Po kërkoni ide se si të shkruani një kontent i cili i reziston kohës? Po lexoni artikullin e duhur! Kontenti “evergreen” po bëhet një pikë e fortë në botën e marketingut. Gjithmonë e më shumë marketerët po kërkojnë të krijojnë përmbajtje e cila i reziston kohës dhe sjell rezultate afatgjata.

Më poshtë do të gjeni një listë me tetë pika “evergreen” të cilat do tju ndihmojnë të krijoni më lehtë një përmbajtje të suksesshme.
Cili kontent quhet “evergreen”?
Një kontent quhet “evergreen” nëse është i dobishëm, i rëndësishëm dhe koherent për lexuesin edhe nëse kanë kaluar muaj apo vite.
Si mund të ndërtojmë një kontent të tillë?
Në fakt, kontenti i reklamave native ndërtohet pikërisht duke patur parasysh pikat kyçe të “evergreen content”. Ja disa prej tyre:
1. Mendoni rreth grupit të cilit ja dedikoni atë.
Kjo është pika e parë dhe më e rëndësishme të të shkruarit. Ju duhet të dini me saktësi se kujt dhe çfarë dëshironi të përcillni.
2. Paraqisni problemin.
Specifikoni qartë problemin për të cilin po shkruani. Shfrytëzoni titullin për të paraqitur problemin dhe për të tërhequr interesin primarë.
3. Jepni informacion rreth tij.
Një kontent nuk mund të jetë “evergreen” nëse nuk i përgjigjet pesë pyetjeve bazë: Përse? Ku? Çfarë? Si? Kur?
4. Tregoni mbi raste shkencore apo studimore.
Një kontent nuk mund të jetë “evergreen” nëse në të nuk keni përfshirë raste kërkimore apo studimore. Nuk është e thënë që ju vetë ti nxirrni ato të dhëna. Kërkoni në internet mbi studime në lidhje me tematikën që po shkruani. Sigurohuni që të merrni të dhëna vetëm nga burime të sigurta.
5. Ilustroni shkrimin me foto ose grafikë.
Fotot dhe grafikët janë ata të cilët gjithmonë e bëjnë më interesant dhe më të kuptueshëm një shkrim. Shpesh këto elementë janë arsyeja bazë përse ai kontent vlerësohet si përhershëm.
6. Bëni pyetje në lidhje me rastin si psh:
“Ju ka ndoshur që…” Edhe pse nuk do të merrni përgjigje, këto pyetje ju lidhin së tepërmi me lexuesin tuaj.
7. Ofroni zgjidhje. Tregoni dëshmi reale nëse keni.
Asnjë shkrim nuk mund të sërviret nëse ju nuk keni zgjidhjen për problemin që sapo keni parashtruar. Lexuesit duan zgjidhje dhe nëse ju ja ofroni atë, atëherë padyshim që kontenti juaj mund të konsiderohet i rëndësishëm.
8. Së fundmi, ofroni mënyrat e kontaktit me ju.
Mënyrat e kontakt janë një formë për ta bërë një shkrim më të besueshëm. Nëse shkrimi juaj është pëlqyer apo ka ngjallur interes, ju do ta kuptoni vetëm nëse njerëzit ju kontaktojnë. Sado të detajuar të jeni në shkrimin tuaj, ka gjithmonë vënd për pyetje. Nëse jeni aty për tu përgjigjur, atëherë keni fituar një lexues besnik për një kohë të gjatë.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]