Videot animuese po bëhen gjithnjë e më të njohura si një formë e suksesshme marketingu e në fakt, këtu nuk ka asgjë surprizuese. Animimet na rikthejnë pas në kohë, në fëmijëri dhe kjo bën që edhe nëse animimi të jetë totalisht i thjeshtë, të duket tërhëq, nostalgjik dhe tejet i dashur. Një pjesë e njerëzve e cilësojnë si artin vizual, aq sa ekzistojnë lloje të ndryshme të videove të marketingut, duke përfshirë këtu 3D, 2D, grafikën lëvizëse apo tabelat e bardha.
Sidoqoftë, cilido që po përpiqet të promovojë biznesin e tij nëpërmjet videove të animuara të marketingut do t’ju tregojë se krijimi i një animacioni të rastit është i pamjaftueshëm. Madje, edhe një video e shkëlqyer, nëse nuk do të dini se si ta promovoni, nuk do të japë rezultat! Çfarë duhet të dini? Zbulojeni më poshtë:
- Videot promovuese duhen promovuar gjithashtu!
Në ditët e sotshme është e pamjaftueshme të krijoni një përmbajtje dhe të shpresoni se do të gjenerohet automatikisht në motorrët e kërkimit. Në realitet, kur të keni krijuar një video marketingu, pjesa më e madhe e punës suaj duhet të jetë promovimi në rrjetet e ndryshme sociale. Disa nga kanalet më të populluara për shpërndarjen e videove:
- Faqja e parë e website-it tuaj (kështu i krijoni mundësinë çdo vizitori që sapo të hapë faqen tuaj, të shohë mendjëherë videon)
- Blogu juaj (postimet e shoqëruara me video tërheqin më shumë vëmendjen se postimet vetëm me tekst, por gjithashtu përmirësojnë renditjen tuaj në Google)
- Reklamat e paguara (kjo sjell rezultate të menjëhershme, çka do të thotë se mund të bëni testime me videot, përpara se t’i bëni pjesë të strategjisë së marketingut)
- Mediat Sociale (janë ideale për promovimin e videove virale dhe argëtuese, mjafton që kontenti të jetë interesant që njerëzit ta shpërndajnë në profilet e veta)
- Email (videot në email i rrisin klikimet të paktën trefish dhe thjesht fjala “video” në email rrit nivelin e përhapjes me 13%)
- Reklamat native (përdorimi i videove native sjell shumë shikueshmëri dhe konkurrencë, pasi ato janë të parat me të cilat vizituesit e website-it tuaj “përballen”.
2. Mos u limitoni në një lloj videoje
Marketingu me animime shpesh shoqërohet me video shpjeguese. Përgjithësisht këto janë video që nuk zgjasin më shumë se 1.5-2 minuta dhe japin instruksione, si përshembull si të përdorni një produkt të ri të një kompanie, apo një shërbim. Por, kjo nuk do të thotë që ju të limitoheni vetëm në këtë aspekt dhe të përdorni video animuese vetëm kur doni të udhëzoni. Edhe videot motivuese apo videot zbavitëse marrin shumë ndjekës dhe shpërndarje, ndaj krijoni një sërë llojesh të videove të animuara për të arritur qëllimet tuaja të marketingut.
3. Përdorni animacionet për të shpjeguar zhvillimin e markës suaj
Videot e animuara janë ndoshta mënyra më e mirë për t’u integruar me logon tuaj të biznesit; skemën e ngjyrave, imazhi final i markës, etj. Ndryshe nga videot e zakonshme, videot e animuara mund të krijohen me një pjesë të vogël ngjyrash dhe logo juaj mund të bëhet e animuar, me një lëvizje që zgjat për disa sekonda. Përfshirja e markës suaj në videot e animuara do t’ju ndihmojë të krijoni një impakt tjetër dhe të forconi imazhin e brandit tuaj, në një kohështrirje afatgjatë.
4. Krijoni një seri videosh
Një tjetër avantazh i videove të animuara është se nuk janë të kushtueshme për t’u prodhuar. Mjafton të punësoni një staf profesionistësh dhe është shumë më e përballueshme se sa produksioni i një video që përfshin aksion në jetën reale, e me mjetet e duhura mund të krijoni një seri videosh të animuara. Kjo do të thotë se mund të prodhoni më shpejt, më lirë dhe më shumë. Duke prodhuar shumë, krijohet mundësia të “siguroni” ndjekës për një periudhë të gjatë.
5.Mos harroni qëllimin final
Procesi i krijimit të videove të animuara është zbavitës, por mos harroni rrugës qëllimit kryesor – të gjeneroni leade – të krijoni ndërgjegjësim dhe përhapje të markës, apo çfarëdolloj tjetër qëllimi të matësit KPI. Kështu që sigurohuni që videot e animuara të përfshijnë edhe thirrjen finale pak përpara mbylljes së videos, pasi shumica e ndjekësve nuk e shohin një video deri në fund.
6.Përdorni GIF-s në mediat sociale
GIF-et e animuara janë jashtëmase të përhapura në rrjetet sociale dhe janë një nga format më interesante dhe funksionale të marketingut. Kujdesuni që të jenë origjinale, për të qëshur dhe surprizuese. Si çdo përmbajte tjetër, edhe GIF-et duhen luajtur në mënyrë të zgjuar, me kujdes, por, sa më shumë t’i praktikoni, aq më mirë do të kuptoni se cilat preferohen dhe funksionojnë më shumë.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]