Reviews, ose komentet e lëna nga klientët për “shijen” që i ka lënë biznesi suaj, janë ingredienti kryesor i suksesit për një biznes online. Njerëzit janë më të predispozuar t’i besojnë të tjerë njerëzve, se sa brand-it; janë rritur në një botë të bombarduar nga reklamat dhe e dinë që bizneset kanë për qëllim të shesin diçka, në një mënyrë apo një tjetër. Review-të e klientëve, nga ana tjetër, duket se japin përshtypjen e një gjëje të sinqertë e të pastër mbi vizionin e brand-it dhe produktin për të cilin po komentojnë.
Në fakt, një sërë kompanish kanë filluar të kenë prioritet review-të e e klientëve të lëna në uebsajt-in e tyre, si një opsion për të tërhequr më shumë klientë dhe për të rritur reputacionin e brand-it – por kjo strategji, nuk ka një sukses të garantuar.
Si të veçoni review-të e klientëve
Ka një sërë metodash të ndryshme për të bashkangjitur review-të e klientëve në uebsajt-in tuaj. Këtu mund të përfshini review-të individuale për produkte të ndryshme, ngjitur me faqen specifike ku shfaqet produkti, siç bën Amazon. Ose, ju mund të krijoni një faqe unike dedikuar review-ve të klientëve, siç bën Bombshell Sportswear.
Në të dyja rastet, ka disa praktika që duhet t’i ndiqni për të pasur sukses:
- Sigurohuni që të jenë të dukshme. Kjo në fakt është evidente, megjithatë review-të e shumë kompanive janë të vështira për t’u gjetur, ose lihen në fund të faqes. Nëse dëshironi që njerëzit t’i vënë re review-të, mos i vini në pozitën që t’ju duhet të kërkojnë shumë për t’i gjetur ato. Është okej t’i përfshini review-të bashkangjitur me informacionet e detajuara të produktit, por sigurohuni që të spikaten mjaftueshëm nga një vizitor normal i uebsajt-it tuaj. Po ashtu, për të tërhequr vëmendjen mund të përdorni grafikë të dukshëm.
- Përfshini edhe cilësinë edhe sasinë. Review-të më të mira përfshijnë edhe elementë sasiorë, edhe elementë cilësorë; sasia do t’ju japë njerëzve përshtypjen e vlerësimeve të larta për kompaninë dhe shërbimet e saj, ndërsa elementi cilësor, ju ofron atyre më shumë detaje. Shumica e kompanive ditët e sotshme, i lejojnë klientët të japin një vlerësim nga 1-10, ose diçka të ngjashme, për aq kohë sa të jetë konsistente. Ndër të tjera, sigurohuni që t’i stimuloni klientët tuaj që të lënë review (komente); në shumicën e rasteve, vetëm një numër nuk është i mjaftueshëm.
- Evitoni review-të fallco. Gjatë përpjekjes për të rritur në mënyrë fallco yjet në review-të e produkteve, ose për të rritur “listën e gjatë” të komenteve nga klientët, shumë marka kanë paguar qëllimisht review fake – të cilat janë palë të treta që tentojnë “të ndihmojnë”, e që mund të shkruajnë edhe komentet brenda review-ve. Në të dyja rastet, këto review janë pozitive por të pasinqerta – dhe shumica e klientëve janë në gjendje për të kuptuar diferencën. Është gjithmonë më mirë të lejoni komente që rrjedhin në mënyrë të natyrshme, edhe nëse jo gjithmonë janë lajkatare.
- Mbani edhe review-të pozitive edhe ato negative. Mund të tundoheni për të fshirë review-të negative ose për t’i fshehur, për të mbajtur në uebsajt vetëm ato pozitive. Megjithatë, në të gjitha rastet kjo është një ide e keqe. Zërat negativë me siguri që do të gjejnë një mënyrë tjetër për të shpërndarë opinionin e tyre, e nëse ju “zënë mat” duke fshirë komentet negative, ju do të humbisni besimin e klientëve tuaj. Përveç kësaj, kur një klient zbulon që një produkt ka vetëm review pozitive, ai mund të bëhet skeptik gjithsesi; në ndonjë mënyrë, review-të negative shërbejnë për të ndihmuar klientët të qëndrojnë në pritshmëritë e duhura mbi një produkt të caktuar.
- Lejoni klientët të rivlerësojnë review-të e bëra. Po ashtu, është ide e mirë të krijoni një mekanizëm i cili i lejon klientët të vlerësojnë komentet e lëna nga njëri – tjetri. Për shembull, ju mund të ofroni një buton i cili i lejon përdoruesit të klikojnë nëse i kanë gjetur review-të të dobishme, ose të padobishme, duke i lejuar ata të vlerësojnë komentet e shkruara, apo për të hedhur poshtë ato mashtruese. Kjoështë një mënyrë ideale për të renditur preferencialisht vlerësimet më të dobishme.
- Bëjeni të thjeshtë ripostimin e review-ve për të tjerët. Review-të e klientëve bëhen më të vlefshme kur mblidhni shumë prej tyre. Në fakt, është një ide e mirë për ta bërë të thjeshtë për klientët të ripostojnë review-të. Jepini atyre shumë opsione për të shkruajtur dhe postuar një review, në fusha të shumta, për shembull, ju mund të keni një “draft review”, me review-të aktuale të klientëve dhe gjithashtu t’ju dërgoni email klientëe pas blerjes më të re, për të lënë një review edhe për të.
- Mësoni nga review-të pozitive dhe ato negative. Review-të nuk janë thjesht për klientët e tjerë, për t’i nxitur ata të blejnë, por edhe për vetë ju. Kushtojini vëmendje si komenteve pozitive ashtu edhe atyre negative, në mënyrë që të rriteni.
Perfeksiononi qasjen tuaj!
Mbase nuk do të keni formulën e përsosur për review-të e klientëve që në fillimet tuaja, kur të nisni përpjekjen për t’i përfshirë ato. Përkundrazi, bëhuni gati që të keni shumë pak komente përgjatë rrugës që do të mësoni më shumë për procesin që keni nisur. Përdorni “AB testing” për të eksperimentuar me pamje të “layouts” të ndryshëm, për të parë se cili sjell më shumë angazhime nga audienca. Për aq kohë sa të vazhdoni të eksperimentoni dhe të përshtateni, është e sigurtë që do të gjeni formulën që funksionon më së miri për nevojat tuaja!
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]