4 arsye bindëse përse ju duhet të zgjidhni reklamat native për të reklamuar biznesin tuaj.

Reklamimi dixhital është mjeti kryesorë për të arritur angazhimin e audiencës së synuar. Por, teksa njerëzit po bëhen më të sofistikuar në mënyrën se si ata servirin përmbajtjen e tyre audiencës, po ndryshojnë po ashtu edhe mënyrat e reklamimit. Reklamat native po përdoren gjërësisht në mbarë botën dhe kjo jo pa qëllim. Reklamat native ofrojnë jo vetëm opsione por edhe mundësi të jeni krijues dhe paraqisni produktin tuaj në formën më të mirë.

Në këtë artikull po japim 4 arsye bindëse përse reklamimi nativ është ndër opsionet reklamuese më të përshtatshme për ju.

  1. Bizneset e të gjitha kategorive mund të përfitojnë.

Reklamat native gradualisht po bëhen një nga format më të mëdha dhe të suksesshme të reklamimit dixhital. Ashtu sikurse ekspertët parashikuan, tashmë 63% e buxhetit të reklamimit në mobile i është dedikuar reklamimit nativ. Reklamat native ju mundësojnë që me anë të një buxheti të vogël të shfaqeni në mediat më prestigjoze të vëndit. Kjo do të thotë që edhe bizneset e vegjël mund të përfitojnë nga kjo formë reklamimi.

2. Reklamat native sjellin konsumatorë besnikë

Konsumatorët po bëhen gjithmonë e më shumë pasiv dhe mosbesues ndaj reklamave. Madje, një përqindje jo e vogël ndjehen të besdisur nga numri i lartë i reklamave që shfaqen në çdo rrjet social apo uebsite që ata klikojnë. Tendenca e instalimit të bllokuesve të reklamave po bëhet më e fortë se kurrë. Të paktën 419 milion përdorues po bllokojnë reklamat në smarphone-t dhe kompjuterat e tyre. Kjo tendencë ka sjellë një qasje pozitive ndaj reklamave native të cilat nuk mund të bllokohen nga këto software.

Reklamat native krijojnë një përvojë pozitive për lexuesin. Një përdorues klikon mbi një reklamë native vetëm atëherë kur ai është i interesuar të lexojë më shumë mbi të. Këto reklama gjithashtu vlerësohen si aspak shqetësuese. Një nga nga pikat më të forta që reklamat native kanë është rritja e besueshmërisë tek lexuesit. Ju keni mundësinë të shkruani një artikull të detajuar dhe bindës mbi produktet dhe shërbimet që ju ofroni. Si rrjedhoje, angazhimi i vizitorëve dhe konvertimi i tyre do të jetë në një shkallë më të lartë.

3. Reklamat native tërheqin më shumë vëmëndje.

Nëse një reklamë nuk tërheq vëmendjen atëherë ajo nuk mund të jetë e suksesshme. Për profesionistët e botës së marketingut, matja e rezultateve dhe performancës është thelbësore. Reklamat native ofrojnë një shtritje të gjërë dhe shikueshmëri të lartë për një buxhet të caktuar krahasuar me kanale të tjera. Madje, nëse përmbajtja e reklames tuaj është cilësore, informuese dhe bindëse, reklamat native janë një mundësi e mirë që një numër i lartë lexuesish të bëjë marketing për ju duke shpërndarë me të njohurit artikujt tuaj. Sa më shumë audienca ngazhohet me përmbajtjen tuaj, aq më shumë rriten shancet dhe mundësitë që këta lexues të zhndërrohen në klientë potencialë.

4. Reklamat native ofrojnë zgjidhje për problemin e klientëve tuaj.

Kur bëjmë një blerje online, shumica nga ne nuk kërkojmë një produkt specifik por kërkojmë zgjidhje për problemin tonë. Si të tillë, ne vlersojmë shumë përmbajtjet të cilat vijnë në formë sugjerimesh dhe zgjidhjesh për problemet që ne kemi. Me anë të reklamave native është e mundur të reklamoni produktet apo shërimin që ju ofroni në mënyrë delikate dhe bindëse duke ofruar informacion real mbi zgjidhjen e një problemi. Me fjalë të tjera, ju keni fuqinë të bindni klientët tuaj se interesat e tyre janë më të rëndësishme se biznesi juaj. Ata do tju shohin si zgjidhjen që kanë kërkuar prej kohësh.

Të ofrosh zgjidhje për problemin e klientit tuaj potencial është forma më e mirë e të bërit marketing.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!