhimit të projektit për t’ju ndihmuar ta bëni këtë.

Bëni përmbajtjen tuaj të rëndësishme
Verë ose dimër, përmbajtja e fushatës duhet të jetë e rëndësishme nëse do të jetë efektive dhe ju dëshironi që përmbajtja juaj të mbetet relevante, edhe kur nuk jeni në dispozicion 24/7. Kur shkoni me pushime, është një ide e mirë të perqendroheni tek “evergreen marketing”

(Sqarim: Termi “evergreen marketing” përdoret për produktet, segmentet dhe strategjitë që qëndrojnë relevante për një periudhë të gjatë kohore dhe që nuk janë të ndjeshëm ndaj hapsirës kohore.

Në atë mënyrë, fushatat tuaja do të kenë tonin e duhur, çfarëdo që të ndodhë në treg ndërsa jeni të zënë duke u nxirë.

Ju gjithashtu mund të krijoni përmbajtje rreth temave të verës, duke parë se është “i nxehti” është kryefjala e këtyre muajve. Klientët tuaj gjithashtu mund të shkojnë me pushime ose të interesohen për produkte dhe shërbime verore të veçanta, kështu që është një periudhë e mirë për t’i përqëndruar fushatat tuaja në ato.

Kontrolloni se çfarë po bëjnë konkurrentët tuaj
Një nga mënyrat më të mira për t’u siguruar që jeni në linjë me fushatat tuaja është të kontrolloni temperaturën e konkurrentëve tuaj. Për çfarë po flasin këtë verë? Çfarë lloj mesazhesh po u dërgojnë klientëve të tyre dhe auditorëve të synuar? Ky mund të jetë një burim i madh frymëzimi për fushatat tuaja, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur me mesazhet tuaja.

Mos provoni diçka të re!
Gjatë pushimeve, detyra juaj e vetme është që fushatat tuaja të qëndrojnë në vijë, sipas parashikimeve tuaja. Kjo definitivisht nuk është koha për testime dhe eksperimente krijuese. Bëni zgjedhje te sigurta dhe të qëndrueshme! Nuk mund të punoni dhe relaksoheni njëkohesisht kur provoni gjëra që si keni testuar më parë!

Automatizimi është shoku juaj më i mirë – përdoreni atë!
Sot, të gjitha platformat dixhitale të reklamave kanë feature për automatizimin, e cila është kurdoherë e dobishme, por është veçanërisht e tillë kur jeni larg me pushime. Me automatizimin, ju mund t’i mbani fushatat aktive, të optimizohen dhe nuk keni pse të jeni prezent që të ndodhë.

Boost.al ka disa veçori të mrekullueshme automatizimi për fushatat native. Nëse keni fushata native që duhet të transmetohen kur nuk do të jeni në dispozicion për t’i nisur ato, mund të planifikoni paraprakisht.

Mos harroni se fushatat tuaja Native duhet të miratohen nga Boost para se të mund të dalin drejtpërdrejt. Duke planifikuar paraprakisht, ju keni kaluar tashmë procesin e miratimit dhe keni rregulluar çdo çështje në përmbajtjen tuaj para se të dilni me pushime. Kështu që ju mund të dini që fushatat tuaja do të fillojnë në orar, automatikisht.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!