7 praktika të suksesshme për të shpërndarë kontent rreth ”shëndetit dhe mirëqenies”.

Pavarësisht cilat janë dëshirat e konsumatorit dhe cilat janë format të cilat ai zgjedh për tu kujdesur më shumë për veten dhe shëndetin, markat të cilat operojnë në sektorin e ”shëndetit dhe mirëqenjes” duhet të luajnë një rol kyc në edukimin e konsumatorit. Tani më shumë se kurrë, publiku i gjërë mbështetet tek faqet apo profilet e markave të ndyshme të cilat ndër të tjera shpërndajnë me ndjekësit këshilla dhe njohuri mbi kujdesin personal.

Sidoqoftë, nevoja për informim nuk është shtytësi i vetëm për markat për të fituar audiencë besnike. Angazhimi i audiencës është gjithashtu thelbësorë për të rritur besimin dhe për të nxitur klikimet.

Në këtë artikull ne kemi veçuar 7 praktika për tju ndihmuar të rrisni audencën tuaj potenciale dhe të zotëroni suksesin e plotë të markës tuaj në fushën e ”shëndetit dhe mirëqenies” .

  1. Përdorni një titull tërheqës dhe motivues.

Përdorni një titull tërheqës me mesatarisht 8 fjalë. Motivimi është një faktor tepër i rëndësishëm kur bëhet fjalë për përmirësimin e stilit të jetesës. Krijoni lidhje emocionale dhe tërhiqni vëmëndien e audiencës.

2. Jini autentik.

Jini unik dhe i vërtetë në atë që shpërndani me audiencën tuaj. Krijoni besueshmëri duke këshilluar apo sugjeruar vetëm atëherë kur jeni të sigurtë mbi rezultatin e asaj që ofroni.

3. Ndërtoni eksperienca personale.

Më shumë se gjysma e milienals pëlqejnë të lexojnë mbi eksperiencat e të tjerëve mbi shëndetin dhe mirëqenien. Shpërndani dëshmi reale të klientëve tuaj. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë e tyre për të blerë nga ju.

4. Përdorni formate të ndryshme postimesh

Jini aktive në media të ndryshme sociale. Përdorni video dhe foto ilustruese. Mos neglizhoni një blog tuaj personal të cilin e update-oni herë pas here. Në këtë formë ju do të keni mundësinë të arrini të gjitha audiencat tuaja potenciale.

5.Përdorni audiencat ”Lookalike”.

Nëse keni një audiencë e cila ka funksionuar për ju dhe ka sjellë më shumë interesime dhe shitje atëherë ju duhet ta përdorni atë për të gjetur persona të tjerë të ngjashëm me dëshirat dhe sjelljet e tyre. Kjo dë të rrisë rrethin e audincës tuaj si dhe do të krijoni interesime dhe shitje më shumë.

6. Optimizoni përmbajtjen tuaj në mobile.

72% e kontentit rreth shëndetit dhe mirëqenies klikohet dhe aksesohen nga platformat mobile.

7. Provoni reklamat native

Reklamat native sjellin trafik cilësorë. Konsumatorët dëshirojnë të dijnë më shumë për një produkt. Dëshirojnë të dinë ”si” dhe ”pse” ai produkt është ai që i nevojitet. Në fakt, ashtu siç kemi thënë shpesh në postimet apo artikujt tonë të mëparshëm, reklamat native kanë 44% gjasa të besohen nga lexuesit dhe 21% më shumë gjasa të klikohen.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!