5 Super Strategjitë e Marketingut të Kontentit!

Marketingu i përmbajtjes (content) mbetet një nga metodat më të besueshme për të rritur leads dhe për të nxitur trafikun në faqen tuaj.

Njerëzit përdorin internetin për të hulumtuar dhe për të marre informacion të ri. Reklamuesit përdorin content marketing për t’iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve, për të ofruar guida, që plotësojne nevojat e ndryshme të lexuesve.

Nëse një kompani mund të gjejë mënyra elegante për të futur mesazhet e marketingut në përmbajtjen e tyre, secila pjesë e përmbajtjes bëhet një mekanizëm për gjetjen e trafikut, gjenerimin e leads dhe nxitjen e njerëzve që të bëhen klientë.

Nëse përpjekjet e marketingut të përmbajtjes së kompanisë suaj nuk po japin një kthim të qëndrueshëm të investimit, ose nëse po kërkoni të rishikoni të gjithë strategjinë tuaj të marketingut të përmbajtjes për shkak të një ndryshimi në strategjinë e biznesit, leximi i këtij artikulli është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar.

1.Siguroni besueshmëri

Interneti, si një platformë për shpërndarjen e informacionit, ka atë që njerëzit në industrinë e PR e quajnë “një problem optik”.

Dhe për një arsye të mirë. Çdokush mund të fillojë një blog. Fjalë për fjalë, kushdo. Çdokush mund ta quajë veten një “ekspert”.

Ne nuk mund të anashkalojmë efektin që ka kjo në besimin e konsumatorit. Njerëzit e dinë sa e lehtë është të bësh pretendime të guximshme marketingu ose të krijosh përmbajtje që në një farë mënyre ka fasadën e besueshmërisë.

Nëse marka juaj operon në një industri që shpesh dëmtohet nga dezinformatat, është thelbësore që të gjeni mënyra për të dalluar përmbajtjen tuaj dhe për t’i dhënë asaj një frymë të vërtetë autoriteti.

2.Ofroni kontent Evergreen

Marketingu Evergreen është aplikimi i koncepteve të marketingut në biznesin tuaj në atë mënyrë që produkti/shërbimi ose biznesi juaj, në përgjithësi, të përfitojë prej tyre jo vetëm sot, por për disa vite në vazhdim.

Kontenti Evergreen është përmbajtje që mbetet e rëndësishme pavarësisht nga stina ose afati kohor.

Cilët janë shembujt e përmbajtjes Evergreen?
Pyetjet e bëra më shpesh (FAQ)
Guidat “Si të”.
Tutotrials
Dëshmi Klientësh
Burimet e industrisë.
Fjalorë termash dhe frazash.
Artikujt “Historia e..”.

Guidat “si-të” janë tepër efektive.

Kur njerëzit kërkojnë përmbajtje informative, ata shpesh kërkojnë më shumë se një përgjigje të thjeshtë. Ata po kërkojnë mbulim gjithëpërfshirës të diçkaje që është e rëndësishme për ta.

Nese kontenti juaj nuk i përfshin thellë lexuesit, ju po humbisni një nëngrup masiv të vizitorëve të mundshëm të blogut, – njerëz që nuk janë atje vetëm për të lexuar disa fjali përciptas dhe të largohen.

Këta janë njerëzit që janë interesuar seriozisht për informacionin tuaj.

Pavarësisht se në cilën industri operon kompania juaj, ka mundësi të shumta për të krijuar udhëzues (guida) që synojnë t’i ofrojnë një vlerë të jashtëzakonshme informative një lexuesi.

3.Krijoni përmbajtje për të gjithë spektrin tuaj të audiencës

Shumica e brandeve e dinë saktësisht se kush është audienca e tyre e synuar. Kur kompanitë e zellshme zhvillojnë produkte ose shërbime të reja, ato zakonisht bëjnë një kërkim të madh në këtë fushë.

Megjithate, ajo që këto kompani ndonjëherë nuk arrijnë të bëjnë, është të krijojnë përmbajtje që të tërheqë të gjithë spektrin e klienteve potencial të tyre.

Pjesë e zhvillimit të një strategjie solide është marrja parasysh e nevojave të audiences tuaj. Nuk ka të bëjë vetëm me kërkimin e fjalëve kyçe dhe aspektet e tjera teknike që përfshijnë SEO. Përmbajtja duhet të flasë vërtet me çdo lloj klienti që blen produktin tuaj.

4.Bëhuni Social

Arsyeja kryesore që ju krijoni përmbajtje mahnitëse është se dëshironi që njerëzit ta gjejnë atë në Google, ta lexojnë dhe (me shpresë) ta shperndajnë atë.

Ajo që shumë kompani harrojnë është se ata, vetë, kanë aftësinë për të bërë këtë të fundit.

Po, ky artikull nuk ka të bëjë me marketingun e mediave sociale, por kjo temë e veçantë ka të bëjë me hapësirën ku mediat sociale dhe përmbajtja kryqëzohen.

Të kesh mijëra njerëz që ndërveprojnë me brandin tënd në internet është një gjë vërtet e mirë!

Por a keni menduar ndonjëherë për kontent që është krijuar për t’u shperndare në mediat sociale? Po flasim për tema provokuese me një këndveshtrim interesant që ka të ngjarë të shkaktojnë debat midis ndjekësve tuaj.

Nëse CEO i kompanisë suaj ka një opinion që bie në kundërshtim me pikëpamjet e njohura të një drejtuesi tjetër, shkruani një postim për të. Shtoni një sasi të madhe detajesh. Citoni burime që vërtetojnë mendimin tuaj. Bëhuni interesant pa u dukur sikur po trilloni.

Dhe pastaj, pasi të jetë publikuar postimi, transmetojeni atë në çdo platformë të mediave sociale ku jeni prezent. Inkurajoni bisedat. Pyetni ndjekësit tuaj me cilën anë pajtohen. Dhe pastaj përfshihuni në debatet pasuese.

Në një platformë si Twitter, sa herë që dikush përmend ose përgjigjet në llogarinë tuaj të mediave sociale, ndjekësit e atij personi do të gjejnë pjesën e kontentit që ndezi bisedën.

Pra, mos e lini blogun tuaj në hije duke pritur që njerëzit ta gjejnë vetë atë. Përdoreni atë në mënyrë aktive për të bërë një përshtypje në mediat sociale. Përdoreni atë për të stimuluar biseda dhe për t’i shtyrë njerëzit në blogun tuaj.

5.Përqëndrohuni tek reklamat native!

Përmbajtja e reklamave native është shkruar me të njëjtin stil dhe ton si çdo pjesë tjetër e përmbajtjes në faqe, por ka një arsye shtesë për ekzistencën – pozicionimin dhe shitjen e diçkaje.

Kur bëhet siç duhet, reklamat native janë jashtëzakonisht efektive duke krahasuar angazhimin e audiencave qe sjellin me kostot e marketingut.

Platformat reklamuese si Boost.al ndihmojnë kompanite të gjejnë publikuesit më të mirë për të shfaqur reklamat e tyre native. Boost bashkëpunon me mbi 10,000 website dhe media online, duke publikuar përmbajtjen tuaj në botuesit premium shqiptar dhe të huaj.

Si përfundim..

Content marketing ështe disi kompleks, por mos lejoni që kjo t’ju ndalojë të kërkoni vazhdimisht mënyra për tu përmirësuar.

Nxitni ekipin tuaj të marketingut të qëndrojë në krye të tendencave në zhvillim. Asnjëherë mos ndaloni së shikuari atë që po bëjnë konkurentët tuaj ose atë që po thonë marketierë si Neil Patel, apo instituti “The Content Marketing Institute”.

Çelësi i suksesit është t’i përgjigjeni me shpejtësi ndryshimeve në tendencat që specialistët janë më se të lumtur t’ju vënë në dukje.Përdorni ekspertizën e tyre dhe jini gjithmonë ndër të parët që provojnë një taktikë të re.


Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!