Keni LinkedIn? Si të përdorni të dhënat demografike të LinkedIn-it, për përmirësimin e strategjisë suaj të marketingut

Me siguri që nëse jeni një profesionist, e keni një account në LinkedIn, por, a e dini se të dhënat demokrafike të uebsajt-it të LinkedIn-it mund të përdoren si një mjet marketingu për biznesin tuaj? Nëse jeni të interesuar për ta ditur se si funksionon dhe se si t’i përdorni këto të dhëna për të përmirësuar performancën e kompanisë suaj, më poshtë do t’ju paraqesim gjithçka që ju duhet të dini nga të dhënat demografike të LinkedIn-it, benefitet që mund të merrni prej tyre, si dhe si duhet t’i përdorni.

Ky artikull do t’ju ndihmojë:

  1. Të kuptoni se çfarë janë të dhënat demografike të uebsajt-it të LinkedIn
  2. Benefitet e të dhënave dhe Insights-eve të LinkedIn-it
  3. Si të shfrytëzoni të dhënat demografike të uebsajt-it të LinkedIn në 4 mënyra të thjeshta

Çfarë është demografika e uebsajt-it të LinkedIn-it?

Demografika e uebsajt-t të LinkedIn-it është një mjet që përdor të dhëna nga miliona përdorues aktivë të Linkedin-it për të nxjerrë Insights-et për vizitorët e uebsajt-it tuaj në LinkedIn. Kjo metodë ju lejon të monitoroni dhe analizoni përdoruesit e LinkedIn-it që vizitojnë uebsajt-in tuaj, në një periudhë të caktuar kohore. Shërben si një metodë e fuqishme për të ekzaminuar dhe përcaktuar efektivitetin e fushatës së marketingut të biznesit tuaj.

Demokrafika e uebsajt-it në LinkedIn hedh më shumë dritë mbi profesionistët që kanë vizituar uebsajt-in tuaj, duke grumbulluar të dhënat e tyre në 8 kategori, përfshirë këtu pozicionin e punës, profesionin, kompaninë, funksionin e punës së tyre, apo vendodhjen. Në thelb, demografia e uebsajt-it në LinkedIn i ndihmon bizneset që të përcaktojnë industrinë apo vendodhjen e pjesës më të madhe të vizitorëve të uebsajt-it të tyre.

Është e rëndësishme të nënvizojmë se është një mjet raportimi falas që e ndihmon biznesin tuaj që të kuptojë se çfarë lloj profesionistësh e vizitojnë uebsajt-in tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të përdorni insights-et për të përmirësuar teknikat dhe strategjitë tuaja të marketingut.

Në momentin që do të instaloni “Insight Tag-et” e LinkedIn-it në uebsajt-in tuaj dhe të përfshini faqet që dëshironi të analizoni, Demografika e Uebsajt-it përdor disa nga të dhënat më të sakta në të gjithë botën për profesionistët, si emri i kompanisë ku punojnë, industritë, titujt e punëve, etj.

Falë uebsajt-it demografik të LinkedIn, ju mund të zbuloni audiencë të re që është angazhuar në uebsajt-in tuaj dhe më pas të ripërcaktoni targetin dhe kontentin tuaj, bazuar në të dhënat që do të mësoni.

Insights-et e LinkedIn-it nxirren direkt nga database i tij, e pikërisht për këtë arsyje janë vërtet të sakta. Falë këtyre të dhënave, çdokush mund të krahasojë faqe të ndryshme për të analizuar se cili kontent funksionon më mirë për një “buyer persona”, duke pasur mundësinë për të përshtatur artikujt. Kjo në mënyrë që artikuj specifikë, të shërbejnë në funksion të njerëzve specifik të targetuar.

Benefitet e përdorimit të Demografikës së uebsajt-it të LinkedIn

Demografika e Uebsajt-it të LinkedIn ju lejon të analizoni çdo faqe në uebsajt-in tuaj, duke krahasuar faqet krah njëra – tjetrës, si dhe shikuesit herë pas here, në mënyrë që ju t’i adresoni mesazhin asaj audience që ju intereson më shumë.

Pa diskutim, çdo drejtues biznesi dëshiron të rrisë biznesin e tij dhe performancën, ditë pas dite. Nga ana tjetër, marketierët janë gjithmonë duke kërkuar të zbulojnë se çfarë lloj vizitorësh ka uebsajt-i i biznesit.

Më poshtë, disa benefite që do të keni nëse përdorni demografikën e uebsajt-it të LinkedIn-it:

  1. Ju ndihmon të njihni vizitorët

Demografika e uebsajt-it të LinkedIn ju shërben si një mënyrë efektive për marketierët, për të parë të dhënat e profesionistëve që janë vizitues të një uebsajt-i. Kjo i ndihmon për të përcaktuar të dhëna për pozicionin gjeografik të vizitorëve të uebsajt-it tuaj, si lokacionin, kompaninë, pozicionin e punës, etj. Kjo ju ndihmon të përcaktoni edhe fushat më të “përfitueshme” për fushatën e ardhshme të marketingut. Ju mund të përdorni të gjithë insights-et e vizitorëve të uebsajt-it tuaj, për të saktësuar targetin e përdoruesve që kanë më shumë potencial për t’u shndërruar në lead-e, klientë potencialë apo klientë.

2. Ju ndihmon të përcaktoni efektivitetin e marketingut tuaj

Fushatat e marketingut përdoren për të gjeneruar trafik në uebsajt-in tuaj, për të përmirësuar performancën e biznesit tuaj, në rastet kur aktivitetet e marketingut targetojnë një fushë të caktuar dhe një target specifik njerëzish. Në këtë rast, demografia e uebsajt-it të LinkedIn-it do t’ju raportonte mbi efektivitetin e një fushate të tillë. Në momentin që të dhënat demografike do të shfaqen në analitikën e vizitorëve të uebsajt-it, atëherë mund të përmirësoni strategjinë e marketingut tuaj.

3. Ndihmon të keni kontroll mbi vizituesit e humbur

Kjo metodë marketingu ju ndihmon të keni nën kontroll edhe kategorinë e vizituesve që uebsajt-i juaj i humbet. Demografika e uebsajt-it të LinkedIn-it ju lejon të shihni faqet e uebsajt-it që janë klikuar nga vizitorët. Në thelb, kjo ju jep një kontroll total për të njohur vizitorët besnikë, si dhe ata që ndaluan së bëri biznes me ju.

4. Instalim i thjeshtë

Me demografikën e uebsajt-it të LinkedIn është e thjeshtë të informoheni mbi vizitorët tuaj. Nuk ka nevojë të kërkoni as për një ekspert, mjafton të përfshini “Insight Tag-et” e LinkedIn-it në “HTML-në” e uebsajt-it tuaj.

5.Zbuloni audiencën

Kjo mënyra e thjeshtë do t’ju ndihmojë të zbuloni insights-et e një profesionisti që viziton uebsajt-in tuaj. Të dhënat e tyre mund t’i përdorni për të rregulluar strategjinë tuaj për fushatën e marketingut, në mënyrë që ta bëni më efektive nga ajo aktualja.

6.Krijoni një target-audiencë

Jo vetëm demografia e uebsajt-it të LinkedIn-it ju tregon se kush janë vizituesit e uebsajt-it tuaj. Në momentin që ju i mblidhni këto të dhëna, ju mund të krijoni një audiencë të personalizuar klientësh të uebsajt-it, për fushatën tuaj. Procesi është i thjeshtë dhe ka një tutorial që tregon procedurën hap pas hapi, në mënyrë që të finalizoni fushatën e parë.

7.Personalizoni kontentin tuaj

Meqënëse e dini se cilët janë profesionistët që e vizitojnë uebsajt-in tuaj, ju mund të krijoni faqe të targetuara dhe t’i krahasoni për të gjetur modelin që funksionon më së miri, ose më saktë, atë që potencialisht, është më tërheqës për vizitorët tuaj.

8.Synoni një audiencë më të mirë

Demografika e Uebsajt-it në LinkedIn do të përmirësojë strategjinë tuaj të marketingut. Informacioni që ju do të mësoni për vizitorët e uebsajt-it tuaj do t’ju ndihmojë të targetoni lead-e të kualifikuara, klientë në perspektivë dhe klientë potencialë. Nisur nga kjo, ju mund të ndërtoni fushata të paguara të cilat mund të gjenerojnë trafik në “landing pages”, të cilat do t’ju ndihmojnë të arrini më shumë lead-e të targetuara. Këto të fundit, me qëllimin për t’i kthyer në klientë që paguajnë.

4 hapa për të ngritur demografinë e uebsajt-it tuaj në LinkedIn

  1. Krijoni një profil të “LinkedIn Ads”

Ky është hapi i parë që kërkohet për të përfituar (në shfrytëzim të marketingut) nga demografia e uebsajt-it të LinkedIn. Kjo metodë është e aksesueshme vetëm për bizneset që kanë një account në “LinkedIn Ads”, ndaj në rast se nuk keni një profil ekzistues të biznesit, krijojeni një të tillë!

2. Instaloni “LinkedIn Insight tag” në uebsajt-in tuaj

Për të përdorur demografikën e uebsajt-it në LinkedIn, ju kërkohet të instaloni “insight tag-et” në uebsajt-in tuaj. Në profilin tuaj të “LinkedIn Ads”, navigoni në “Campaign Manager” dhe klikoni në “account assets”. Pas kësaj, zgjidhni “Insight Tag” nga menuja e “account assets”. Në momentin që do ta keni bërë, do t’ju shfaqen 3 hapa të nevojshëm për të përfunduar instalimin. Ndiqni procedurën e kërkuar për të instaluar “Insight tag-et”. Pas përfundimit, do të fillojë të mbledhë të dhëna për vizitorët e uebsajt-it tuaj, deri në njëfarë mase, përpara se të fillojë t’ju tregojë insight-et.

3. Monitoroni dhe analizoni të dhënat e demografikës së uebsajt-it të Linkedin-it

Demografika e uebsajt-it të LinkedIn-it ju jep akses në informacione për vizituesit tuaj, si emri i kompanisë, industria, profesioni, titujt, etj. Të dhënat që kjo demografikë ofron do të përputhen me kriteret e targetuara për fushatën tuaj të marketingut. Më pas, ju do të mund të monitoroni dhe analizoni efektivitetin e fushatës suaj të marketingut, për vizitorët që keni në target.

Shënim: Për të parë këto të dhëna demografike, navigoni në toolbar, në krye të “campaign manager” dhe klikoni në “website demographics tab”.

4. Aplikoni të dhënat e grumbulluara për të përmirësuar performancën e biznesit

Pasi të merrni “në duar” informacionin e nevojshëm për vizitorët tuaj, nëpërmjet demografikës së uebsajt-it të LinkedIn-it, më pas, gjithçka që ju nevojitet është që të përdorni këto informacione për të përmirësuar performancën e kompanisë suaj. Për ta bërë këtë, sigurohuni që kontenti i ri për blog-un tuaj të synojë shumicën e audiencës suaj. Fokusojeni blogun kryesisht në audiencën e targetuar nga fushata e marketingut.

Konkluzione

Demografia e uebsajt-it të LinkedIn është një mënyrë efektive e marketingut, e cila mund të përdoret për të monitoruar dhe analizuar efektivitetin e fushatës së marketingut, për një audiencë specifike të targetuar. Bizneset, do të ishte mirë të përfitonin nga këto insights-e domethënëse për vizitorët e uebsajt-it të tyre. Mos harroni se demografia, është një aset që ka impakt në përmirësimin e performancës së përgjithshme të kompanisë suaj.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!