Drejtuesit e zyrave të marketingut pothuajse gjithnjë janë njohës të mirë të rëndësisë së përdorimit të mirë të mediave. Ata kanë për detyrë të menaxhojnë një sërë proçesesh nga sektorë dhe departamente të ndryshme, në mënyrë që të marrin rezultatin e dëshiruar. Distributorët kërkojnë ndihmën e marketierëve për të shpërndarë emrin e brand-it. Drejtuesit e zyrës së financave kërkojnë të shohin shitjet dhe kthimin e investimeve. Ekipi që kujdeset për produktet kërkon që të sjelle gjithnjë e më tepër risi inovative. Ndërkohë, drejtuesit e zyrës së marketingut jo vetëm që janë njohës të mirë të të dhënave të kompanisë, të cilat duhet të shpërndahen në media, por nga ana tjetër duhet të kujdesen që kjo shpërndarje të vihet në funksion të qëllimeve të kompanisë.
Kërkimet për tregun janë një faktor ndihmues
Sipas studimeve, 83% e marketierëve kërkojnë të rrisin rolin e tyre në studimin e tregut në 12 muajt e ardhshme. Në mënyrë që të menaxhojnë të gjitha kërkesat e tyre, marketierët duhet të tregojnë se përse marrin vendime të caktuara lidhur me buxhetin që kërkohet të shpenzohet, e kjo është pikërisht ajo që shpjegon tendencën e marketierëve për 2020. Por, cilat janë llojet e studimit të tregut që i nevojiten një marketieri, për të kuptuar se si duhet të shpenzojë buxhetin e vënë në dispozicion? Më poshtë, disa sygjerime që mund t’i merni në konsideratë:
Modeli i Medias Miks (Media Mix Modelling)
MMM është një nga llojet më gjithëpërfshirëse të hulumtimit të tregut. Ky model merr në studim të gjithë “përzierjen” e mediave dhe i mundëson marketierëve të kuptojnë se si çdo dritare e secilës media ka shërbyer në performancën e KPI. Po ashtu, mund të sjellë edhe analiza parashikuese se si taktika të caktuara mund të përmirësojnë ROI-n.
Studim i thelluar për Analitikën e Marketingut
Shfrytëzimi i një studimi të thelluar të një platforme (softuereve që bazohen në inteligjencën artificiale) mund të ndihmojë për të kuptuar efektivitetin e strategjive të marketingut të një kompanie, promovimit, shitjeve apo investimeve të tjera të lidhura me marketingun. Për shkak të natyrës së automatizuar që këto sisteme kanë, shpesh marrin shumë më pak kohë se në rastin e Modelit të Medias Miks. Studimet tregojnë se kompanitë që përdorin të dhëna nga makineritë e inteligjencës artificiale (AI), do të fitojnë 1.2 miliardë dollarë më shumë në media, se sa ato që nuk do t’i përdorin.
Shtegu për blerje
Ky lloj modeli i research-eve për tregun është një version i thjeshtëzuar i formave të tjera të studimit, që fokusohen në ndjekjen e hapave të navigimit të audiencave online. Mund të identifikojë se cila platformë e medias performon më mirë në vendosjen në lëvizje të njerëzve, për shitjet e produkteve, duke kaluar nga marrja e thjeshtë në konsideratë të një produkti, në rezervimin e tij për ta blerë. Madje, ky lloj studimi është edhe më pak i kushtueshëm dhe mund të kërkojë gjysmën e investimit, krahasuar me Studimin e thelluar për Analitikën e Marketingut. Megjithatë, nga ana tjetër, nuk do të ofrojë aq shumë të dhëna, krahasuar me dy opsionet e tjera.
Përzgjedhja e opsionit më të mirë
Arritja e suksesit nëpërmjet kërkimeve të marketingut kërkon angazhimin e të gjithë kompanisë apo organizatës. Të gjitha thellimet bazohen në informacionin origjinal që i dërgohet kompanisë së studimit të tregut. Sigurimi i cilësisë së të dhënave të sakta, në rastet kur përfshihen kompani të shumta mund të jetë sfidues. Kjo bën që të jetë thelbësore që të gjitha departamentet e kompanisë të punojnë sëbashku dhe stresi i marketierëve është që të kenë në duar të dhënat më të sakta.
Këto të dhëna të grumbulluara duhet të shërbejnë po ashtu për të kuptuar se çfarë duhet ndryshuar, me qëllim që shitjet të rriten dhe performanca e kompanisë të përmirësohet. Kjo strategji do të çojë në përzgjedhjen e modelit të duhur për nevojat e kompanisë suaj. Kjo përzgjedhje e modelit më të mirë është thelbësore për shkak se çon jo vetëm në kursimin e kohës, por edhe të parave. Opsioni më i mirë i sjell informacion kompanisë se çfarë duhet të bëjë për të optimizuar shpenzimin e parave në media, në të ardhmen – duke përfshirë këtu fushatat, menaxhimin e buxhetit dhe presionit të medias, e sigurisht, së fundmi, si të arrini në përzierjen e duhur mes mediave të ndryshme.
Duhet të sigurojë një panoramë të plotë të performancës së marketingut, në aspektin e medias por edhe në nivelin e fushatave, në mënyrë që të buxheti të përpjestohet në mënyrën e duhur në mes kanaleve të ndryshme, taktikave dhe strategjive të medias, si dhe për të pasur ROI-n më të lartë nga të gjitha kanalet dhe produktet.
Testimi i “ujërave”
Nëse rezultatet e studimit të tregut sygjerojnë se buxheti duhet ndryshuar, merrni parasysh se një testim i vogël paraprak nuk do të ishte keq, për të kuptuar efektivitetin e njohurive dhe për të ditur nëse do të keni një fitore paraprake. Këto lloj testimesh rekomandohen gjithashtu pasi duhet një kohë e konsiderueshme për të organizuar shpërndarjen e të dhënave në formate të reja, e më pas për t’i testuar derisa të përcaktohet strategjia e re. Në fakt, testimi i “ujërave” duhet të jetë një strategji e vazhdueshme. Sa më shpejt të merren insight-et e testit të parë dhe të reflektohet bazuar në to, aq më ndikim pozitiv do të ketë mëtej.
Mbahuni fort!
Meqënëse marketierët kanë më shumë presion nga palët e interesuara për të kapur targetin e përcaktuar dhe për të demostruar ROI-n, gjasat janë që të jenë ata shtylla kurrizore e studimit të tregut. Padyshim kjo është ekzaltuese dhe shpërblyese, që nga rritja e performancës dhe mundësia për të pasur më shumë impakt me një buxhet më të ulët. Hapi më vital është përcaktimi i studimit të duhur të tregut, për të arritur qëllimet e kompanisë. Në momentin që ky përcaktim bëhet, e gjithë pjesa tjetër është thjesht gërmim për të dhëna.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]