6 këshilla si të rrisni ndjekësit e kompanisë suaj përmes videove të animuara

Videot  animuese po bëhen gjithnjë e më të njohura si një formë e suksesshme marketingu e në fakt, këtu nuk ka asgjë surprizuese. Animimet na rikthejnë pas në kohë, në fëmijëri dhe kjo bën që edhe nëse animimi të jetë totalisht i thjeshtë, të duket tërhëq, nostalgjik dhe tejet i dashur. Një pjesë e njerëzve e cilësojnë si artin vizual, aq sa ekzistojnë lloje të ndryshme të videove të marketingut, duke përfshirë këtu 3D, 2D, grafikën lëvizëse apo tabelat e bardha.

Sidoqoftë, cilido që po përpiqet të promovojë biznesin e tij nëpërmjet videove të animuara të marketingut do t’ju tregojë se krijimi i një animacioni të rastit është i pamjaftueshëm. Madje, edhe një video e shkëlqyer, nëse nuk do të dini se si ta promovoni, nuk do të japë rezultat! Çfarë duhet të dini? Zbulojeni më poshtë:

  1. Videot promovuese duhen promovuar gjithashtu!

Në ditët e sotshme është e pamjaftueshme të krijoni një përmbajtje dhe të shpresoni se do të gjenerohet  automatikisht në motorrët e kërkimit. Në realitet, kur të keni krijuar një video marketingu, pjesa më e madhe e punës suaj duhet të jetë promovimi në rrjetet e ndryshme sociale. Disa nga kanalet më të populluara për shpërndarjen e videove:

  • Faqja e parë e website-it tuaj (kështu i krijoni mundësinë çdo vizitori që sapo të hapë faqen tuaj, të shohë mendjëherë videon)
  • Blogu juaj (postimet e shoqëruara me video tërheqin më shumë vëmendjen se postimet vetëm me tekst, por gjithashtu përmirësojnë renditjen tuaj në Google)
  • Reklamat e paguara (kjo sjell rezultate të menjëhershme, çka do të thotë se mund të bëni testime me videot, përpara se t’i bëni pjesë të strategjisë së marketingut)
  • Mediat Sociale (janë ideale për promovimin e videove virale dhe argëtuese, mjafton që kontenti të jetë interesant që njerëzit ta shpërndajnë në profilet e veta)
  • Email (videot në email i rrisin klikimet të paktën trefish dhe thjesht fjala “video” në email rrit nivelin e përhapjes me 13%)
  • Reklamat native (përdorimi i videove native sjell shumë shikueshmëri dhe konkurrencë, pasi ato janë të parat me të cilat vizituesit e website-it tuaj “përballen”.

2. Mos u limitoni në një lloj videoje

Marketingu me animime shpesh shoqërohet me video shpjeguese. Përgjithësisht këto janë video që nuk zgjasin më shumë se 1.5-2 minuta dhe japin instruksione, si përshembull si të përdorni një produkt të ri të një kompanie, apo një shërbim. Por, kjo nuk do të thotë që ju të limitoheni vetëm në këtë aspekt dhe të përdorni video animuese vetëm kur doni të udhëzoni. Edhe videot motivuese apo videot zbavitëse marrin shumë ndjekës dhe shpërndarje,  ndaj krijoni një sërë llojesh të videove të animuara për të arritur qëllimet tuaja të marketingut.

3. Përdorni animacionet për të shpjeguar zhvillimin e markës suaj

Videot e animuara janë ndoshta mënyra më e mirë për t’u integruar me logon tuaj të biznesit; skemën e ngjyrave, imazhi final i markës, etj. Ndryshe nga videot e zakonshme, videot e animuara mund të krijohen me një pjesë të vogël ngjyrash dhe logo juaj mund të bëhet e animuar, me një lëvizje që zgjat për disa sekonda. Përfshirja e markës suaj në videot e animuara do t’ju ndihmojë të krijoni një impakt tjetër dhe të forconi imazhin e brandit tuaj, në një kohështrirje afatgjatë.

4. Krijoni një seri videosh

Një tjetër avantazh i videove të animuara është se nuk janë të kushtueshme për t’u prodhuar. Mjafton të punësoni një staf profesionistësh dhe është shumë më e përballueshme se sa produksioni i një video që përfshin aksion në jetën reale, e me mjetet e duhura mund të krijoni një seri videosh të animuara. Kjo do të thotë se mund të prodhoni më shpejt, më lirë dhe më shumë. Duke prodhuar shumë, krijohet mundësia të “siguroni” ndjekës për një periudhë të gjatë.

5.Mos harroni qëllimin final

Procesi i krijimit të videove të animuara është zbavitës, por mos harroni rrugës qëllimit kryesor – të gjeneroni leade – të krijoni ndërgjegjësim dhe përhapje të markës, apo çfarëdolloj tjetër qëllimi të matësit KPI. Kështu që sigurohuni që videot e animuara të përfshijnë edhe thirrjen finale pak përpara mbylljes së videos, pasi shumica e ndjekësve nuk e shohin një video deri në fund.

6.Përdorni GIF-s në mediat sociale

GIF-et e animuara janë jashtëmase të përhapura në rrjetet sociale dhe janë një nga format më interesante dhe funksionale të marketingut. Kujdesuni që të jenë origjinale, për të qëshur dhe surprizuese. Si çdo përmbajte tjetër, edhe GIF-et duhen luajtur në mënyrë të zgjuar, me kujdes, por, sa më shumë t’i praktikoni, aq më mirë do të kuptoni se cilat preferohen dhe funksionojnë më shumë.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!