Kur kompanitë kërkojnë të rriten, pjesa më e madhe e tyre mbështeten te marketingu i kontentit. Mirëpo, meqenëse të gjitha kompanitë “e zgjuara” përdorin marketingun e kontentit, atëherë për to bëhet më e vështirë të diferencohen nga pjesa tjetër. Kjo do të thotë se kompanitë e vogla duhet të shtojnë përpjekjet nëse kërkojnë të fitojnë më shumë konsumatorë dhe sigurisht, konsumatorë besnikë. Në këtë artikull ne do t’ju japim 8 këshilla për marketingun e kontentit B2C, për të gjitha ato biznese të vogla që dëshirojnë të përmirësojnë strategjitë e tyre të marketingut dhe të fitojnë më shumë konsumatorë.
- Bëhuni vizual
Përdorimi i imazheve në median dixhitale ka një fuqi të jashtëzakonshme për të nxjerrë në pah përmbajtjet tuaja. Marketingu i përmbajtjeve vizuale po rritet vrullshëm, por kjo duket se nuk është më surprizë. Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve, kur janë duke lundruar nëpër rrjetet e tyre sociale për të parë postimet më të fundit, në momentin që kanë përpara sysh përmbajtje vetëm tekst janë të predispozuar të mos jenë dhe aq të vëmendshëm. E kundërta ndodh kur teksti shoqërohet me figurë; njerëzit e kanë të pamundur t’i shpëtojnë vëmendjes që tërheq imazhi. Shtoni ilustrime, imazhe, fotografi të ndryshme apo GIF, kurdo që të jetë e mundur në artikujt tuaj dhe postimet e mediave sociale. Një element tjetër shumë i rëndësishëm është infografika, e cila krijon interaktivitet vizual dhe shërben për postimet që guidojnë ndjekësin për një sjellje të caktuar.
Por, mbani mend se nevoja për imazhe nuk do të thotë të mos postoni imazhe cilësore, pasi atëherë kur fotot, ilustrimet janë të një cilësie të lartë, atëherë edhe besueshmëria te ju është po ashtu e lartë.
2. Krijoni një blog
Një biznes i vogël që përpiqet të krijojë përmbajtje të çfarëdolloji duhet të ketë patjetër një blog të tijin. Përpos website-it të kompanisë, blogu është një formë e shkëlqyer për të ndërtuar profilin e kompanisë. Blogu mund të ketë përmbajtje lidhur me kompaninë, produktet tuaja, industrinë e lajmeve, ashtu sikurse intervista apo guida “si të…?” Duke pasur një blog, nuk do të jetë e nevojshme të bazoheni te mediat sociale, si dritarja e parë e marketingut të kontentit online, pasi blogu mund të jetë zëri i kompanisë suaj nëpërmjet informacionit që ndan për konsumatorët. Nëse jeni një biznes i vogël dhe nuk keni një blog për kompaninë tuaj, atëherë ky duhet të jetë hapi më i parë i radhës.
4. Krijoni konkurse në Mediat Sociale
Njerëzit i adhurojnë garat. Pjesë e strategjisë suaj për marketingun e kontentit duhet të jetë krijimi i garave të përshtatura për rrjetet tuaja sociale. Një arsye për të bërë kompeticione është dhe për të rritur database-in e email-eve, për të ritargetuar përdoruesit dhe për të rritur njohjen në botën online. Përveç të tjerash, këto konkurse nuk kanë nevojë për shumë hollësira, xhirime, komentime apo shpërndarje; janë të thjeshta, tërheqëse dhe të suksesshme. Në fakt, sa më thjeshtë aq më mirë. Në instagram, këto lloj konkursesh njihen si “giveaway” dhe po përhapen çdo ditë e më shumë, pasi janë një formulë e suksesshme për të çuar përpara biznesin tuaj.
5. Gjeneroni përmbajtje të krijuar nga përdoruesi
Përmbajtjet e krijuara nga përdoruesi janë një formë e shkëlqyer për të stimuluar klientët të lidhen edhe më tepër me kompaninë tuaj, ndërkohë që edhe diversifikojnë llojin e përmbajtjes që promovoni në platformën tuaj. Krijoni një hashtag të posaçëm për fushatën tuaj dhe sigurohuni që njerëzit mund ta përdorin për të ndarë përmbajtjet e tyre. Hashtagu duhet të jetë unik dhe të lidhet në njëfarë mënyre me kompaninë tuaj. Shmangni hashtag-et e gjata dhe të komplikuara, pasi kjo mund të çojë në gabime drejtshkrimore, të cilat e bëjnë më të vështirë ndjekjen e hashtag-ut. Zgjidhni postimet më të mira për të publikuar në profilin tuaj. Ruajtja e cilësisë është thelbësore. Përmbajtjet e krijuara nga përdoruesit tuaj mund t’i japin një nxitje masive kompanisë suaj, duke rritur edhe interaktivitetin mes vetë ndjekësve tuaj, por duke kthyer edhe shumë prej tyre në klientë tuaj.
6. Personalizojeni
Çfarë do të thotë kjo? Shpesh kompanitë e mëdha perceptohen si jopersonale. Është e vështirë për brand-et e mëdha të bëjnë audiencën të ndihet e veçantë dhe jo si një numër më shumë. Pikërisht për këtë arsye, kompanitë e vogla përfitojnë në këtë fushë. Për bizneset e vogla është më e thjeshtë të krijojnë një klimë që përfshin “intimitet”, pasi nuk ka edhe “aq shumë” persona sa për t’u ndjerë gjithsecili si një numër tjetër i zakonshëm. Rriteni reputacionin e kompanisë suaj duke u angazhuar çdo ditë me ndjekësit dhe duke ju përgjigjur nevojave të tyre specifike. Në email-et që dërgoni, sigurohuni që të përfshini urime të personalizuara dhe të ritargetoni klientët sipas blerjeve dhe sjelljeve tyre paraprake.
7. Programet e besnikërisë
Ndërsa është shumë e rëndësishme të fitoni klientë të rinj, fokusi juaj duhet të vazhdojë të jetë rifitimi i klientëve që kanë blerë më parë te ju. Një formë është krijimi i programit të besnikërisë, i cili ofron ulje, oferta, shorte, për klientët e përsëritur. Kjo do t’i angazhojë ndjekësit tuaj të bëhen konsumatorë të rregullt, të forcojnë imazhin për kompaninë tuaj, dhe të ndihen “të përkedhelur”.
8. Marketingu i Influencerave
Influencerat kanë një impakt të madh në rrjetet sociale dhe në kontentin e marketingut kudo në botë. Nëse po kërkoni të rrisni kompaninë tuaj, atëherë kërkoni medoemos për një partner influencer. Arsyeja pse influencerat po vazhdojnë të jenë kaq popullor është se ndihmojnë në rritjen masive të ndjekësve të kompanisë suaj dhe në krijimin e reputacionit të brand-it. Ekzaminoni influencerat kryesorë në industrinë tuaj dhe filloni me “ofertat” më të leverdishme. Mos harroni se influencerat nuk bëjnë asgjë falas, pasi do të investojnë kohë dhe energji. Në këtë rast, shikoni për negocimin më të mirë, ku të dyja palët të dalin të fituara. Kjo mund të përfshijë kontentin e sponsorizuar, menaxhimin e mediave sociale, postime të rregullta blogu apo vlogu. Bëni një kalendar ku të përllogarisni se kur do të publikoni postimet e bëra nga influenceri juaj. Pavarësisht se ata ndihmojnë që të rrisni audiencën e kompanisë suaj, për të funksionuar me sukses duhet një plan i detajuar.
9. Video- Marketingu
Videot janë e ardhmja e marketingut të kontentit dhe pavarësisht që të bërit video mund të jetë e vështirë, duhet të jetë patjetër në listën e gjërave që kompanitë e vogla duhet të bëjnë. Ka forma nga më të ndryshmet për të kapitalizuar në marketing një video. Platformat e mediave sociale si Instagram, Snapchat Stories, etj, u japin markave mundësinë për të shkëmbyer video autentike dhe video promovuese. Edhe vloget po ashtu janë shumë të popullarizuara, por kanë tendencën të kërkojnë përmbajtje me cilësi më të lartë se në mediat sociale. Për kompanitë e vogla, rrjetet sociale janë ideale për t’u rritur, pasi edhe cilësia e përmbajtjeve, si në story-t përshembull, nuk kërkon profesionalizëm të lartë.
Marketingu B2C i kontentit është një fushë emocionuese, por njëkohësisht edhe shumë sfiduese. Por, kur zbatohet në formën e duhur mundet jo vetëm t’ju rrisë konsumatorët, por edhe t’i kthejë ata në konsumatorë besnikë. Një përmbledhje e gjërave kryesore:
- Kompanitë e vogla duhet të përdorin përmbajte vizuale për të bërë postimet e tyre më interesante
- Një blog është një domosdoshmëri. Ju bën më të “gjindshëm” në Google dhe më të lehtë për t’u gjetur nga konsumatorët
- Njerëzit i adhurojnë kompeticionet, ndaj kompanitë e vogla duhet të organizojnë konkurse në platformat e tyre online, për të pasur interaktivitet, për të mbledhur të dhëna dhe për të rritur audiencën
- Sigurohuni të bëni ndjekësit të ndihen të veçantë, duke dërguar mesazhe dhe thirrje personale, duke nxitur besnikërinë, ashtu sikurse e nxisin edhe programet e besnikërisë
- Bashkëpunimi me influencerat duhet të jetë një nga strategjitë e marketingut të kompanive të vogla; sigurohuni që keni përzgjedhur të duhurin/ën
Nëse ndiqni këto këshilla, atëherë do të jeni në rrugën e duhur për krijimin e strategjive të duhura të marketingut, që do të sjellin rezultate pozitive.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]