
Gama e gjerë e ndjekësve dhe “followers-at” aktivë janë arma më e fortë e strategjisë suaj të marketingut dixhital. Mediat sociale janë “mbingarkuar” nga përdorues dhe kontent të gjeneruar po nga përdoruesit. Shfrytëzimi i kësaj situate në favorin tuaj mund t’ju ndihmojë të gjeneroni lead-e të reja dhe të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me ndjekësit ekzistues. Zgjedhja e përshtatjes së kontentit për masa të mëdha ka rëndësi pasi përmbajtja në video është duke “sunduar” mediat sociale, duke bërë që kompanitë të njohin rritje të gjenerimit të trafikut me 41%. Sidoqoftë, vetëm videot nuk mund të jenë përcaktueset e suksesit të strategjisë suaj për mediat sociale. Ka elementë të tjerë të cilët janë po aq të rëndësishëm. Në këtë artikull do të flasim për 5 strategjitë më me ndikim që mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet e marketingut në mediat sociale, në mënyrë të efektshme.
- Krijoni kontente të ndryshme për platforma të ndryshme
Jo të gjitha llojet e kontentit janë të përshtatshme për çdo platformë sociale. Është normale të postoni përmbajtje totalisht të ndryshme nga njëra platformë në tjetrën, apo të ndryshoni mesazhin ndërmjet network-eve të ndryshme, mbi çdo postim që hidhni. Duke qenë se çdo platformë sociale ka audiencën e vet (të cilët kanë pritshmëri për atë çfarë duan të shohin në network-un e tyre), ju duhet të krijoni kontent, i cili përmbush pritshmëritë e tyre. Kjo do të përcaktojë se sa të suksesshëm do të jenë profilet tuaja në mediat sociale. Më poshtë, disa udhëzime të përgjithshme për atë që njerëzit presin të shohin në platformat kryesore të mediave sociale:
- Facebook: Video dhe të reja mbi biznesin tuaj
- Instagram: Foto të vendosura në cilësi të lartë, video dhe story të cilësisë së lartë
- Twitter: Lajme mbi kompaninë dhe GIFs
- LinkedIn: Lajme mbi kompaninë dhe kontent profesional
- Pinterest: Infografikë dhe guida hap pas hapi mbi fotot
Nuk duhet të keni aftësi në photoshop për të krijuar një foto apo një postim për ta ngarkuar në Instagram. Mjetet falas si Piktochart ju lejojnë të krijoni postime të personalizuara brenda disa sekondash. Gjithçka që ju duhet të bëni është të zgjidhni mes qindra fotove falas (opsione të gatshme) dhe të vendosni tekst. Ju mund të shpërndani të njejtën foto në Facebook dhe gjithashtu në Twitter.
Kur bëhet fjalë për të shpërndarë të njëjtin kontent në platforma të ndryshme, ju duhet të vendosni më shumë tekst, bazuar nga platforma për të cilën bëhet fjalë. Hidhini një sy se si Gary Vaynerchuk postoi të njëjtin kontent në platforma të ndryshme dhe editoi mbishkrimin për ta bërë të përshtatshme me platformën. Për shembull, në Facebook, ai e filloi me “Facebook të lutem lexo me kujdes dhe kupto”, por më pas e hoqi kur e postoi në Instagram.
Një rritje me 12% në aspektin mbrojtës mund të rezultojë në 200% më shumë të ardhura në xhirimin e fitimeve. Në momentin që ju e shndërroni klientin tuaj besnik në mbrojtës të brandit tuaj, ata do të fillojnë t’ju mbështesin falas nëpërmjet akteve, si për shembull, të folurit pozitivisht mbi brandin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të ndërtoni besim me audiencën tuaj, shumë më shpejt nga metodat e tjera. Hapi i parë për t’i kthyer klientët tuaj besnik në mbrojtës të brandit është duke krijuar një lidhje emocionale me ta, duke i përfshirë më shumë në brandin tuaj. Ju mund të përdorni këto hapa për të krijuar mbrojtjen e brandit:
2. Konvertoni klientët tuaj besnik në mbrojtës të Brandit

Ofroni shërbime proaktive: Mund të përfshini detyra të thjeshta siç janë integrimi i një opsioni “live-chat”, për t’i ndihmuar ndërsa bëjnë një blerje ose duke i informuar rreth produkteve që do të jenë në “sales” në të ardhmen. Një nga metodat më fantastike do të ishte duke i informuar klientët tuaj “për të mos blerë” një ditë përpara shitjeve, si dhe informimi se si mund të kursejnë shumë nëse zgjedhin të blejnë në ditën tjetër.
Pyesni për feedback: Në fund të fundit, klientët tuaj janë ata që përdorin produktet/shërbimet dhe ata mund të thonë saktësisht se ku po gaboni. Ju mund të bëni sondazhe në Instagram, në Story, ose të kërkoni feedback direkt në Facebook. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë të përmirësoni produktin/shërbimin tuaj, por gjithashtu do t’i bëjë ata të ndjehen të vlerësuar (një hap thelbësor në krijimin e avokatëve të markës).
Ofroni programe besnikërie: Të tregoni mirënjohje nëpërmjet ofrimit të programeve të besnikërisë me ulje në çmim, oferta, apo produkte falas (bazuar në historikun e blerjeve të klientit) tregon se jeni besnik ndaj klientëve tuaj. Si rezultat, ata ka më shumë të ngjarë të përhapin fjalë të mira në lidhje me brandin tuaj. F
Metoda të tjera për të konvertuar klientët besnikë në mbrojtës të brandit tuaj:
- Ofroni një program referimi
- Personalizoni eksperiencën e klientit
- Angazhohuni me ndjekësit tuaj në mediat sociale
- Ofroni oferta speciale për klientët tuaj në ditëlindjet e tyre
- Siguroni një shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientit
I gjithë çelësi është për t’i treguar klientëve tuaj se ju interesoheni për ta dhe kjo mjafton që ata të kujdesen për ty.
3. Tregoni histori në vend që të fokusoheni te shitjet
Përdorimi i mediave sociale për të shitur produkte ose shërbime direkt te target audienca juaj, në vend që t’ju bëjë mire do t’ju dëmtojë. Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve shpenzojnë kohë në mediat sociale për të kaluar një kohë të mirë, për të mësuar gjëra të reja, si dhe për të lexuar histori, ju duhet të fokusoheni në ndërtimin e marrëdhënieve me ta, përpara se të propozoni produkte për shitje. Çelësi i suksesit të njerëzve që tregojnë histori është te krijimi i situatave karakteristike që krijojnë hapësirë për emocione. Në fund, njerëzit do të donin të dinin më shumë për ju dhe brandin tuaj e më pas do të shihnin më shumë video dhe postime nga ju. Disa prej tyre do të futen menjëherë në uebsajt-in tuaj për të kuptuar se çfarë bëni ju.
Për shembull, Airbnb ka përdorur shprehjen më të famshme të librave “Mos e gjyko librin nga kopertina”, për ta bërë më joshëse “pronësinë” e tyre, duke thënë “Mos e gjyko një strehë nga kopertina”, e më pas shpjegoi se çfarë përmbante “streha”. Më pas shkruajti “Me pak rëndësi nëse po vini për t’u relaksuar apo për një rrugëtim shpirtëror, shkretëtira ka mjaftueshëm hapësirë që ju të gjeni atë që po kërkoni”. Postimi mori më shumë se 30.000 pëlqime. F
Përpos kësaj, është një nga mënyrat më të mira për të konvertuar klientët tuaj ekzistues në klientë besnikë. Ata duhet t’ju njohin, të dinë se çfarë bëni dhe se si silleni. Ju mund të përfshini edhe postime dhe histori për mënyrën se si klientët tuaj arritën të zgjidhnin problemet që kishin nëpërmjet kornizimit të historive të tyre nëpërmjet brandit tuaj.
4. Shfrytëzojeni fuqinë e mediave sociale për të dëgjuar.

Të dëgjuarit në platformat sociale apo monitorimi social është arti i të gjeturit se çfarë njerëzit flasin për brandin tuaj apo konkurrentët tuaj, apo fundja, industrisë në përgjithësi. Kjo mund të gjenerojë informacion fantastik për klientët tuaj, informacion të cilin mund ta përdorni për të krijuar fushata marketingu në kohë reale. Mjetet për të dëgjuarin në platformat online janë Hootsuite ose Buffer, për shembull, të cilat mund t’ju ndihmojnë të monitoroni mediat sociale për të kuptuar se për çfarë problematikash dhe cilësish janë duke folur klientët tuaj. Burger King përdori dëgjimin social për të “sunduar” Twitter-in. Shumë shpejt, u kthye postimi i tyre në më të pëlqyerin të të gjitha kohërave.
- Benefite të tjera përmes dëgjimit në platformat sociale:
- Gjenerimi i Lead-eve cilësore
- Identifikimi i mbrojtësve të brand-it dhe influencerave
- Identifikimi i platformave më të mira sociale për biznesin tuaj
- Shërbimi i një shërbimi klienti më të mirë (në mediat sociale, duke gjetur kërkesat e klientëve dhe duke krijuar interaktivitet më shpejt).
- Të kuptuarit se çfarë po funksionon dhe çfarë jo (për konkurrentët tuaj)
- Marrja e feedback-eve për produktet dhe shërbimet tuaja
- Të dëgjuarit social ju lejon të angazhoheni me audiencën tuaj në një mënyrë që të jepni maksimumin për të ekspozuar kompaninë tuaj.
5. Përfshini marketingun e Influencerave në videot tuaja të marketingut

Marketingu i influencerave pritet të bëhet një industri me 10 triliard dollarë xhirime të ardhurash në vitin 2020, ndërsa videot janë ato që po rrisin më së shumti angazhimet, si formë kontenti (me 34.36% rritje të angazhimeve në YouTube). Do të rrisë reach-et tuaja (nga njerëzit që e njohin influencerin por nuk kanë dëgjuar për brandin tuaj) dhe kjo do t’ju rrisë besueshmërinë (njerëzit i besojnë influencerave). Kjo rritje vizibiliteti dhe njohje mund të gjenerojë më shumë lead-e dhe të ardhura. Sodastream, një kompani e cila prodhon mjete për përdorimet shtëpiake nisi fushatën e influencerave “Bashkoju një revolucioni”, duke paraqitur Hafþór Júlíus Björnsson, aktorin që luajti “Malin” në Game of Thrones. Video u bë virale me më shumë se 50 milionë shikime dhe më shumë se 100.000 shpërndarje. Në video, ata folën për mënyrën se si po e shpëtojnë planetin nga mbeturinat plastike, ndërsa krijojnë një ujë fantastik, përmes filtrave. F
Një nga kombinimet më të zakonshme të ndërthurjes së influencerave në videot tuaja të marketingut është duke ju treguar njerëzve se përse produkti juaj është më i mirë se ai i konkurrentëve.
Platformat sociale mund të rrisin shitjet dhe popullaritetin e brand-it, nëse përdoren në mënyrë eficente. Krijimi i kontenteve të ndryshme për platforma të ndryshme do t’ju ndihmojë të rrisni angazhimet. Merrni mundimin të konvertoni klientët tuaj më besnikë në ambasadorë të brand-it tuaj dhe jepini prioritet tregimit të historive. Po ashtu, përdorni platformat e dëgjimit të mediave sociale për të kuptuar se çfarë po flasin njerëzit për brand-in tuaj, industrinë, apo kompetitorët, e më pas “hidheni” grepin aty ku e shihni të arsyeshme.
Adaptuar nga customerthink.com
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]