Inteligjenca artificiale (AI) në marketing mund të jetë një pafundësi mundësish ekzaltuese, pasi aktualisht jemi në zbulim e sipër të “thesarit të arit” që Inteligjenca artificiale ka. Impakti i inteligjencës artificiale dhe makinerive “të zgjuara” është spektakolar dhe, si vetë administratorët e bizneseve ashtu edhe marketierët dixhital, mund të marrin benefite të jashtëzakoshme.
AI në marketing është premtuese – gjetja e zgjidhjeve më efiçente, më të zgjuara dhe më miqësore kundrejt klientëve. Çdo kompani do të dëshironte të kishte avantazhe konkurruese nëpërmjet aplikacioneve kryesore të Inteligjencës artificiale për marketingun dhe biznesin, e në fund të fundit, të gjenerojnë më shumë shitje. Por, pyetja nuk është nëse duhet të kënaqemi me Inteligjencën Artificiale, por si ta studiojmë dhe të përzgjedhur programet e duhura të AI, për të përparuar në biznes me një shpejtësi “rrufe”. Inteligjenca artificiale nuk mundëson fitore afatshkurtra. Me aplikacionet inovative dhe idetë kreative e të testuara për sukses në markting, ju mund të përmirësoni jo vetëm imazhin e brandit, por edhe emrin e tij në treg. Gjatë dekadës së ardhshme, ju mund të prisni një transformim total të marketingut, duke qenë se mjetet dhe paisjet e drejtuara nga Inteligjenca Artificiale janë të orientuara për të komunikuar me klientët tuaj potencialë dhe për t’i kthyer në klientë të mirëfilltë. Në këtë artikull, ne do t’ju nënvizojmë 7 metoda të njohura se si marketingu nëpërmjet Inteligjencës artificiale mund t’ju ndihmojë të fuqizoni biznesin tuaj në 2020.
- Parashikimi i sjelljes së konsumatorit, nëpërmjet Propensity models
Të dhënat janë thelbësore në vendimmarrje. Ju mund të gjeneroni më shumë të dhëna dixhitale nëpërmjet parashikimeve të mundshme, ose modeleve të propabilitetit. Algoritmet e ndryshme mund të zbërthehen në të dhëna, në mënyrë që të prodhojnë në kohë reale ide të qarta për vendime më të sigurta për biznesin. Sa interesante do të ishte për ju, në rast se do të kuptonit se kush është me gjasa më i interesuar për të pranuar një ofertë, se sa dikush tjetër? Me rezultatet statistikore të Propensity models, identifikimi i klientëve potencial është bërë realitet. Makineritë “e zgjuara” kanë zbërthyer potencialin e propensity models – dhe kanë forcuar pikët propensity. Ju mund të kuptoni propabilitetin e një klienti për të blerë, si dhe “vlerën” e tij për ju. Si profesionistë të AdWords, ju mund të nxirrni Insights dhe strategji marketingu, të cilat ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja – gjithçka që ju duhet është të përdorni inteligjencën artificiale për të definuar target- audiencën tuaj, si dhe qëllimet e fushatës. Inputet tuaja mund të shërbejnë si një ndihmë që sistemet automatike të rekomandojnë strategji. Qasja është sistematike – gjithçka që duhet të bëni është të identifikoni objektivat për nxjerrjen e të dhënave, krijimin dhe vërtetimin e modeleve, si dhe menaxhimin e rezultateve. Hapi i parë që mund të ndërmerrni është një listim i skenareve për zgjidhjen e problemeve të kompanisë suaj. Ky lloj reflektimi do t’jua lehtësojë identifikimin e objektivave të biznesit tuaj dhe burimet e të dhënave që ju duhen në dispozicion, për të zgjedhur se çfarë rruge dëshironi të ndiqni. Pas nxjerrjes së të dhënave, ju mund të krijoni disa mini-modele dhe t’i testoni, përpara përzgjedhjes së modelit final. Më në fund, pasi të shikoni përputhjen më të mirë të njërit prej modeleve, me objektivat e kompanisë, mund ta aplikoni me bindje.
- Reduktimi i vonesave në rrjet, nëpërmjet përdorimit të faqes së akseleruar telefonike (AMP)
Imagjinoni sikur përmbajtjet tuaja të rezultonin në karoselin e postimeve më të fundit – do të ishte fantastike apo jo? Me inteligjencën artificiale, mund ta kuptoni se sfera e marketingut ka ndryshuar. Ju mund të përdorni faqen e akselerimit telefonik për të reduktuar vonesat gjatë navigimit, gjë e cila rrit edhe opsionin e rankimit të sajt-it tuaj, për të qenë në 3 rezultatet e para në Google, nga trafiku i gjeneruar në ueb. Nëse dëshironi që të nxisni konsumimin e përmbajtjeve e që sajti juaj të jetë edhe më miqësor me ndjekësit, atëherë AMP është zgjidhja e duhur. Disa nga brandet më të mëdha e përdorin – eBay krijoi AMP-në në versionin e personalizuar për produktet e tyre, si një provë se ky koncept ndihmon veçanërisht në sajt-et për blerje.
- Hartimi i përvojave të personalizuara nëpërmjet Algoritmeve Inteligjente
Nëse ju dërgoni mesazhe të personalizuara, mund të thoni se po i merrni më të mirën inteligjencës artificiale. Pra, automatizimi i detyrave dhe krijimi i kontentit të personalizuar, krijon eksperiencë unike për çdo konsumator – dhe kjo është e ardhmja e marketingut. Platforma Uberflip e bën shumë të thjeshtë personalizimin e kontentit dhe ekzekutimin në një audiencë të larmishme, për marketierët B2B. Platforma krijon gjenerim të ardhurash dhe jo vetëm angazhime në produkte apo artikuj, gjeneron lead-e dhe mundet të çojë kontentet në atë pikë, sa që të përmbushin qëllimet e kompanisë suaj. Një tjetër softuer interesant i cili dërgon mesazhe të personalizuara te konsumatorët është Aizimov. Kjo platformë përgatit kontentin e personalizuar për mediat sociale, për burimet e lajmeve, transkriptet financiare, si dhe krijon email-e të personalizuara për secilën target- audiencë tuajën.
Si funksionon? Paisja është e programuar për të analizuar psikologjinë e përdoruesve, e më pas të vendosë në krijimin e përmbajtjeve, llojin dhe mënyrën si do të ndërtohen, si dhe mënyrën si kontenti do të shkruhet. Po ashtu zgjedh kanale si email, Twitter, LinkedIn dhe më shumë, për të mbërritur te secila platformë. Bazuar në analizën e të dhënave, AI mund të disponojë përmbajtje të personalizuara, bazuar në lokacionin, demografinë, interaktivitetin në të shkuarën të përdoruesit, etj. Po ashtu, ka algoritme inteligjente të cilat personalizojnë edhe njoftimet. Nëpërmjet aktivizimit automatik të njoftimeve, mesazhi i duhur, dërgohet në momentin e duhur te një përdorues. Përshembull, aplikacionet e ndryshme muzikore të cilat sygjerojnë këngë të reja, bazuar në atë çka keni dëgjuar më përpara. Edhe pse personalizimi i kontentit mbetet një nga sfidat më të mëdha të brandeve, me përmirësimin e algoritmeve, do të zbuloni se një sasi e jashtëzakonshme gjërash, mund të realizohen nëpërmjet mjeteve të Inteligjencës Artificiale.
- Krijimi i përmbajteve nëpërmjet inteligjencës artificiale
Përpara se të personalizoni një përmbajtje, duhet ta krijoni atë. Nëpërmjet mjeteve të AI, krijimi i kontentit mund të jetë një vlerë e shtuar për marketierët, të cilët duan të krijojnë kontent të suksesshëm për çdo segmet të çdo kanali. Krijimi i përmbajtjeve në mënyrë të automatizuar për bizneset është ende në kërkesë. Sipas Gartner, deri në vitin 2018, 20% e të gjithë kontentit të bizneseve pritej të prodhohej nga makineritë. Edhe pse nuk pati ndonjë rritje të konsiderueshme në krijimin e përmbajtjeve të automatizuara për bizneset, siç pritej, parashikimet janë ende një cikël i vazhdueshëm. Ju mund të shikoni krijimin e kontentit dixhital në kompani të ndryshme, duke përfshirë:
- Kontratat dhe raportet
- Pasqyrën e fitimeve dhe humbjeve
- Insights në kohë reale për angazhimet
- Mesazhet e targetuara
- Raportet vjetore, njoftimet për shtyp dhe artikujt e lajmeve
- Komunikimet e personalizuara, etj.
Ka një sasi të madhe të mjeteve të inteligjencës artificiale që e lehtësojnë krijimin e përmbajtjeve. Acrolinx është një platformë e jashtëzakonshme, e cila ndihmon në harmonizimin mes strategjisë tuaj të marketingut, me krijimine përmbajtjes. Platforma e lexon përmbajtjen tuaj dhe më pas e përkthen në kontent, nga motorrët AI. Markat botërore si Google, Facebook, IBM e përdorin Acrolinx për të prodhuar kontent on-target. Po ashtu, ju mund të merrni informacion për kontentin me të cilin audiencat tuaja kanë gjasa të angazhohen, nëpërmjet Rocco. Një tjetër element kyç është kontenti vizual, sidomos në fushata marketingu. Stackla krijon përmbajtje unike nëpërmjet përdorimit të pozicioneve gjeografike, fjalëve kyçe, hashtageve, etj. Duke grumbulluar të dhëna nga të gjitha profilet, i mbledh sëbashku për të krijuar më pas pamjen më të të mirë vizuale.
- Optimizimi i buxhetit të “pay-per-click” nëpërmjet AI
Nëpërmjet këtij sistemi ju mund të zbuloni kanale që nuk janë përdorur nga konkurrentët tuaj. Shumica e marketierëve e përdorin buxhetin e tyre në “Pay-per-click”, në Facebook ose AdWords. Sistemi i inteligjencës artificiale mund të ndihmojë me optimizimin e shpërndarjes së reklamave. Platforma Albert ndihmon në një sërë mënyrash, si përshembull në blerjen autonome të audiencës. Nëpërmjet AI, ju mund të analizoni, menaxhoni dhe optimizoni reklamat e paguara në fushata, me pak përpjekje njerëzore.
- Krijimi i Chatbots–eve
Chatbots-et e inteligjencës artificiale janë një mënyrë fantastike për krijimin e kontentit të marketingut të personalizuar. Duke pasur qasje në milionë të dhëna për klientët, chatbots-et mund të parashikojnë vështirësitë që po has një përdorues i caktuar. Jo vetëm që ofrojnë shërbim klienti në mënyrë direkte, por mund të të japin edhe paraprakisht këshilla dhe sygjerime. Një shembull i mirë është chatbots i kompanisë Alibaba. Në ditën më të madhe të shitjeve të Alibaba në 2017, chatbot i kompanisë menaxhoi mbi 95% të pyetjeve të ardhura dhe ju përgjigj më shumë se 3.5 milionë klientëve. Aftësia për të zgjidhur problemet e klientëve është një pikë e fortë për biznesin tuaj. Nevoja për krijimin e chatbots-eve vetëm sa vjen dhe rritet. ManyChat mund t’ju ndihmojë në krijimin e chatbots-eve për Facebook Messenger.
- Njohja e automatizuar e imazheve
Nëse së fundmi jeni marrë me Google Photos, me siguri jeni mahnitur nga aftësia e softuerit për të identifikuar njerëzit dhe fotot. Me 99% siguri, mund ta shfrytëzoni njohjen e imazheve për të arritur qëllimet tuaja të marketingut. Si marketierë, ju mund ta përdorni identifikimin e imazheve për të sinkronizuar kontentin online dhe vizitat në dyqane. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të identifikoni klientët potencialë. Brande globale si Facebook, Amazon, Pinterest, ndërkohë, janë në përdorim të identifikimit të imazheve për të skanuar foto dhe video që ndihmojnë në identifikimin e njerëzve dhe objekteve. Me pafundësinë e mundësive të AI, ju nevojitet patjetër dixhitalizim i biznesit tuaj, pasi do të keni avantazh me kohën, eficencën, dhe rezultate pa gabime.
Ashtu si CEO i iRobot, Colin Angle thotë: “Do të jetë shumë interesante për të parë se si shoqëria do të menaxhojë inteligjencën artificiale, por do të jetë zbavitëse gjithashtu.”
Ndaj, bëhuni gati për të shpalosur fuqinë e inteligjencës artificiale dhe shijoni produktivitetin, përfitimet dhe eficencën.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]