Një kornizë koncize për marketingun e videove native

Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera.

Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të bëhen gjithnjë e më shumë native dhe nuk ka kohë më të mirë për të filluar përshtatjen e marketingut tuaj me video sesa tani.

Këtu janë disa këshilla se si të punoni me videot native si pjesë e strategjisë suaj të marketingut:

Zgjidhni kanalin (et) me kujdes

E gjithë ideja e reklamës native është që ajo me gjithë designin dhe ndjesinë që ofron duhet të përshtatet natyrshëm në platformën që ajo shfaqet. Me fjalë të tjera, është kanali që e influencon videon. Prandaj, zgjedhja e një platforme për të shfaqur videon tuaj është hapi i parë.

Disa nga faktorët që duhet të merrni parasysh:

Cilët janë klientët tuaj, dhe ku ata kalojnë më shumë kohë? Reklamimi po merr “reach”, por ajo ka kuptim vetëm nëse po shfaqet aty ku është audienca juaj.

Cilat karakteristika të targetimit janë në dispozicion në platformë? Në platformat native, targetimi i audiencave specifike dhe përkatëse jo vetëm që rrit nivelin e angazhimit tuaj për shikim, por gjithashtu ndihmon në rritjen e ROAS (kthimi i shpenzimeve të reklamave).

Si mund të gjurmoni dhe analizoni të dhënat e reklamave video? Asnjë fushatë reklamash nuk ka përfunduar pa analitikë. Shfaqini videot tuaja native në një kanal qe ka një strategji inteligjente për analizimin e të dhënave të reklamave, matjen e ROI-t dhe me metrika të provuara që do të përmirësojnë edhe ROA-n tuaj.

Tregoni një histori (në vend se të shisni një produkt)

Një cilësi e veçantë e reklamave video native është se ato nuk janë krijuar për shitje të vështirë. Në vend të kësaj, qëllimi është të nxisim angazhimin përmes nje tregimi tërheqës. Amazon bëri një punë të shkëlqyer për këtë me reklamën e saj të fundit të Krishtlindjeve.

Të gjithë kanë folur për reklamën më të fundit të Amazon për Krishtlindje. Në video, një balerinë adoleshente e cila ishte praktikuar për ditë me radhë, u mërzit kur shfaqja e saj u anulua për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Duke këmbëngulur që shfaqja duhet të vazhdojë, motra e saj e vogël bën postera që fton njerëzit të shikojnë balerinën duke performuar në rrugë natën.

Amazon shfaqet në reklama, pasi dritat e përdorura për tu vendosur në skenën e improvizuar ishin porositur në platformën e saj. Por kjo nuk është qendra e reklamës, sipas Simon Morris, VP Global Creative i Amazon, “Reklama jonë televizive është e frymëzuar dhe i jep nderim shpirtit të pamposhtur njerëzor dhe fuqisë së komunitetit që kemi parë kaq shumë këtë vit.”

Videot native janë mediumi ideal për të promovuar këtë lloj tregimi.

Përdorni triger emocional

Reklama e Amazon nuk ishte e suksesshme vetëm sepse tregonte një histori. Historia lidhi njerëzit në një nivel më të thellë duke rezonuar me përvojat e tyre të jetës reale dhe kjo ka rezultuar në pritjen e gjerë të videos që shumica e njerëzve e kanë përshkruar si “e ndjerë”.

Gjatë krijimit të një video, pyesni veten dhe anëtarët e ekipit tuaj, ‘si duam që njerëzit të ndihen pasi të shikojnë këtë?’ Hapi i parë për ta arritur këtë është të kuptoni motivimin e audiencës suaj, çfarë i shtyn ata. Vetëm atëherë mund t’i krijoni videot tuaja në një mënyrë që të tërheqë emocionet e tyre.

Shkaktarët emocionalë në video mund të krijohen me ndihmën e rrëfimit dhe zërit, tonet e ngjyrave, shprehjet e fytyrës, tingujt, lëvizjen e kamerës, muzikën dhe gjithçka që shton gjendjen shpirtërore dhe atmosferën.

Jepni përparësi përdoruesve të celularëve.

73% e Gen Z (të lindurit pas 96′) dhe konsumatorët Millennials (të lindurit pas 81′) po shikojnë më shumë video në smartphone-in e tyre në vitin 2020 sesa bënë një vit më parë, sipas Snap Inc.’s 20/20 Vision. Raporti gjithashtu zbuloi se konsumatorët kaluan mesatarisht 47 minuta në video në celular, krahasuar me mesataren e 24 minutave për desktop / laptop.

Me rritjen e shpejtë të përdorimit të internetit në celular, është shumë e rëndësishme të planifikoni një strategji native të videove rreth shikuesve nga celularët. Megjithëse me ekrane më të vegjël, videot native për celularë performojnë shumë më mirë. Kjo ka çuar në përmirësimin e videove në mediat sociale (Instagram, Snapchat dhe tani TikTok.) edhe Facebook, me kalimin e viteve, është bërë më i përqendruar në video.

Si mund t’i jepet prioritet shikuesve nga celulari? Raporti Snap Inc. jep disa tregues: bëni video gjithëpërfshirëse, veçanërisht duke eksploruar mundësi të reja si ekranet e plota vertikale. Sipas raportit, Gen Z-s dhe Millennials thonë se kur video mbush ekranin vertikalisht ndihet shumë më personale (76%) dhe gjitheperfshirese (74%).

Më e rëndësishmja, përfitoni nga formatet e videove në mediat sociale dhe platformat native të reklamave për të personalizuar formatin e videos tuaj në shijen e audiencës.

Krijoni gjatësinë optimale për videot tuaja

Reklama e Toyota regjistroi 79,000 pëlqime dhe 1,7000 komente në Facebook kur u postua. Ishte e gjatë vetëm 16 sekonda.

Në përgjithësi, reklamat me video duhet të jenë relativisht të shkurtra, por kjo varet nga platforma. Për Facebook dhe YouTube, 2 minuta është gjatësia optimale, pavarësisht suksesit të Toyota me një format 16 sekonda, ndërsa Twitter dhe Instagram bëjnë video më të shkurtra. Në platformat native, videot mund të jenë të shkurtra ose të gjata nëse në video tregohet një histori.

Nëse po u jepni përparësi shikuesve nga celularët, duhet t’i mbani të shkurtra videot. Videot më të shkurtra, sjellin një kujtesë më të madhe, një faktor i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e markës. Shikimi i videos në celular po fiton popullaritet për shkak të fleksibilitetit që ofron; përdoruesit mund të shikojnë video në lëvizje.

Megjithatë më e rëndësishme se gjatësia e një video është se çfarë mesazhi transmeton dhe nëse shkakton emocione dhe lidhje me shikuesin.

Përfundim

Marketingu ka të bëjë me dhënien e audiencës atë që dëshiron. Videot Native janë ato që dëshirojnë audiencat e sotme.

E vërteta mbetet: njerëzit nuk i pëlqejnë reklamat në internet kur ato janë ndërhyrëse dhe të bezdisshme. Mënyra e duhur është mënyra native: lejimi i klientëve të shikojnë video natyrshëm, të përshtatshme dhe pa vërejtje dhe t’i fitojnë si klientë ndërsa janë në të.

Referuar nga: Outbrain

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!