A e dini se 84% e CEO-ve në Europë dhe 94% e atyre në Shtetet e Bashkuara përdorin rrjetet sociale? Po ashtu, 80% e vendimeve që merren, ndikohen nga informacionet e bazuara në artikuj, informacione dhe burime?
Njerëzit blejnë nga njerëz që njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Por, në epokën dixhitale, të pasurit shumë informacion online do të thotë se ne mund të arrijmë shumë gjëra bazuar në iniciativën tonë për të investiguar për informacion përpara se të takojmë dikë, të investojmë te ai apo t’i besojmë. Aftësia për të treguar historinë tonë në mënyrë të fuqishme në rrjetet sociale është thelbësore, por, si mund të krijojmë besim te individë të cilët nuk i kemi takuar ndonjëherë?
Merrni në konsideratë se niveli i besimit në çdo marrëdhënie, nëse bëhet fjalë për ata që duam, kolegët në punë, klientët, apo pronarët e dyqanit të zonës, bazohet nga ata që “na njohin”. Sa më shumë të na njohin, aq më shumë mund të na pëlqejnë dhe aq më shumë i drejton kjo te besimi.
Por, si e krijojmë besimin? Njësoj sikur kursimi i parave për shtëpi, pushime, makinën e ëndrrave, kërkon kohë. Kjo ndodh njësoj – fusni para në arkën e kursimit herë pas here. E njëjta gjë ndodh me VLERAT – duhen bërë në mënyrë TË QENDRUESHME.
VLERË + QENDRUESHMËRI = BESIM
Kjo është formula për të krijuar besim!
Çfarë janë vlerat?
Përpos fjalit që është një nga termat më jo specifike, më të keqkuptuara dhe më të përdorura në termat e biznesit, le të eksplorojmë se çfarë do të thotë të ofrosh vlera. “Value” vjen nga frengjishtja e vjetër, “valoir” dhe latinishtja “valere”, që do të thotë “vlen”. Por, kur flasim për përcjelljen e vlerave, do të thotë që duhet të përcjellim diçka që është e vlefshme për dikë tjetër. Por, duhet të vlejë edhe në tërmat monetarë. Duhet të jetë diçka e dobishme. Duhet të ndikojë te statusi, të zbavisë, inspirojë apo motivojë. Dhe, mbi të gjitha, duhet të shmangë diçka të pakëndshme.
Ne mund të përcjellim vlera në dy mënyra për audiencën tonë: duke u bërë klienti i saj, punonjësi, palët e interesuara, apo duke i bërë ata klientët tanë.
-theksoni benefitet
-kapërceni pengesat
Ne duhet të veshim këpucët e klientëve tanë dhe të pyesim veten; nëse do të isha duke e dëgjuar apo parë këtë, çfarë të mire do të përfitoja? Mund t’i kursej vetes kohë? Mbase mund të më përmirësojë shëndetin, apo të më ulë nivelin e stresit.
Burimin e vlerave e kemi “në majë të gishtave”
Burimi i vlerave për një klient qëndron në majë të gishtave tanë – nga zhgënjimet apo ankesat e tyre. Merrni pak kohë për të memorizuar atë që ata thonë dhe bëjnë dhe më me rëndësi, rivlerësojini herë parë here. A janë gjëra të thjeshta apo nuk arrini t’i kuptoni? Është jetike – e kjo duhet nënvizuar – të thelloheni në atë që klientët tuaj thonë, pasi në të vërtetë ata, nëpërmjet fjalës së tyre po ju pyesin “si mund të ndihmosh të zgjidh këtë problem?”
Cilat janë kundërshtimet që hasni nga klientët? A ndryshojnë nga klienti në klient, apo ata të gjithë shprehin të njëjtat pakënaqësi?
Gjatë reflektimit se si mund t’i zgjidhim këto probleme, jo vetëm që zhvillojmë produktet dhe shërbimet tona, por kjo na ndihmon të rrisim angazhimet e klientëve tanë dhe të krijojmë besim te ata.
Qëndrueshmëria shet
Komponenti i dytë që kërkohet për të krijuar besim është qëndrueshmëria. Një pjesë e madhe e organizatave udhëzues për brand-in për t’u siguruar që imazhi dhe ndjesia e gjithçkaje të kompanisë është konsistente dhe identifikohet me ta. Por njerëzit blejnë nga njerëzit, kështu që nuk mund t’ja lëmë në dorë organizatës ta bëjë për ne. Është në dorë të ne individëve të bëhemi të vlefshëm , e kjo fillon me të qëndruarit në rrugën e duhur.
Ja disa gjëra që duhet të konsideroni:
A duket fotoja ime si unë? A mund t’ju identifikojë dikush në një cep dhome, vetëm duke u bazuar në fotot tuaja që ka parë në LinkedIn, uebsajt-in e kompanisë, etj? a jam i njejti person në jetën reale me atë që jam në botën dixhitale?
A e përdor të njejtën foto gjithandej? Duhet të keni të njejtën foto profesionale të cilën e përdorni në të gjitha faqet tuaja të biznesit, në mënyrë që të identifikoheni kudo që të jeni, e mbi të gjitha kudo që shkoni. Të pasurit të njejtën foto profili fillon të krijojë një lidhje mes kontentit që ju rekomandoni, pëlqeni, komentoni, apo çdolloj interaktiviteti që ju keni dhe kudo që të shfaqeni.
A duket profili im njësoj, pavarësisht se ku më gjejnë njerëzit? A jeni duke thënë të njejtat gjëra? A jeni konsistent në postimet që bëni? Në atë që bëni dhe vlerat që përcillni? Ne nuk mund të themi ekzaktësisht të njëjtat gjëra në çdo rrjet social, por mund të ruani një linjë mendimi.
Akordohuni në frekuencën tuaj
Një nëndarje e konsistencës është edhe frekuenca, sidomos kur bëhet fjalë për mediat sociale. Në momentin që ne fillojmë të komunikojmë me audiencat tona, ata mbështeten te ne dhe vijnë me pritshmëri. Ata zgjedhin të investojnë kohën e tyre te ne, e sa më shumë kohë të shpenzojnë me ne, aq më shumë do të familjarizohemi me ta. 3 këshilla nga t’ja nisni për të ruajtën frekuencën tuaj:
- Zgjidhni të njëjtën ditë, të njëjtën orë, të njejtin vend çdo javë, për të bërë një postim
Dhe qëndroni konstant. Mos e ndryshoni në kohë. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e frekuencës. Nuk është se do të arrini ndonjë gjë të madhe nëse postoni 5 ditë në një javë dhe pastaj javës tjetër asgjë. Ju mund të krijoni një marrëdhënie duke filluar gradualisht, duke arritur të menaxhoni si veten, ashtu edhe pritshmëritë e të tjerëve ndaj jush.
2. Gjeni një artikull që ju pëlqen, ripostojeni dhe komentoni një mendim tuajin
Nëse nuk jeni mësuar të krijoni vetë, atëherë kjo është një këshillë e mirë nga t’ja nisni. Për ta bërë të funksionojë, bashkangjitni komentin tuaj ose perspektivën tuaj, e cila i drejtohet në mënyrë direkte audiencës suaj. Për shembull, në rast se jeni financier, apo financiere, shkruani një përmbajtje me 3-4 fjali ku të orientoni njerëzit në menaxhimin e të ardhurave të tyre. Mos harroni, qëndroni konstant!
3. Përgjigjuni komenteve
Nëse njerëzit komentojnë, kjo do të thotë se ata po angazhohen me postimet tuaja dhe po marrin kohë për të ndjekur botimet tuaja. Një “faleminderit” është një formë mirësjellje, por që nuk krijon biseda – nëse shtoni “ju thatë, ata thanë” – krijohet një ndjesi familjare dhe me kalimin e kohës, do të rritet besimi. Ky i fundit, nuk e dini asnjëherë se ku mund t’ju çojë!
Ndërkohë që profili jonë në rrjetet sociale zhvillohet, njerëzit do të vijnë me pritshmëri te ne, për të parë vazhdimisht kontributin tonë. Kjo është arsyeja pse qëndrueshmëria është kaq e rëndësishme, pasi nëse “e thyejmë” besimin, do të jetë edhe më e vështirë për ta krijuar sërish.
Me kalimin e kohës ne mund të mendojmë se duhet shtuar doza e postimeve dhe duhet zhvilluar kontenti i krijuar nga vetë ne. Çfarëdo që të postojmë ama, çfarëdolloj kontenti me të cilin vendosim të angazhohemi – duhet t’i qëndrojmë besnik!
Të gjithëve na pëlqen të blejmë nga njerëz që njohim, pëlqejmë apo besojmë… dhe krijimi i besimit ju ndihmon të rrisni shitjet. Ofrimi i vlerave dhe konsistenca në ato vlera që po ofroni plotësojnë atë që quhet besim dhe familjarizim me klientët tuaj, punonjësit dhe këdo tjetër me të cilin keni të bëni. Me kalimin e kohës, duke qenë i qendrueshëm do të arrini statusin e një autoriteti, partneri, apo bashkëpunëtori të besueshëm.
Mediat sociale mund të jetë një motorr i fuqishëm për organizatat tona, për të ndërtuar kredibilitet dhe besim, për aq kohë sa ne sjellim në mënyrë konstante vlera, në gjithçka që bëjmë!
Adaptuar nga Customerthink.com
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]