9 programet më të mira për krijimin e videove.

Viteve të fundit, videot kanë dominuar hapësirat e marketingut dixhital dhe të gjithë indikatorët tregojnë se kjo gjë do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Çdo 30 ditë, në internet ngarkohen më shumë video se të gjitha televizionet në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar në 30 vite. Pra, 30 ditë të videove të kohëra të sotshme, janë baraz me 30 video të televizioneve amerikane! Sipas studimeve, numri i  marketierëve që përdorin videot në përmbajtjet e tyre është rritur me 87%.

Në fakt, njerëzit vdesin të shohin video – duke e shndërruar në një opsion perfekt për të gjeneruar rezultate. Pavarësisht se çfarë lloji videoje  dëshironi të krijoni dhe promovoni, pavarësisht nëse është një video marke, video shpjeguese, video që ndan historinë e një ndërmarrje apo video-dëshmi, ndoshta do të ishte mirë të merrnit në konsideratë përdorimin e mjeteve më poshtë:

1.Promo.com

Promo është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nëse aksesoni librarinë gjeni një pafundësi template-esh të gatshme mbi çfarëdolloj tematike, si dhe një gamë muzikore plotësisht të licencuar. Videot mund të shkarkohen në të gjitha aparatet. Për videot e rrjeteve sociale, promo është një zgjedhje ideale.

Anët pozitive: brandimi i videove për rrjetet sociale dhe fushatat e marketingut

Çmimi: nga 49 dollarë deri në 359 dollarë

Free trial: vetëm për të krijuar draft-e të projektit. Për të eksportuar, duhet ta blini.

2.TechSmith Camtasia

Camtasia është një softuer perfekt për të regjistruar veprimet që kryeni në kompjuterin tuaj (regjistrimi i ekranit ose i desktop-it kur kaloni file, hapni imazhe, video, fshini artikuj, etj). Ekziston një gamë e veçorive shtesë, duke përfshirë animacione, pikat kryesore të kursorit, grafika, muzika, si dhe efekte audio dhe vizuale. Është një zgjidhje e shkëlqyeshme për videot e udhëzuesve profesionalë (tutorials), apo mësimeve.

Anët pozitive: regjistrimi i ekranit dhe videove tutorial

Çmimi: 249 dollarë në vit. Çmim i reduktuar për edukatorët

Free trial: 30 ditë

3. Wondershare Filmora

Me Filmora ju mund të krijoni video me cilësi të lartë, dramatike, me vetëm pak apo aspakt përvojë. Nëse dëshironi që vetë programi të krijojë një version të shkurtër për ju, atëherë zgjidhni “Easy Mode”. Nëse dëshironi të kryeni vetë procesin e editimit të videos, atëherë përzgjidhni opsionin “Full Feature Mode”. Efektet vizuale dhe audio janë të avancuara. Programi ju lejon të ngarkoni video të filmuara edhe me GoPro, ashtu sikurse ka veçori të sinkronizimit të audios, pastrimin e zhurmave, etj.

Anët pozitive: video më të avancuara dhe më cilësore, efekt kinematik, por të thjeshta edhe për përdoruesit e rinj

Çmimi: Version falas (pa suport teknik), pagesë vjetore 89.99 dollarë ose pagesë e përhershme, 149.99 dollarë

Free trial: Përdor opsionet falas, ose opsion 30 ditor, me të drejtë rimbursimin e pagesës

4. Powtoon

Powtoon është një program i gjithanshëm, i thjeshtë për krijimin e videove të animuara. Është ideal për të gjitha llojet e sektorit të biznesit, përfshirë marketingun, burimet njerëzore, departamentin e IT-së, etj.

Anët pozitive: i thjeshtë dhe praktik, stile të gatshme animimi dhe prezantimi

Çmimi: nga 16 dollarë në muaj paketa fillestare ( 1 video në muaj me të drejtë eksporti ) deri në 99 dollarë në muaj ( me eksport videosh pa limit )

Free trial: nuk ka, por është një opsion që lejon një version 3D për një memorie 100 MB, në mënyrë që të provoni përpara se ta blini

5. Lumen5

Lumen5 është një platform që krijon video në mënyrë automatike duke përdorur Inteligjencën Artificiale, për të përmbledhur postimet e një blogu me klipe të vogla, imazhe, apo muzikë. Videot përgatiten për çfarëdolloj formati. Përdorimi është i thjeshtë; mjafton të kopjoni URL-në e blogut tuaj dhe të klikoni opsionin e krijimit të videos. Më pas, shpërndajeni në mediat sociale, për të pasur një fushatë të suksesshme marketingu.

Anët pozitive: krijimi i postimeve dhe artikujve të blogut në video të shkurtra të përshtatshme për mediat sociale

Çmimi: falas për një përdorues/akses i limituar, deri në 149 dollarë për muaj për një plan biznesi.

Free trial: nuk ka, por të lejon të eksperimentosh me opsione falas

6.Wideo

Wideo është një program ideal për krijimin e videove të animuara për website-n tuaj, blogun dhe mediat sociale. Ky program të lejon të krijosh video të animuara edhe atëherë kur nuk ke aspak eksperiencë. Është një opsion fantastik për krijimin e videove të detajuara të marketingut, apo tutorialeve që i bashkangjisni në website-in tuaj.

Anët pozitive: krijimi I videove të animuara marketingu për website-in, mediat sociale dhe fushatat e marketingut

Çmimi: pagesë mujore nga 59 dollarë në 199 dollarë, ose pagësë vjetore nga 19 dollarë në 79 dollarë

Free trial: 7 ditë

7. Magistro

Magistro është një program “i zgjuar”, i cili ju ndihmon të krijoni video për biznesin tuaj,  saktësisht  për “story”. Ngarkoni foto dhe video, zgjidhni një stil dhe më pas sistemi e krijon videon për ju. Këto opsione mund t’i bëni edhe direkt nga aplikacioni, çka ju lehtëson punë.

Anët pozitive: i thjeshtë, i shpejtë për fushatat native dhe për profilet e mediave sociale

Çmimi: nga 4.99 dollarë deri në 34.99 dollarë në muaj

Free trial: 7 ditë

8. Animaker

Animaker është program me gamën më të madhe të animacioneve, në librarinë e vet. Gjë për të cilën krenohet në të gjithë botën. Ju mund të krijoni animime për video dhe prezantime në mënyrë të shpejtë, po ashtu, gjeni një sërë karakteresh të animuara, objekte dhe sfonde.

Anët pozitive: i shpejtë, animacione me personazhe dhe me një numër të lartë elementesh

Çmimi: Përdorim i limituar me 5 opsione prej 2 minutash, ose nga 19 dollarë në 59 dollarë në muaj. Paketa vjetore kushton nga 19 dollarë deri në 39 dollarë në muaj.

Free trial: nuk ka, por mund të provoni paketën falas dhe pastaj të vendosni

9. Biteable

Me Biteable, krijoni video bazuar në një gamë të gjerë modelesh, animacionesh dhe pamjet e aksioneve të bëra paraprakisht. Po ashtu, i shpejtë dhe i thjeshtë në përdorim.

Anët pozitive: program për fillestarët që dëshirojnë të krijojnë produkte marketingu, tutoriale, shpejt dhe thjeshtë

Çmimi: Paketa fillestare është falas, me 5 video HD në muaj, 29 dollarë në muaj ose për abonim vjetor, 23 dollarë në muaj.

Free trial: nuk ka, por regjistrohuni për paketën e plotë

Marketierët online nuk duan të shpenzojnë orë të pafundme dhe të paguajnë çmime të kripura në agjenci, ndërkohë që në fare pak kohë, mund t’i punojnë vetë dhe t’i shpërndajnë në mediat sociale apo në platformat e reklamave native. Nëse do të provoni  ndonjë nga programet e sygjeruara më lart, atëherë do të krijoni punime shumë të bukura dhe të suksesshme për fushatat e reklamave native!

December 6, 2019

Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:

February 20, 2020

Gjatë dekadës së kaluar rëndësia e marketingut dixhital ka marrë dimensionë të jashtëzakonshme në çdo industri të mundshme.

February 19, 2020

Duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë pa dëgjuar dhe pa përmendur termin”transformim” – zakonisht e shoqëruar nga “dixhital”.

February 18, 2020

Nëse jeni duke i mbajtur shpresat vetëm te uebsajt-i juaj statik në internet, atëherë jeni duke humbur miliona përdorues çdo muaj, të aplikacionit celular.

February 17, 2020

Revolucioni dixhital bën që mënyra së si marketingu funksionon, të ndryshojë jo vetëm shpesh, por edhe thellësisht.

February 15, 2020

Aftësitë e lindura janë padyshim një aset ekstra përgjatë karrierës juaj, megjithatë, thonë se puna e fortë e mund talentin.

February 13, 2020

Inteligjenca artificiale (AI) në marketing mund të jetë një pafundësi mundësish ekzaltuese, pasi aktualisht jemi në zbulim e sipër të “thesarit të arit” që Inteligjenca artificiale ka.

February 12, 2020

Drejtuesit e zyrave të marketingut pothuajse gjithnjë janë njohës të mirë të rëndësisë së përdorimit të mirë të mediave.

February 8, 2020

Marketierët parashikojnë se do të përdorin më shumë kontent të natyrave dhe formateve të ndryshme në vitin 2020, sipas studimit më të fundit të World Media Group.

February 6, 2020

Kur bëhet fjala për “Food Industry”, ose Industrinë e Ushqimit, shijet dhe preferencat e konsumatorëve janë gjithmonë në ndryshim e sipër.

February 5, 2020

Përcakto çdo fazë të “gypit” dhe departamentin përgjegjës Përgatit materiale dhe oferta specifike, në bazë të statusit aktual të Lead-it Mos u demotivoni nga Lead-et e refuzuara. Rivlerësoni arsyet dhe përdorini si një mundësi për t’u përmirësuar Kujdes me Lead-et “premtuese”! Koha e kthimit është e rëndësishme Për organizatat B2C dhe B2B, procesi i gjenerimit […]