Ka pak rëndësi se sa i mirë është kontenti që ju shpërndani, nëse nuk është askush rreth jush për ta parë atë ai është thjeshtë…i parëndësishëm. Çdo ditë ka persona të cilët punojnë shumë dhe përpiqen të bëjnë zhurmë në internet por nuk kanë një audiencë që ti dëgjojë ata.
Që përmbajtja juaj të ketë rëndësi, njerëzit duhet të jenë rrotull për ta parë atë dhe të jenë në gjendje ta gjejnë atë kur e kërkojnë. Është detyra juaj ta optimizoni kontentin tuaj. Nëse e optimizoni ashtu siç duhet do të jetë më e lehtë të gjendet.
Vë bast që optimizimi i përmbajtjes është pjesë e çdo strategjie të suksesshme të marketingut të përmbajtjes. Kur ju e bëni si duhet optimizimin e përmbajtjes, i gjithë marketingu i përmbajtjes do të jetë i suksesshëm. Të gjithë llojet e marketingut të përmbajtjes, nga artikuj të bazuar në tekst (si ky) deri tek fushatat e marketingut të përmbajtjes video mund dhe duhet të optimizohen.
Pavarësisht nëse krijoni përmbajtje për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të markës ose KPI të marketingut të performancës, ka mënyra të shumta për të trajtuar optimizimin e përmbajtjes. Më e rëndësishmja është optimizimi për motorët e kërkimit, i njohur ndryshe si SEO.
Çarë është optimizimi i përmbajtjes?
Optimizimi i përmbajtjes është procesi i cili siguron që përmbajta është shkruar, publikuar dhe ndërtuar teknikisht në mënyrë që të arrijë audiencën më të madhe të mundshme. Procesi përfshin fjalët kyçe, titujt, nën-titujt lidhjet, shpejtësinë e faqes, thirrjet për veprim (CTA), madhësinë e figurave dhe shumë faktorë të tjerë.
Psë është i rëndësisëm optimizimi i përmbajtjtes?
Pa optimizim përmbajtja juaj nuk mund të gjendet nga audienca juaj. Pyetjet e bazuara në kërkime nuk janë mënyra e vetme që njerëzit gjejnë përmbajtje, por ato janë mënyra më e fuqishme që njerëzit të gjejnë përmbajtjen tuaj pa e dërguar ju tek ata.
Ju duhet të optimizoni përmbajtjen që të:
- rënditeni në faqen e parë tek rezultatet të motorit të kërkimit (SERP)
- fitoni lidhje
- edukoni audiencën
- nxisin angazhimin shoqëror etj.
Cili është ndryshimi midis krijimit të përmbajtjes dhe përmbajtjes cilësore?
Mënyra si e paraqitni informacionin duhet të jetë e përshtatshme për algoritmet që përzgjedhin informacionin për audiencën. Algoritmet e kërkimit bëjnë renditjen nga përmbajtja më cilësore tek ajo e më e parëndësishme.
Optimizimi i përmbajtjes funksionon duke bërë ndryshime në kopjen, strukturën dhe në të dhënat e pergjithshme të përmbajtjes suaj, në mënyrë që motorët e kërkimit të marrin sinjale të forta se është i dobishëm.
Tre pyetje themelore duhet t’ju japin një përshkrim tërësor të përmbajtjes tuaj përpara se të filloni shkrimin.
- Cili është qëllimi i kërkimit për këtë fjalë kyçe?
- A keni informacion më të mirë, perspektivë unike ose të dhëna të tjera për t’u shpërndarë?
- Cilat lloje të përmbajtjes ekzistojnë? A janë ato video, galeri fotografish, infografikë apo artikuj të bazuar në tekst? Cilat lloje do të përdorni?
Pasi të keni hartuar pjesën fillestare, mund të lexoni në listën e mëposhtme si ta optimizoni kontentin tuaj.
- Shkruaj një përmbajtje të shkëlqyer
- Vendsoni një titull tërheqës
- Publikoni vazhdimisht (motorrët e kërkimit duan përmbajtje të re)
- Optimizoni kryeartikullin.
Mos harroni etiketimet (etiketimet ndihmojnë motorrët e kërkimit të kuptojnë se çfarë përmbajtjeje ka në atë faqe.
- Optimizimi i nën-artikujve (zakonisht paraqitet si titull kryesor i seksionit të artikullit ose faqes në internet)
- Optimizimi i përmbledhjes (Përshkrimi i shkurtër i tekstit që shfaqet në motorët e kërkimit nën titull)
- Fjala kyçe (fjala kyçe kryesore e synuar për përmbajtjen tuaj duhet të paraqitet në paragrafin e parë të artikullit tuaj në një mënyrë të përshtatshme)
- URL miqësore me motorit të kërkimit (URL ju siguron motorëve të kërkimit informacion përshkrues për përmbajtjen tuaj. Duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe domethënës dhe të përfshijë fjalë kyçe)
Përmbajtja është e vlefshme vetëm nëse shihet dhe një nga mënyrat më të dobishme për tu parë është përmes motorëve të kërkimit.
Këtu keni një përmbledhje të pikave kryesore:
- Sigurohuni që të dhënat të azhornohen dhe të jetë e rëndësishme
- Krijoni një strukturë logjike të site-it.
- Punoni për të përmirësuar performancën teknike të faqes tuaj
- Mos harroni optimizimin e videove
Kjo listë e teknikave të optimizimit të përmbajtjes, kur ekzekutohet mirë, do të përmirësojë shanset që përmbajtja juaj të jetë e dukshme në motorët e kërkimit.
Shtojcë
Optimizimi i imazheve
- Imazhet nuk u flasin algoritmave, por mund tu flasin njerëzve. Ato duhet të jenë tërheqëse dhe pasi të jenë përzgjedhur duhet te siguroheni që janë vërejtur nga motorrët e kërkimit.
- Teksti alt (përshkruajnë funksionin ose pamjen e imazhit tuaj, për t’i lënë motorët e kërkimit të kuptojnë cfarë përmban fotoja psh: <img src = “spageti.png” alt = “përshkrimi i imazhit”>)
- Etiketat e imazhit (tregojnë fjalët që shfaqen kur rri pezull mbi një imazh dhe ndihmojnë përdoruesin të kuptojë kontekstin e tij)
Optimizimi i videove
Mënyra se si ju përshkruani përmbajtjen tuaj të videos në motorët e kërkimit ka rëndësi për shikuesit.
- Kujdesuni për të pasur një titull interesant dhe tërheqës.
- Përshkrim i saktë i videos dhe përdorimi i fjalëve kyçe.
- Ngarkoni video cilësore në site-in tuaj.
Gjithashtu mbi videot mund të lexoni edhe 6 mënyra për të rritur shikueshmërinë e videove.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]