Një nga investimet më të sigurta që një biznes mund të bëjë është te marketingu dixhital. Strategjitë efektive të marketingut gjenerojnë shitjet, rrisin numrin e klientëve, shtojnë ndërgjegjësimin ndaj markës dhe sjellin sukses për firmën tuaj. Me informacionin e pafundëm që gjendet online dhe shumëllojshmërinë e opsioneve të reklamimit, sigurisht që zgjedhja duket e komplikuar. Pavarësisht trendeve, disa forma marketingu janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Bazuar në eksperiencën tonë 10-vjeçare dhe trendet e fundit botërore në fushën e marketingut dixhital, ja 5 lloje marketingu të suksesshëm që mund ti implementoni për biznesin tuaj,
1. Reklamimi në rezultatet e kërkimit
Marketingu i motorrëve të kërkimit (SEM) është një strategji e marketingut dixhital, që shfaq biznesin tuaj në rezultatet e kërkimit (SERP). Gjithmonë e më shumë klientë potencialë po drejtohen te motorrët e kërkimit (Google, Bing, Yahoo etj.) për të gjetur produktet që dëshirojnë. SERP janë unike, nëse dy persona kërkojnë të njëjtat fjalë, mund të marrin rezultate të ndryshme. Sipas SEO Hacker, mbi 90% e personave në internet nuk kontrollojnë faqen e dytë të rezultateve. Prandaj është e rëndësishme të shfaqeni në faza sa më të hershme të kërkimit.
Rezultatet e shfaqura variojnë pasi ndryshojnë në varësi të motorrëve të kërkimit që përpiqen ta personalizojnë sa më shumë eksperiencën në browser. Termat ndikues mund të jenë vendi nga bëhet kërkimi, historia e kërkimeve të mëparshme, funksionaliteteve të vendosura etj.
Shumica e vizitorëve të rinj të një faqeje janë drejtuar aty nga një kërkim që kanë kryer. Kur një konsumator kërkon diçka online dhe rezultati i parë është biznesi juaj, kjo është shumë favorizuese. Ato janë tashmë duke kërkuar për një shërbim si i juaji, prandaj rezultatet e SEM janë të menjëhershme.
2. Marrje mesazhesh nga audienca në Facebook
Ju mund ta njihni Facebook thjesht si një rrjet social, por ai është një vend tejet efektiv për të reklamuar. Me kalimin e viteve, është parë një rënie e konsiderueshme e trafikut organik në Facebook. Algoritmi e ka bërë më të vështirë arritjen e klientëve apo ndjekësve. Prandaj, reklamat e paguara janë kaq efektive. Facebook ofron targetim tepër specifik: mosha, puna, vendi, preferencat etj. Ju mund të vendosni qëllime të ndryshme për reklamat tuaja në Facebook: p.sh. të merrni vizita te dyqani juaj, të shtoni trafikun e faqes ueb, mund të reklamoni një katalog veshjesh, një event etj.
Një nga shërbimet që përdoren shpesh është për marrjen e mesazheve në Facebook nga audienca. Ju mund të reklamoni diçka dhe të ftoni vizitorët t’ju kontaktojnë me anë të një mesazhi. Në bashkëpunim me Boost, këtë bëri kompania distributore zyrtare e vajrave Shell. Ato morën 650 mesazhe me një super kosto prej vetëm 0,2€ për mesazh, çka solli rritje shitjesh të produkteve që kompania ofron në dyqanet fizike.
3. Reklama native
Reklamat native janë një nga risitë më të mëdha të marketingut dixhital. Ato janë një mënyrë ndryshe e shtimit të klientëve për bizneset dhe monetizimit të platformave për publikuesit. Native në anglisht do të thotë indigjen, vendas. Reklamat native janë një formë reklamash që përzihen në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të faqes, përputhen me pamjen e faqes dhe nuk ndërpresin navigimin. Kjo i bën shumë më të këndshme, por edhe më efektive sesa reklamat tradicionale.
Pas leximit të një reklame native të cilësisë së lartë, konsumatorit i rritet niveli i besimit te kompania. Nëse dikush mëson nga një kompani, sigurisht që i duket më e besueshme. Gjithashtu ka më shumë shanse të blejë dhe të formojë pëlqyeshmërinë ndaj brand-it. Reklamat native kanë pasur një rritje të pabesueshme, 600% nga viti 2014 në 2016!³
Mesatarisht çdo person ka 7 profile online.
Çfarë njerëzit pëlqejnë ose shpërndajnë në rrjetet sociale nuk pasqyron gjithmonë interesat e vërteta që ata kanë.
Për marketierët është shumë e rëndësishme të kuptojnë cfarë audicena pretendon të pëlqejë dhe cfarë realisht pëlqen.
Reklamimi nativ, pavarësisht se risi për Shqipërinë, është një trend vetëm në rritje në botë dhe një investim i sigurtë për bizneset. Kompania Boost është e para dhe e vetmja në Shqipëri që ofron reklamimin nativ në mediat online më të mëdha.
4. Marketingu i kontentit
Marketingu i kontentit është strategji që lidhet me krijimin dhe shpërndarjen e kontentit që targeton një audiencë për të sjellë vizitorë dhe klientë të rinj për një biznes. Ai ndodhet në qendër të strategjive të shumë bizneseve inovative. Kontenti juaj mund të jetë i shkruar, në formë videoje, infografika etj.
Çdo person në fushën e marrëdhënieve me klientët e di se në qendër të këtyre marrëdhënieve qëndron një faktor kyç: besimi. Reputacioni i një firme lidhet direkt me nivelin e besimit që klientët kanë te kompania. Transparenca, komunikimi, marketingu i kontentit etj. janë disa nga mënyrat e krijimit dhe rritjes së besimit. Ndihma, informacioni, kuriozitetet e bazuara në ekspertizën tuaj, që i ofroni vizitorëve, nuk janë kurrë investim i çuar dëm.
Kontenti ju jep një mundësi të mrekullueshme për të treguar aftësitë dhe sa ekspertë jeni në fushën tuaj. 82% e konsumatorëve ndihen në mënyrë më pozitive rreth një kompanie kur lexojnë kontent nga to.¹
5. Marketingu me influencues
Fuqia e një influencuesi të respektuar nga publiku mund të bëjë mrekullira për një markë. Një influencues është një person që ka një numër të madh ndjekësish, të cilët janë aty për kontentin e influencuesve. Kur influencuesi i rekomandon një produkt audiencës, kjo i ngjall atyre interes dhe dëshirën për ta pasur edhe vetë. Marketingu me influencues është kur një kompani bashkëpunon me një influencues për të promovuar një event, lançim, shërbim etj. Instagram mbetet rrjeti social më frytdhënës për bashkëpunimet me influencues. Edhe pse efektiv, ky lloj marketingu mund të ketë kosto më të larta. 17% e kompanive shpenzojnë më shumë se gjysmën e buxhetit të marketingut tek influencuesit.⁴
Nëse doni të publikoni përmbajtjen e një libri gatimi, mund të paguani një food blogger. Nëse dëshironi të reklamoni koleksionin e fundit të veshjeve, mund të bashkëpunoni me një fashion influencer. Ka një numër të madh influencuesish, në industri nga më të ndryshmet, idealë për t’ju ndihmuar të zgjeroni klientelën tuaj.
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh.
Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.
Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]