Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash. Prioriteti i parë i gjithsecilit prej nesh bëhet siguria, familja, si dhe gjetja e mënyrave për t’u rikthyer në normalitetin që kishim përpara shpërthimit të pandemisë së COVID – 19.
Mirëpo, ndërkohë na duhet të përshtatemi sa të mundemi me realitetin aktual, e njëjta gjë vlen edhe për bizneset. Më poshtë do t’ju paraqesim 3 mënyra të inspiruara nga kompani të vërteta, për të përshtatur strategjinë tuaj të marketingut me klientët, punonjësit, njësoj sikurse vetë bota po përshtatet me situatën e krijuar ngado.
Punoni me aq sa keni!
Shancet janë që ju të keni reklama ekzistuese, për të cilat keni shpenzuar një buxhet të konsiderueshëm, mirëpo tani nuk dini se çfarë të bëni me to, a janë më funksionale. Përgjigja është po – ju mund të përdorni reklamat që kishit përgatitur, mjaft të bëni ndonjë ndryshim të vogël.
Merrni si shembull Travelzoo, një media e njohur që publikon oferta të verifikuara nga më shumë se 2.000 agjenci fluturimesh, argëtimesh apo kompani lokale. Në çdo të mërkurë, Travelzoo ka një fushatë reklamimi që bën të njohura dhe publikon 20 ofertat më të mira të partnerëve për një jave, përfshirë zbritjet në fluturime, hotele, ture, teatër, etj.
Travelzoo u adaptua menjëherë me situatën e COVID – 19, si dhe gjeti në mënyrë direkte një metodë për të përballuar fushatën e së mërkurës. Fushatën e përjavshme e zëvendësuan me kontent të ofertave ekskluzive – si përshembull mësimi i një gjuhe të re, regjistrime në revista për udhëtime, apo adresa për të blerë valixhe udhëtimi.
Kur përballeni me pasiguri, është e rëndësishme të mendoni se çfarë keni në dorë, e çfarë mund të bëni për t’iu drejtuar hapur audiencës suaj. Njoftojini ndjekësit tuaj se jeni akoma atje për ta dhe se jeni ende vlerë e shtuar për ta. Dhe, për ta bërë këtë nuk ju duhen reklama nga e para, apo një fushatë e re. Merrni atë keni, përshtateni dhe hidheni në treg!
Mos ju shmangi situatës aktuale
Është absolutisht kritike ta adresoni COVID – 19 te audienca juaj. Për shembull, një biznes familjar i quajtur Mixology e ka bërë këtë vazhdimisht. Ata e nisën me një email të përzemërt, familjar nga ana e CEO-së së kompanisë, i cili foli se sa e frikshmë është për një biznes të vogël të mbijetojë në një kohë krize si ajo e shpërthimit të një pandemie.
Ai gjithashtu i drejtoi klientët drejt faqes online, si dhe i inkurajoi të suportonin biznesin e vogël dhe punonjësit duke blerë online dhe duke suportuar kështu çdo punonjës dhe familjet e tyre.
Kompania u drejtua menjëherë nga orientimi i audiencës drejt 9 pikave të shitjeve të tyre, te promovimi i formave alternative të shërbimeve, në mënyrë që të vazhdonin besnikërinë e tyre ndaj klientëve të devotshëm.
Duke ofruar përvoja personale të blerjeve, karta dhuratash për t’u përdorur në internet ose në një datë të mëvonshme, apo komunikim të drejtpërdrejtë me dikë nga stafi, ky biznes i vogël po merr masa për të punuar me ato që kanë, e të mos i trembet faktit që pandemia i vë në rrezik që të mbyllin dyert e tyre.
Nëse do të jeni të drejtëpërdrejtë dhe do ta bëni të qartë se ndryshimet kanë ardhur si rrjedhojë e pandemisë së COVID – 19, atëherë klientët tuaj do ta vlerësojnë ndershmërinë dhe do t’i përgjigjen me besnikëri.
Qëndroni origjinal, qëndroni autentik!
Në një kohë krize, mendimi i parë i klientëve mund të mos jetë se si të blejnë një produkt të caktuar – e kjo është e kuptueshme. Është shumë e rëndësishme t’i qëndroni besnikë atyre vlerave të biznesit tuaj që ju bënë të kishit klientë luajal.
Kompanitë e të gjitha përmasave ndihen të rrezikuara në këto momente, por të ruani origjinalitetin është jetike në një kohë si kjo.
Drizly, distributor i pijeve alkolike, njihet për komunikimin me humor që ka, e për faktin se nuk e merr seriozisht veten. Nëse komunikimi i tyre do të ishte ftohur në këtë periudhë, me një ton ndryshe nga i zakonshmi, atëherë nuk do të ishte përgjigjur me të njejtën mënyrë siç ka krijuar klientë besnikë. Por Drizly vendosi ta ruante humorin .
Ata komunikojnë në mënyrë direkte me bashkëpunëtorët e tyre. Në email-e, ata vazhdonin të përdornin një ton që empatizonte mirënjohje, e jo një të egër apo të ftohtë siç partnerët mund ta prisnin në këtë periudhë.
Strategjitë tuaja të marketingut duhet të riformatohen disi në kohë krizash, por kjo nuk do të thotë se duhet të humbisni vlerat themelore të brandit tuaj, pastaj mos harroni, klientët tuaj janë bashkë me ju në këtë!
Tregohuni të sinqertë, të shkathët dhe të vërtetë
Në një periudhë ku të gjitha bizneset globalisht po përballen me situatën e pandemisë, ruajtja e mirëqënies së ekipit si dhe plotësimi i nevojave të klientëve, kërkojnë patjetër implementimin e strategjive të adaptuara në mënyrë kritike.
Adaptim nuk do të thotë të kërkoni një buxhet nga e para – përkundrazi! Adaptim në një kohë krize do të thotë që edhe pse gjithçka mund të duket e përmbysur, duhet që me atë që keni, të qëndroni oriigjinal dhe “të luftoni” situatën.
Kompanitë kudo në botë, të të gjitha përmasave, po përballen me të njejtën gjë. Ndajini me të tjerët metodat tuaja të adaptimit me situatën dhe suportoni njëri – tjetrin. Kohë të vështira kërkojnë masa të jashtëzakonshme si dhe strategji të ribëra, që i rezistojnë një bote në tranzicion…
Adaptuar nga Taboola
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]