Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh. Nëse qëllimi juaj është të drejtoni më shumë trafik, të rritni ndërgjegjësimin, të edukoni një blerës për të marrë një vendim blerjeje ose të përmirësoni normat e konvertimit, video është një nga mënyrat më të shpejta dhe më të lehta për të komunikuar me audiencën tuaj. Pavarësisht nga industria, përfitimet e videos për pronarët e bizneseve përbëjnë një rast bindës për zbatimin e marketingut me anë të video-ve për biznesin tuaj.
- Cisco ka parashikuar që deri në vitin 2022 video-t në internet do të përbëjnë më shumë se 82% të të gjithë trafikut në internet.
- Shikuesit mbajnë mënd 95% të një mesazhi kur e shikojnë atë në një video, krahasuar me 10% kur e lexojnë atë në tekst.
- 83% e shitësve do të rrisnin besimin e tyre në video si një strategji marketingu nëse nuk do të kishte pengesa si koha, burimet dhe buxheti.
Lexoni dhe eksploroni pesë përfitime të fuqishme të përdorimit të marketingut me anë të vdeo-ve për biznesin tuaj.
1.Angazhoni klientët në rrjetet sociale
Pavarësisht nëse jeni në Facebook, LinkedIn, Twitter, Instagram, Snapchat ose TikTok, ndarja e mesazhit tuaj përmes video-s është e lehtë, e shpejtë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje kur bëhet fjalë për marketing-un me sukses të biznesit tuaj në audiencën tuaj të synuar.
- Postimet në rrjetet sociale që përmbajnë video kanë 48% më shumë shikime sesa postimet tjera. Kjo sinjalizon një mundësi të madhe që krijimi i përmbajtjes me video dhe shpërnarja në kanalet e zgjedhura do ti sjellë biznesit tuaj më shumë vëmendje nga ndjekësit.
- 100 milion orë video shikohen në Facebook çdo ditë. Një statistikë që tregon se është një audiencë e uritur e cila pret të përfshihet dhe të shikojë përmbajtjen e videos suaj në media sociale.
- Në Twitter, përdoruesit që shpërndajnë një video shohin një rritje prej 10X të angazhimit, në krahasim me postimet e tjera.
- Videot në Instagram marrin 21% më shumë ndërveprime sesa imazhet. Video-ja në rrjetet sociale gjeneron 1200% më shumë angazhim sesa teksti dhe imazhet e kombinuara.
2.Rrisin kërkimet organike
Rritja e shikueshmërisë së video-ve dhe rënditja në kërkimet organike të Google shkojnë paralelisht. Në fund të fundit, YouTube është në pronësi të Google, motori i kërkimit i të cilit kryen 3.5 miliardë kërkime në ditë. Video në faqet motorëve të kërkimit përmirësojnë kohën e kërkimit. Kjo metrikë është një tregues i cilësisë dhe rëndësisë së faqes në internet, kështu që motorët e kërkimit e përdorin atë si një faktor renditje. Vendosni një video dhe përmirësoni renditjen tuaj. E thjeshtë. Faqet që përmbajnë kontent të pasur, si video, janë treguar se rritin 3X më shumë klikueshmërinë në linqet lidhëse sesa një postet e thjeshta.
3.Ndërtoni besimin tek konsumatori.
Video mund të ndihmojë në ndërtimin e urës së besimit midis një biznesi dhe një konsumatori. Për shembull, krijimi i video-ve të produktit që tregon se si funksionon oferta e biznesit tuaj ose dëshmitë e klientëve me video që tregojnë mbi shërbimet tuaja janë agjentët kyç në rritjen e ndërgjegjësimit për markën tuaj. 90% e klientëve thonë se video-t ndikojnë në vendimarrjen e tyre për të blerë.
4.Njerëzit duhet ta njohin markën tuaj
Përmirësoni vetëdijen për markën dhe zgjeroni biznesin tuaj në fazën më të lartë të udhëtimit të blerësit duke përdorur video. Pozicionohuni si një udhëheqës i mendimit ose tregoni historinë e markës tuaj duke përdorur përmbajtje të shkurtër. LinkedIn zbuloi se videot nën 30 sekonda panë një rritje prej 200% në normat e përfundimit të shikimit të plotë të video-s.
5.Sipërmarrësit pëlqejnë video-t
Video-t nuk kanë të bëjnë vetëm me prezantimin e markës tuaj apo rritjen e shitjeve. Video-t janë një aspekt fantastik i cili sjell përpara sipërmarësve prezantimin në formën më të mirë të markës tuaj. A e dini se:
- 75% e drejtuesve të biznesit shikojnë video të lidhura me punën e tyre të përjavëshme.
- 59% e drejtuesve të bizneseve preferojnë të shikojnë një video gjatë leximit të tekstit.
- 54% e drejtuesve ndajnë përmbajtje video të lidhura me punën e tyre me bashkëpuntorët.
Nëse jeni të gatshëm të filloni të zbuloni përfitimet e video-ve për biznesin tuaj, mësoni më shumë për platformën Boost Discovery. Platforma shqiptare e cila ju mundëson që brenda pak minutash video-ja juaj të shikohet gjerësisht në mediat më të mëdha online në vënd.
Adaptuar nga lumen5.com
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]