Kohët janë të vështira – të paktën krahasuar me deri përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, momentet kritike janë fiks ato që nxjerrin në pah atë që secili prej nesh është, e mënyrën si reagon ndaj vështirësive dhe situatave të panjohura.
Thënë kjo, qëndron patjetër për individët, ndërsa për bizneset duhet theksuar mirë, për shkak se reagimi ndaj krizave është vendimtar për ecurinë e tyre. Ndaj, virus apo jo, tërmet ose jo, sikurse çfarëdolloj e papriture tjetër me të cilën përballet biznesi, fakti është se duhen shtrënguar forcat, duhet menduar pozitivisht, e duhet vijuar rrjedha e jetës së sipërmarrjes.
Në një kohë që në kokën e gjithsecilit prej nesh është fiksuar togfjalëshi #distancimsocial, ne do t’ju paraqesim 3 arsye se përse pjesë brand-i juaj nuk duhet të bëhet pjesë e këtij distancimi, e me këtë i referohemi faktit se marka juaj, duhet të jetë më afër klientëve dhe ndjekësve se kurrë.
- Konsumatorët po mbështeten te ju, me dëshirën e zjarrtë për angazhim dhe ndërveprim
Në një kohë që eMarketer raporton se më shumë se 70% e marketierëve po ndryshojnë organizimin e buxhetit për 3 mujorin e dytë të 2020, është fakt interesant se kjo nuk është ajo çka konsumatorët presin – vetëm 8% e tyre mendojnë se brand-et duhet të ndalojnë së reklamuari.
Thënë kjo, 70% e konsumatorëve janë në kërkim të sigurisë ndaj brand-eve, veçanërisht ndaj atyre te të cilat mbështeten vazhdimisht. Ndërkohë që njerëzit janë distancuar nga jeta sociale, në aspektin fizik, më shumë se kurrë ata kanë shkurtuar distancat në platformat sociale – duke qenë të gatshëm për të folur me videocall, apo për të lexuar me shumë dëshirë (edhe me shumë kohë në dispozicion) një artikull të këndshëm nga një brand.
Carpe Diem – Kape momentin! Shfrytëzojeni këtë periudhë për të qenë pozitiv, shpresëdhënës, e për t’i ofruar audiencës suaj postime interesante dhe sigurisht, që i shërbejnë jo vetëm atyre, por edhe vetë brand-it tuaj.
2. Besnikëria shkon përtej produktit apo cilësisë së shërbimit – tani orientohet drejt vlerave
Një produkt i mirë është mirë, një vlerë e mirë është edhe më mirë… Çfarë duam të themi? Në këtë dekadë, besnikëria ndaj brand-it ka marrë një trajtë tjetër, bazuar në vlerat e përbashkëta mes ofruesit të brand-it dhe ndjekësve të tij. Koha në të cilën konsumatorët mendonin vetëm për veten e tyre ka kaluar.
Për t’ju rikthyer të dhënave statistikore – 83% e konsumatorëve, sipas studimit të përmendur, thonë se brand-et duhet të luajnë një rol në ruajtjen e stabilitetit – 77% dëshirojnë që brand-et të demostrojnë suport nëpërmjet normalitetit në një situatë krize, ndërsa 75% duan të jenë të informuar mbi vendimet që markat ndërmarrin në një situatë si kjo e pandemisë së COVID – 19, apo krizave të ngjashme.
Ky është momenti të lidheni me ndjekësit tuaj në një nivel edhe më të thellë dhe personal. Riforcojini vlerat e brand-it tuaj. Atyre vlerave që ju kanë bërë të qendroni në këmbë. Atyre që ju diferencojnë. Qëllimeve tuaja.
3. Me brand-in vjen njohja në treg, e me njohjen në treg vjen besimi
Deri përpara këtij momenti krize ju e kishit ndërtuar brand-in tuaj deri në njëfarë pike. Siç e dimë, “akti i popullaritetit” të një brand-i, individi, kompanie apo çfarëdolloj gjëje tjetër, nuk ndodh brenda natës! Kërkon kohë, para, dhe një dozë të madhe kreativiteti për të fituar familjaritetin me konsumatorët.
Ashtu si një bimë, një brand kërkon ujitje çdo ditë që të rritet. Ndaj, për marketierët, brand-imi shkon përtej të sotshmes, përtej krizës me të cilën jemi përballur. Një e nesërme e mirë, një e ardhme suksesi, vjen duke i ofruar që tani konsumatorëve ndjesinë e normalitetit – të paktën për atë çka brand-i juaj përfaqëson.
Sipas studimit, 81% e konsumatorëve thonë se duhet të jenë në gjendje të besojnë se brand-et do të ndërmarrin ato veprime që janë të drejta. Dhe po e mbyllim me një citim nga legjenda e reklamave, Phil Dusenberry “Një brand nuk është asgjë veçse një shprehi e besnikërisë dhe besimit të konsumatorëve.”
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]