3 arsye se përse bizneset nuk duhet të ndërmarrin distancimin social nga audiencat e tyre.

Kohët janë të vështira – të paktën krahasuar me deri përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, momentet kritike janë fiks ato që nxjerrin në pah atë që secili prej nesh është, e mënyrën si reagon ndaj vështirësive dhe situatave të panjohura.

Thënë kjo, qëndron patjetër për individët, ndërsa për bizneset duhet theksuar mirë, për shkak se reagimi ndaj krizave është vendimtar për ecurinë e tyre. Ndaj, virus apo jo, tërmet ose jo, sikurse çfarëdolloj e papriture tjetër me të cilën përballet biznesi, fakti është se duhen shtrënguar forcat, duhet menduar pozitivisht, e duhet vijuar rrjedha e jetës së sipërmarrjes.

Në një kohë që në kokën e gjithsecilit prej nesh është fiksuar togfjalëshi #distancimsocial, ne do t’ju paraqesim 3 arsye se përse pjesë brand-i juaj nuk duhet të bëhet pjesë e këtij distancimi, e me këtë i referohemi faktit se marka juaj, duhet të jetë më afër klientëve dhe ndjekësve se kurrë.

  1. Konsumatorët po mbështeten te ju, me dëshirën e zjarrtë për angazhim dhe ndërveprim

Në një kohë që eMarketer raporton se më shumë se 70% e marketierëve po ndryshojnë organizimin e buxhetit për 3 mujorin e dytë të 2020, është fakt interesant se kjo nuk është ajo çka konsumatorët presin – vetëm 8% e tyre mendojnë se brand-et duhet të ndalojnë së reklamuari.

Thënë kjo, 70% e konsumatorëve janë në kërkim të sigurisë ndaj brand-eve, veçanërisht ndaj atyre te të cilat mbështeten vazhdimisht.  Ndërkohë që njerëzit janë distancuar nga jeta sociale, në aspektin fizik, më shumë se kurrë ata kanë shkurtuar distancat në platformat sociale – duke qenë të gatshëm për të folur me videocall, apo për të lexuar me shumë dëshirë (edhe me shumë kohë në dispozicion) një artikull të këndshëm nga një brand.

Carpe Diem – Kape momentin! Shfrytëzojeni këtë periudhë për të qenë pozitiv, shpresëdhënës, e për t’i ofruar audiencës suaj postime interesante dhe sigurisht, që i shërbejnë jo vetëm atyre, por edhe vetë brand-it tuaj.

2. Besnikëria shkon përtej produktit apo cilësisë së shërbimit – tani orientohet drejt vlerave

Një produkt i mirë është mirë, një vlerë e mirë është edhe më mirë… Çfarë duam të themi? Në këtë dekadë, besnikëria ndaj brand-it ka marrë një trajtë tjetër, bazuar në vlerat e përbashkëta mes ofruesit të brand-it dhe ndjekësve të tij. Koha në të cilën konsumatorët mendonin vetëm për veten e tyre ka kaluar.

Për t’ju rikthyer të dhënave statistikore – 83% e konsumatorëve, sipas studimit të përmendur, thonë se brand-et duhet të luajnë një rol në ruajtjen e stabilitetit – 77% dëshirojnë që brand-et të demostrojnë  suport nëpërmjet normalitetit në një situatë krize, ndërsa 75% duan të jenë të informuar mbi vendimet që markat ndërmarrin në një situatë si kjo e pandemisë së COVID – 19, apo krizave të ngjashme.

Ky është momenti të lidheni me ndjekësit tuaj në një nivel edhe më të thellë dhe personal. Riforcojini vlerat e brand-it tuaj. Atyre vlerave që ju kanë bërë të qendroni në këmbë. Atyre që ju diferencojnë. Qëllimeve tuaja.

3. Me brand-in vjen njohja në treg, e me njohjen në treg vjen besimi

Deri përpara këtij momenti krize ju e kishit ndërtuar brand-in tuaj deri në njëfarë pike. Siç e dimë, “akti i popullaritetit” të një brand-i, individi, kompanie apo çfarëdolloj gjëje tjetër, nuk ndodh brenda natës! Kërkon kohë, para, dhe një dozë të madhe kreativiteti për të fituar familjaritetin me konsumatorët.

Ashtu si një bimë, një brand kërkon ujitje çdo ditë që të rritet. Ndaj, për marketierët, brand-imi shkon përtej të sotshmes, përtej krizës me të cilën jemi përballur. Një e nesërme e mirë, një e ardhme suksesi, vjen duke i ofruar që tani konsumatorëve ndjesinë e normalitetit – të paktën për atë çka brand-i juaj përfaqëson.

Sipas studimit, 81% e konsumatorëve thonë se duhet të jenë në gjendje të besojnë se brand-et do të ndërmarrin ato veprime që janë të drejta. Dhe po e mbyllim me një citim nga legjenda e reklamave, Phil Dusenberry “Një brand nuk është asgjë veçse një shprehi e besnikërisë dhe besimit të konsumatorëve.”

December 6, 2019

Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:

June 2, 2020

Ju keni punuar shumë për të ndërtuar një faqe prezantuese tërheqëse, funksionale, të shpejtë në navigim dhe me CTA të qarta. Tani është koha për të drejtuar aty trafik.

May 22, 2020

Më poshtë do të gjeni një listë me shtatë pika “evergreen” të cilat do tju ndihmojnë të krijoni më lehtë një përmbajtje të suksesshme.

May 6, 2020

Me përhapjen e pandemisë, ekonomia globale po njeh rënie çdo ditë e më shumë, duke çuar miliona biznese në një krizë të thellë.

May 4, 2020

Në këtë artikull, ne eksplorojmë shkencën që qëndron pas marketingut emocional dhe shikojmë shembujt kryesorë të markave që përdorin emocionin për të përcjellë një mesazh.

April 29, 2020

Në këtë artikull ne kemi veçuar 7 praktika për tju ndihmuar të rrisni audencën tuaj potenciale dhe të zotëroni suksesin e plotë të markës tuaj në fushën e ”shëndetit dhe mirëqenies” .

April 25, 2020

Më poshtë po rëndisim 6 këshilla të rëndësishme se si të rrisni angazhimin kur reklamoni me anë të rekamave native në Boost Discovery.

April 20, 2020

Reklamat native ofrojnë jo vetëm opsione por edhe mundësi të jeni krijues dhe paraqisni produktin tuaj në formën më të mirë.

April 10, 2020

Të gjithë përdoruesit e telefonave smart dhe rrjeteve sociale janë të familjarizuar me “stories”.

April 8, 2020

Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash.

April 7, 2020

Reklamat native po dominojnë faqet e para të mediave online dhe titujt kryesorë në uebsajt-et e besueshme dhe serioze. Pse?