Marketingu i kontentit të ushqimit! Të dhëna, trende dhe insights që duhet të keni parasysh për fushatën tuaj të ardhshme.

Kur bëhet fjala për “Food Industry”, ose Industrinë e Ushqimit, shijet dhe preferencat e konsumatorëve janë gjithmonë në ndryshim e sipër. Brand-et që bëhen të suksesshme dhe qëndrojnë të tilla edhe në kohë, janë ato që i tregojnë ndjekësve që po ecin me hapin e tyre.

Jo vetëm që shpenzimet e harxhuara për ushqim nuk është se po zvogëlohen, përkundrazi, por nga ana tjetër vajzat dhe gratë nuk etiketohen më si “klientet” kryesore të ushqimeve shtëpiake, pasi besojeni ose jo, mileniasit kanë filluar të vënë “vulën” e tyre si konsumatorë, por edhe si “kuzhinierë”.

Në këtë artikull, ju do të mësoni për prirjet dhe njohuritë e mbështetura në studime dhe statistika, të cilat ju ndihmojnë të prodhoni përmbajtje të suksesshme për audiencën e kontenteve të ushqimit.

Do t’ju tregojmë se si të diferencoheni nga konkurrentët tuaj duke theksuar mundësitë më të mira – zonat me ofertë të ulët dhe kërkesë të lartë – që marketierët e ushqimit të mund të “ushtrojnë” profesionin e tyre të qetë e të lumtur!

Me ofertë, kemi përcaktuar përqindjen e buxhetit të shpenzuar në një lloj kontenti të të gjithë rrjetit Taboola dhe si kërkesë, kemi përcaktuar opsionin “click-through-rate” (CTR), ose kliko-përmes-normës.

Le të gërmojmë më tej!

Kontenti më i mirë për Krijuesit e Kontentit të Ushqimit

Në fakt, ajo që duhet të dini është se soji më i mirë i kontentit të ushqimit, si fotot, videot, artikujt, etj., varen nga shteti për të cilin po përgatitet ky kontent. Në rang global, kontenti me tekst vazhon të jetë shumë i preferuar, pavarësisht ofertave të mëdha. Gjithsesi, mundësia më e madhe për marketierët e ushqimit mund të gjendet në fushata me video në landing pages. 

Praktikat më të mira kreative për Marketierët e Kontentit të Ushqimit

Në Raportin e Standartit të Ushqimit, ju do të gjeni praktikat më të mira për të qenë të suksesshëm në krijimin e videove dhe në fushatat e kontentit të sponsorizuar.

Më poshtë, disa foto që janë bërë trend dhe është provuar që kanë sukses në marketingun dhe krijimin e kontentit të ushqimit. Fotot “Outdoor” (në ambient të hapur), është provuar në studime të ndryshme se rrisin gjenerimin e lead-eve.

Ja disa shembuj të titujve kryesorë bazuar në fjalë kyçe, të cilat janë provuar se kanë një performancë të lartë:

  • Jo kaq shpejt! A e lani ushqimin aq sa duhet?
  • 7 ide për një javë me mëngjes të shijshëm
  • Ja çfarë ndodh kur shtoni “super” ushqime në dietën tuaj

Koha e mundësive të vitit!

Ka disa momente të caktuara gjatë vitit, të cilat sjellin mundësi “të arta” për marketierët e kontentit të ushqimit. Ja kur ju rekomandojmë të rrisni buxhetin për zbulimin e kontentit: 

KPI-të konkurruese në Marketingun e Kontentit të Ushqimit

Së fundmi, bëmë një “gërmim” në të gjitha fushatat e kontentit të ushqimit në rrjetet tona dhe zbuluam KPI-të që janë targetuar më së shumti:

Adaptuar nga Taboola

F

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!