5 mënyra të suksesshme reklamimi për të 10-fishuar fitimet e biznesit tuaj

Një nga investimet më të sigurta që një biznes mund të bëjë është te marketingu dixhital. Strategjitë efektive të marketingut gjenerojnë shitjet, rrisin numrin e klientëve, shtojnë ndërgjegjësimin ndaj markës dhe sjellin sukses për firmën tuaj. Me informacionin e pafundëm që gjendet online dhe shumëllojshmërinë e opsioneve të reklamimit, sigurisht që zgjedhja duket e komplikuar. Pavarësisht trendeve, disa forma marketingu janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Bazuar në eksperiencën tonë 10-vjeçare dhe trendet e fundit botërore në fushën e marketingut dixhital, ja 5 lloje marketingu të suksesshëm që mund ti implementoni për biznesin tuaj,

1. Reklamimi në rezultatet e kërkimit

Marketingu i motorrëve të kërkimit (SEM) është një strategji e marketingut dixhital, që shfaq biznesin tuaj në rezultatet e kërkimit (SERP). Gjithmonë e më shumë klientë potencialë po drejtohen te motorrët e kërkimit (Google, Bing, Yahoo etj.) për të gjetur produktet që dëshirojnë. SERP janë unike, nëse dy persona kërkojnë të njëjtat fjalë, mund të marrin rezultate të ndryshme. Sipas SEO Hacker, mbi 90% e personave në internet nuk kontrollojnë faqen e dytë të rezultateve. Prandaj është e rëndësishme të shfaqeni në faza sa më të hershme të kërkimit.

Rezultatet e shfaqura variojnë pasi ndryshojnë në varësi të motorrëve të kërkimit që përpiqen ta personalizojnë sa më shumë eksperiencën në browser. Termat ndikues mund të jenë vendi nga bëhet kërkimi, historia e kërkimeve të mëparshme, funksionaliteteve të vendosura etj.

Shumica e vizitorëve të rinj të një faqeje janë drejtuar aty nga një kërkim që kanë kryer. Kur një konsumator kërkon diçka online dhe rezultati i parë është biznesi juaj, kjo është shumë favorizuese. Ato janë tashmë duke kërkuar për një shërbim si i juaji, prandaj rezultatet e SEM janë të menjëhershme.

2. Marrje mesazhesh nga audienca në Facebook

Ju mund ta njihni Facebook thjesht si një rrjet social, por ai është një vend tejet efektiv për të reklamuar. Me kalimin e viteve, është parë një rënie e konsiderueshme e trafikut organik në Facebook. Algoritmi e ka bërë më të vështirë arritjen e klientëve apo ndjekësve. Prandaj, reklamat e paguara janë kaq efektive. Facebook ofron targetim tepër specifik: mosha, puna, vendi, preferencat etj. Ju mund të vendosni qëllime të ndryshme për reklamat tuaja në Facebook: p.sh. të merrni vizita te dyqani juaj, të shtoni trafikun e faqes ueb, mund të reklamoni një katalog veshjesh, një event etj.

Një nga shërbimet që përdoren shpesh është për marrjen e mesazheve në Facebook nga audienca. Ju mund të reklamoni diçka dhe të ftoni vizitorët t’ju kontaktojnë me anë të një mesazhi. Në bashkëpunim me Boost, këtë bëri kompania distributore zyrtare e vajrave Shell. Ato morën 650 mesazhe me një super kosto prej vetëm 0,2€ për mesazh, çka solli rritje shitjesh të produkteve që kompania ofron në dyqanet fizike.

3. Reklama native

Reklamat native janë një nga risitë më të mëdha të marketingut dixhital. Ato janë një mënyrë ndryshe e shtimit të klientëve për bizneset dhe monetizimit të platformave për publikuesit. Native në anglisht do të thotë indigjen, vendas. Reklamat native janë një formë reklamash që përzihen në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të faqes, përputhen me pamjen e faqes dhe nuk ndërpresin navigimin. Kjo i bën shumë më të këndshme, por edhe më efektive sesa reklamat tradicionale.

Cristian Rennella, eskpert financiar, është shprehur se eksperienca e tij i ka vërtetuar se çka funksionon te reklamat është krijimi i interesit, jo ndërprerjeve. Në kompaninë ku Rennella është CEO, ai është shprehur se reklamat native kanë funksionuar sepse i ofrojnë informacion personave që janë tashmë të interesuar. Ndryshe nga reklamat tradicionale, reklamat native krijojnë interes dhe nuk janë bezdisëse. Prandaj ato kanë parë 37.2% më shumë konvertime.²

Pas leximit të një reklame native të cilësisë së lartë, konsumatorit i rritet niveli i besimit te kompania. Nëse dikush mëson nga një kompani, sigurisht që i duket më e besueshme. Gjithashtu ka më shumë shanse të blejë dhe të formojë pëlqyeshmërinë ndaj brand-it. Reklamat native kanë pasur një rritje të pabesueshme, 600% nga viti 2014 në 2016!³

Reklamimi nativ, pavarësisht se risi për Shqipërinë, është një trend vetëm në rritje në botë dhe një investim i sigurtë për bizneset. Kompania Boost është e para dhe e vetmja në Shqipëri që ofron reklamimin nativ në mediat online më të mëdha.

SOT boost ju ofron një mundësi unike, duke ju dhuruar 100€ reklamim në mediat më të mëdha Shqiptare si JOQ Albania, Panorama, NOA, SCAN TV, Balkanweb etj.

4. Marketingu i kontentit

Marketingu i kontentit është strategji që lidhet me krijimin dhe shpërndarjen e kontentit që targeton një audiencë për të sjellë vizitorë dhe klientë të rinj për një biznes. Ai ndodhet në qendër të strategjive të shumë bizneseve inovative. Kontenti juaj mund të jetë i shkruar, në formë videoje, infografika etj.

Çdo person në fushën e marrëdhënieve me klientët e di se në qendër të këtyre marrëdhënieve qëndron një faktor kyç: besimi. Reputacioni i një firme lidhet direkt me nivelin e besimit që klientët kanë te kompania. Transparenca, komunikimi, marketingu i kontentit etj. janë disa nga mënyrat e krijimit dhe rritjes së besimit. Ndihma, informacioni, kuriozitetet e bazuara në ekspertizën tuaj, që i ofroni vizitorëve, nuk janë kurrë investim i çuar dëm.

Kontenti ju jep një mundësi të mrekullueshme për të treguar aftësitë dhe sa ekspertë jeni në fushën tuaj. 82% e konsumatorëve ndihen në mënyrë më pozitive rreth një kompanie kur lexojnë kontent nga to.¹

Hubspot ka krijues ekspertë të marketingut të kontentit, të cilin e reklamon shpesh

5. Marketingu me influencues

Fuqia e një influencuesi të respektuar nga publiku mund të bëjë mrekullira për një markë. Një influencues është një person që ka një numër të madh ndjekësish, të cilët janë aty për kontentin e influencuesve. Kur influencuesi i rekomandon një produkt audiencës, kjo i ngjall atyre interes dhe dëshirën për ta pasur edhe vetë. Marketingu me influencues është kur një kompani bashkëpunon me një influencues për të promovuar një event, lançim, shërbim etj. Instagram mbetet rrjeti social më frytdhënës për bashkëpunimet me influencues. Edhe pse efektiv, ky lloj marketingu mund të ketë kosto më të larta. 17% e kompanive shpenzojnë më shumë se gjysmën e buxhetit të marketingut tek influencuesit.

Nëse doni të publikoni përmbajtjen e një libri gatimi, mund të paguani një food blogger. Nëse dëshironi të reklamoni koleksionin e fundit të veshjeve, mund të bashkëpunoni me një fashion influencer. Ka një numër të madh influencuesish, në industri nga më të ndryshmet, idealë për t’ju ndihmuar të zgjeroni klientelën tuaj.

October 4, 2019

Duke mësuar ndryshimet dhe ngjashmëritë e tyre, ju mund ti ofroni një shërbim më të mirë klientëve tuaj.

October 3, 2019

Lexoni këtë artikull nëse ende nuk jeni të bindur për fuqinë e kontentit.

October 2, 2019

I ndiqni këto praktika të domosdosshme për të pasur sukses me fushatat?

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 30, 2019

Reklamat native janë risia më e madhe e marketingut dixhital. Por si ka nisur dhe si ka përparuar trendi nativ gjatë viteve?

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 24, 2019

SEO është një nga mënyrat më të sigurta për të sjellë vizitorë të rinj në faqen dhe në dyqanin tuaj.

September 23, 2019

CTR afekton suksesin si për publikuesit, si për reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?