Viteve të fundit, videot kanë dominuar hapësirat e marketingut dixhital dhe të gjithë indikatorët tregojnë se kjo gjë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Çdo 30 ditë, në internet ngarkohen më shumë video se të gjitha televizionet në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar në 30 vite. Pra, 30 ditë të videove të kohëra të sotshme, janë baraz me 30 video të televizioneve amerikane! Sipas studimeve, numri i marketierëve që përdorin videot në përmbajtjet e tyre është rritur me 87%.
Në fakt, njerëzit vdesin të shohin video – duke e shndërruar në një opsion perfekt për të gjeneruar rezultate. Pavarësisht se çfarë lloji videoje dëshironi të krijoni dhe promovoni, pavarësisht nëse është një video marke, video shpjeguese, video që ndan historinë e një ndërmarrje apo video-dëshmi, ndoshta do të ishte mirë të merrnit në konsideratë përdorimin e mjeteve më poshtë:
1.Promo.com
Promo është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse aksesoni librarinë gjeni një pafundësi template-esh të gatshme mbi çfarëdolloj tematike, si dhe një gamë muzikore plotësisht të licencuar. Videot mund të shkarkohen në të gjitha aparatet. Për videot e rrjeteve sociale, promo është një zgjedhje ideale.
Anët pozitive: brandimi i videove për rrjetet sociale dhe fushatat e marketingut
Çmimi: nga 49 dollarë deri në 359 dollarë
Free trial: vetëm për të krijuar draft-e të projektit. Për të eksportuar, duhet ta blini.
2.TechSmith Camtasia
Camtasia është një softuer perfekt për të regjistruar veprimet që kryeni në kompjuterin tuaj (regjistrimi i ekranit ose i desktop-it kur kaloni file, hapni imazhe, video, fshini artikuj, etj). Ekziston një gamë e veçorive shtesë, duke përfshirë animacione, pikat kryesore të kursorit, grafika, muzika, si dhe efekte audio dhe vizuale. Është një zgjidhje e shkëlqyeshme për videot e udhëzuesve profesionalë (tutorials), apo mësimeve.
Anët pozitive: regjistrimi i ekranit dhe videove tutorial
Çmimi: 249 dollarë në vit. Çmim i reduktuar për edukatorët
Free trial: 30 ditë
3. Wondershare Filmora
Me Filmora ju mund të krijoni video me cilësi të lartë, dramatike, me vetëm pak apo aspakt përvojë. Nëse dëshironi që vetë programi të krijojë një version të shkurtër për ju, atëherë zgjidhni “Easy Mode”. Nëse dëshironi të kryeni vetë procesin e editimit të videos, atëherë përzgjidhni opsionin “Full Feature Mode”. Efektet vizuale dhe audio janë të avancuara. Programi ju lejon të ngarkoni video të filmuara edhe me GoPro, ashtu sikurse ka veçori të sinkronizimit të audios, pastrimin e zhurmave, etj.
Anët pozitive: video më të avancuara dhe më cilësore, efekt kinematik, por të thjeshta edhe për përdoruesit e rinj
Çmimi: Version falas (pa suport teknik), pagesë vjetore 89.99 dollarë ose pagesë e përhershme, 149.99 dollarë
Free trial: Përdor opsionet falas, ose opsion 30 ditor, me të drejtë rimbursimin e pagesës
4. Powtoon
Powtoon është një program i gjithanshëm, i thjeshtë për krijimin e videove të animuara. Është ideal për të gjitha llojet e sektorit të biznesit, përfshirë marketingun, burimet njerëzore, departamentin e IT-së, etj.
Anët pozitive: i thjeshtë dhe praktik, stile të gatshme animimi dhe prezantimi
Çmimi: nga 16 dollarë në muaj paketa fillestare ( 1 video në muaj me të drejtë eksporti ) deri në 99 dollarë në muaj ( me eksport videosh pa limit )
Free trial: nuk ka, por është një opsion që lejon një version 3D për një memorie 100 MB, në mënyrë që të provoni përpara se ta blini
5. Lumen5
Lumen5 është një platform që krijon video në mënyrë automatike duke përdorur Inteligjencën Artificiale, për të përmbledhur postimet e një blogu me klipe të vogla, imazhe, apo muzikë. Videot përgatiten për çfarëdolloj formati. Përdorimi është i thjeshtë; mjafton të kopjoni URL-në e blogut tuaj dhe të klikoni opsionin e krijimit të videos. Më pas, shpërndajeni në mediat sociale, për të pasur një fushatë të suksesshme marketingu.
Anët pozitive: krijimi i postimeve dhe artikujve të blogut në video të shkurtra të përshtatshme për mediat sociale
Çmimi: falas për një përdorues/akses i limituar, deri në 149 dollarë për muaj për një plan biznesi.
Free trial: nuk ka, por të lejon të eksperimentosh me opsione falas
6.Wideo
Wideo është një program ideal për krijimin e videove të animuara për website-n tuaj, blogun dhe mediat sociale. Ky program të lejon të krijosh video të animuara edhe atëherë kur nuk ke aspak eksperiencë. Është një opsion fantastik për krijimin e videove të detajuara të marketingut, apo tutorialeve që i bashkangjisni në website-in tuaj.
Anët pozitive: krijimi I videove të animuara marketingu për website-in, mediat sociale dhe fushatat e marketingut
Çmimi: pagesë mujore nga 59 dollarë në 199 dollarë, ose pagësë vjetore nga 19 dollarë në 79 dollarë
Free trial: 7 ditë
7. Magistro
Magistro është një program “i zgjuar”, i cili ju ndihmon të krijoni video për biznesin tuaj, saktësisht për “story”. Ngarkoni foto dhe video, zgjidhni një stil dhe më pas sistemi e krijon videon për ju. Këto opsione mund t’i bëni edhe direkt nga aplikacioni, çka ju lehtëson punë.
Anët pozitive: i thjeshtë, i shpejtë për fushatat native dhe për profilet e mediave sociale
Çmimi: nga 4.99 dollarë deri në 34.99 dollarë në muaj
Free trial: 7 ditë
8. Animaker
Animaker është program me gamën më të madhe të animacioneve, në librarinë e vet. Gjë për të cilën krenohet në të gjithë botën. Ju mund të krijoni animime për video dhe prezantime në mënyrë të shpejtë, po ashtu, gjeni një sërë karakteresh të animuara, objekte dhe sfonde.
Anët pozitive: i shpejtë, animacione me personazhe dhe me një numër të lartë elementesh
Çmimi: Përdorim i limituar me 5 opsione prej 2 minutash, ose nga 19 dollarë në 59 dollarë në muaj. Paketa vjetore kushton nga 19 dollarë deri në 39 dollarë në muaj.
Free trial: nuk ka, por mund të provoni paketën falas dhe pastaj të vendosni
9. Biteable
Me Biteable, krijoni video bazuar në një gamë të gjerë modelesh, animacionesh dhe pamjet e aksioneve të bëra paraprakisht. Po ashtu, i shpejtë dhe i thjeshtë në përdorim.
Anët pozitive: program për fillestarët që dëshirojnë të krijojnë produkte marketingu, tutoriale, shpejt dhe thjeshtë
Çmimi: Paketa fillestare është falas, me 5 video HD në muaj, 29 dollarë në muaj ose për abonim vjetor, 23 dollarë në muaj.
Free trial: nuk ka, por regjistrohuni për paketën e plotë
Marketierët online nuk duan të shpenzojnë orë të pafundme dhe të paguajnë çmime të kripura në agjenci, ndërkohë që në fare pak kohë, mund t’i punojnë vetë dhe t’i shpërndajnë në mediat sociale apo në platformat e reklamave native. Nëse do të provoni ndonjë nga programet e sygjeruara më lart, atëherë do të krijoni punime shumë të bukura dhe të suksesshme për fushatat e reklamave native!
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]