3 mënyra për të adaptuar reklamat e biznesit tuaja, në kohë krize.

Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash. Prioriteti i parë i gjithsecilit prej nesh bëhet siguria, familja, si dhe gjetja e mënyrave për t’u rikthyer në normalitetin që kishim përpara shpërthimit të pandemisë së COVID – 19.

Mirëpo, ndërkohë na duhet të përshtatemi sa të mundemi me realitetin aktual, e njëjta gjë vlen edhe për bizneset. Më poshtë do t’ju paraqesim 3 mënyra të inspiruara nga kompani të vërteta, për të përshtatur strategjinë tuaj të marketingut me klientët, punonjësit, njësoj sikurse vetë bota po përshtatet me situatën e krijuar ngado.

Punoni me aq sa keni!

Shancet janë që ju të keni reklama ekzistuese, për të cilat keni shpenzuar një buxhet të konsiderueshëm,  mirëpo tani nuk dini se çfarë të bëni me to, a janë më funksionale. Përgjigja është po – ju mund të përdorni reklamat që kishit përgatitur, mjaft të bëni ndonjë ndryshim të vogël.

Merrni si shembull Travelzoo, një media e njohur që publikon oferta të verifikuara nga më shumë se 2.000 agjenci fluturimesh, argëtimesh apo kompani lokale. Në çdo të mërkurë, Travelzoo ka një fushatë reklamimi që bën të njohura dhe publikon 20 ofertat më të mira të partnerëve për një jave, përfshirë zbritjet në fluturime, hotele, ture, teatër, etj.

Travelzoo u adaptua menjëherë me situatën e COVID –  19, si dhe gjeti në mënyrë direkte një metodë për të përballuar fushatën e së mërkurës.  Fushatën e përjavshme e zëvendësuan me kontent të ofertave ekskluzive – si përshembull mësimi i një gjuhe të re, regjistrime në revista për udhëtime, apo adresa për të blerë valixhe udhëtimi.

Kur përballeni me pasiguri, është e rëndësishme të mendoni se çfarë keni në dorë, e çfarë mund të bëni për t’iu drejtuar hapur audiencës suaj. Njoftojini ndjekësit tuaj se jeni akoma atje për ta dhe se jeni ende vlerë e shtuar për ta. Dhe, për ta bërë këtë nuk ju duhen reklama nga e para, apo një fushatë e re. Merrni atë keni, përshtateni dhe hidheni në treg!

Mos ju shmangi situatës aktuale

Është absolutisht kritike ta adresoni COVID – 19 te audienca juaj. Për shembull, një biznes familjar i quajtur Mixology e ka bërë këtë vazhdimisht. Ata e nisën me një email të përzemërt, familjar nga ana e CEO-së së kompanisë, i cili foli se sa e frikshmë është për një biznes të vogël të mbijetojë në një kohë krize si ajo e shpërthimit të një pandemie.

Ai gjithashtu i drejtoi klientët drejt faqes online, si dhe i inkurajoi të suportonin biznesin e vogël dhe punonjësit duke blerë online dhe duke suportuar kështu çdo punonjës dhe familjet e tyre.

Kompania u drejtua menjëherë nga orientimi i audiencës drejt 9 pikave të shitjeve të tyre, te promovimi i  formave alternative të shërbimeve, në mënyrë që të vazhdonin besnikërinë e tyre ndaj klientëve të devotshëm.

Duke ofruar përvoja personale të blerjeve, karta dhuratash për t’u përdorur në internet ose në një datë të mëvonshme, apo komunikim të drejtpërdrejtë me dikë nga stafi, ky biznes i vogël po merr masa për të punuar me ato që kanë, e të mos i trembet faktit që pandemia i vë në rrezik që të mbyllin dyert e tyre.

Nëse do të jeni të drejtëpërdrejtë dhe do ta bëni të qartë se ndryshimet kanë ardhur si rrjedhojë e pandemisë së COVID – 19, atëherë klientët tuaj do ta vlerësojnë ndershmërinë dhe do t’i përgjigjen me besnikëri.

Qëndroni origjinal, qëndroni autentik!

Në një kohë krize, mendimi i parë i klientëve mund të mos jetë se si të blejnë një produkt të caktuar – e kjo është e kuptueshme. Është shumë e rëndësishme t’i qëndroni besnikë atyre vlerave të biznesit tuaj që ju bënë të kishit klientë luajal.

Kompanitë e të gjitha përmasave ndihen të rrezikuara në këto momente, por të ruani origjinalitetin është jetike në një kohë si kjo.

Drizly, distributor i pijeve alkolike, njihet për komunikimin me humor që ka, e për faktin se nuk e merr seriozisht veten.  Nëse komunikimi i tyre do të ishte ftohur në këtë periudhë, me një ton ndryshe nga i zakonshmi, atëherë nuk do të ishte përgjigjur me të njejtën mënyrë siç ka krijuar klientë besnikë. Por Drizly vendosi ta ruante humorin .

Ata komunikojnë në mënyrë direkte me bashkëpunëtorët e tyre. Në email-e, ata vazhdonin të përdornin një ton që empatizonte mirënjohje, e jo një të egër apo të ftohtë siç partnerët mund ta prisnin në këtë periudhë.

Strategjitë tuaja të marketingut duhet të riformatohen disi në kohë krizash, por kjo nuk  do të thotë se duhet të humbisni vlerat themelore të brandit tuaj, pastaj mos harroni, klientët tuaj janë bashkë me ju në këtë!

Tregohuni të sinqertë, të shkathët dhe të vërtetë

Në një periudhë ku të gjitha bizneset globalisht po përballen me situatën e pandemisë, ruajtja e mirëqënies së ekipit si dhe plotësimi i nevojave të klientëve, kërkojnë patjetër implementimin e strategjive të adaptuara në mënyrë kritike.

Adaptim nuk do të thotë të kërkoni një buxhet nga e para – përkundrazi! Adaptim në një kohë krize do të thotë që edhe pse gjithçka mund të duket e përmbysur, duhet që me atë që keni, të qëndroni oriigjinal dhe “të luftoni” situatën.

Kompanitë kudo në botë, të të gjitha përmasave, po përballen me të njejtën gjë. Ndajini me të tjerët metodat tuaja të adaptimit me situatën dhe suportoni njëri – tjetrin. Kohë të vështira kërkojnë masa të jashtëzakonshme si dhe strategji të ribëra, që i rezistojnë një bote në tranzicion…

Adaptuar nga Taboola

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!