Optimizoni faqen dhe rrisni shitjet me këto teknika të thjeshta SEO

Në Shqipëri optimizimi i faqes për motorrët e kërkimit është ende një praktikë disi e re, e cila ka marrë popullaritet kohët e fundit, e jo pa të drejtë. SEO është një nga mënyrat më të sigurta për të sjellë vizitorë të rinj në faqen dhe dyqanin tuaj.

Provoni këto teknika SEO të thjeshta për tu aplikuar:

Kërkimi i fjalëve kyçe

Google vetë dëshiron që të ofrojë kontent cilësor, prandaj jep edhe mjetet e nevojshme që faqja juaj të vlerësohet pozitivisht përsa i përket SEO. Fjalët kyçe ndihmojnë që kontenti juaj të arrijë te personat e duhur. “Google Keyword Tool” ofron kërkimin e fjalëve kyçe. Më pas të sugjeron fjalët ose frazat më të kërkuara në mënyrë që vizitiorëve ti shfaqen rezultatet që kërkonin. Nëse kërkon një prej frazave, në fund të faqes së kërkimit sheh edhe disa sugjerime të tjera të kërkimeve që janë kryer. Ju mund të përdorni këto fjalë për të optimizuar kontentin tuaj.

Formatoni titullin e përshkrimin

Të gjitha postet tuaja duhet të kenë një titull dhe një përshkrim. Këto karakteristika duhet të jenë të ndryshme në çdo faqe, bazuar në përmbajtjen e faqes. Nëse postoni nga WordPress, do shihni opsionin e plotësimit të këtyre faktorëve në fund të shkrimit tuaj. Përshkrimet duhet të jenë 150-160 karaktere. Titujt mbajini sa më interesantë e mos harroni të përfshini emrin e kompanisë. Përshkrimet ndihmojnë postimet tuaja të dalin te rezultatet kur dikush kërkon në Google (SERP). Kujdes, mos përdorni thonjëza apo simbole në përshkrime, Google shpesh nuk i shfaq dhe i penalizon ato.

Shpejtoni faqen

Shumë faktorë që ndikojnë SEO lidhen direkt me pëlqyeshmërinë e vizitorit për site-n. Nëse ato hasin “Error 404” shpesh, nëse duhet të klikojnë në disa linke për të kryer një veprim të thjeshtë, nëse duhet të presin disa sekonda, këto faktorë ndikojnë tek eksperienca e keqe e përdoruesit në faqe (user experience ose UX). Përveç shpejtësisë dhe efiçencës, një web designer mund t’ju ndihmojë të përdorni ngjyra dhe kompozime në mënyra të tilla që ta bëjnë faqen tuaj sa më të këndshme për secilin lexues.

Mos duplikoni kontentin

“Përsëritja është mëma e dijes” nuk vlen në rastin e SEO. Motorrët e kërkimit penalizojnë kontentin e kopjuar. Sigurisht nëse ju jeni konsistentë me kontentin, do vijë momenti që t’ju duhet të shkruani për tema të mëparshme. Kjo nuk përbën problem, thjesht duhet të siguroheni që përmbajtja juaj të mos jetë “e ricikluar”.

Editoni për web

Çfarë do të thotë kjo? Shkrimi online diferencon nga shkrimi në revista apo novela. Mund të editoni teksa shkruani ose pas përfundimit të artikullit. Disa rregulla për tu mbajtur mend janë:

  • Shkurtoni paragrafët. 3-4 fjali janë mesatarja e artë për të cilën duhet të synoni. Edhe nëse e kaloni këtë numër nuk ka problem. Kujdesuni mos të postoni një bllok të madh shkrimi ku nuk përcillen aspak pikat kryesore.
  • Përdorni madhësi të ndryshme shkrimi për të shtuar ose hequr rëndësi nga teksti. Ne e dimë se shumica e artikujve dhe kontentit që postohet nuk lexohet tërësisht. Me tituj bold, shprehje apo diferencime të ngjashme, ju e bëni kontentin tuaj më të lehtë për tu mbajtur mend, edhe nëse nuk lexohet i plotë.
  • Lista si kjo që po lexoni tani gjithashtu janë një shembull i mirë i editimit për kontent në web. Gjithashtu, përdorni edhe imazhe ose tabela që mund të bëjnë kontentin tuaj më përfshirës dhe interesant.

Përdorni linke të brendshme dhe të jashtme

Te 50 rezultatet e para të një kërkimi, 99.2% e faqeve kishin të paktën një link të jashtëm që ridrejtonte aty.¹ Linket e brendshme quhen linket brenda faqes, p.sh. nëse dikush po lexon rreth xhinseve të sezonit të vjeshtës, ju përmendni në mes të artikullit postimin tuaj për këmishat më IN të momentit. Linket e jashtme janë nga faqe të tjera që drejtojnë audiencën e tyre te ju. Ju mund të ndërtoni strategji në bashkëpunim me faqe të tjera me të cilat mund të keni përputhje audiencash. Kini kujdes, faqet që dërgojnë te ju duhet të jenë cilësore dhe jo spam. Cilësia e linkeve të jashtëm më është më e rëndësishme se sasia.

Ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë te vlerësimi dhe renditja e faqes e kontentit tuaj në motorrët e kërkimit. Përdorni mjetet e automatizimit që Google e faqe të tjera ofrojnë teksa mësoni rreth optimizimit për motorrët e kërkimit. Një përqindje e konsiderueshme e bizneseve shqiptare nuk dinë shumë rreth SEO-s. Përderisa ju po lexoni këtë artikull, ju jeni të angazhuar për të avancuar biznesin tuaj dhe këto njohuri ju çojnë menjëherë në avantazh. Kini durim, ndiqni rregullat e mësipërme dhe optimizimi i faqes suaj për motorrët e kërkimit do jetë maksimal.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!