Mësoni si të shkruani tituj tërheqës me këto 5 këshilla

Rëndësia e marketingut të kontentit është e padiskutueshme. Në ditët e sotme, ku teknologjia vetëm evolon, kreativiteti dhe inovacioni vlerësohen gjithmonë e më shumë. Informacioni në internet është i shumtë, madje ndonjëherë i tepërt. Kur janë cilësorë, artikujt e shkruar janë një mënyrë shumë e mirë për të diferencuar biznesin tuaj.

Procesi i të shkruarit ka disa hapa. Kur shkruani artikuj, ku fokusoheni? Te përmbajtja, audienca, mesazhi që dëshironi të përcillni? Ndonjëherë e dimë që në fillim titullin, ndonjëherë vendosim për finalin në fund të shkrimit. Sidoqoftë ai është shumë i rëndësishëm dhe i duhet kushtuar vëmendja e duhur.

Provoni disa tituj

Sipas CoSchedule, nga 10 veta që hasin artikullin tuaj, tetë persona shohin titujt dhe vetëm dy lexojnë. Titulli duhet të jetë interesant që të tërheqë sa më shumë persona të lexojnë më tepër. Sugjeroni 3-5 tituj për një artikull. Shpesh thjesht ti shohim të shkruara mundësitë, mjafton për të na qartësuar cili titull është më i miri. Një këshillë tjetër: nëse shkruani në gjuhën angleze, ka disa programe falas që analizojnë titujt dhe ju sugjerojnë ndryshimet e nevojshme.

Ngjallni kuriozitetin

Nëse lexoni një titull që ju çudit aq sa ta rilexoni, personi që e ka shkruar ka arritur qëllimin e dëshiruar. Bëni lexuesit kuriozë me titullin, sa përveçse të rilexohet, të krijohet dëshira për të lexuar artikullin dhe për të mësuar më shumë.

Një fjalë e çuditshme, një fakt thuajse i pabesueshëm, një rezultat i mrekullueshëm, ngjallni kuriozitetin e audiencës dhe vlerësoni kohën e tyre me të dhëna që ja vlejnë.

tituj terheqes per artikuj
Titulli është një nga faktorët kryesorë të suksesit të një artikulli.

Përdorni formate të suksesshme

Çfarë është një format i suksesshëm? Disa shembuj janë: listat (p.sh. 4 arsye pse publikuesit duhet të përdorin reklamat native), si të bëjmë diçka “how to-s” (p.sh. Si të rrisni produktivitetin në punë?), guida (p.sh. Rezultate të shkëlqyera për agjenci imobiliare: ja si), si dhe pyetjet (p.sh. 7 pyetje me designerin tonë: historiku, programet dhe sekretet e design) që janë tepër të suksesshme.

Shtoni efektin “ngjitës”

Ekspertët e artikujve viralë kanë zbuluar disa ngjashmëri mes artikujve që ndahen në rrjete sociale me mijëra herë. Ka diçka ngjitëse rreth tyre, por jo nuk ka të bëjë me sëmundjet. Titulli duhet të përmbajë diçka që e bën të vështirë mos të duash ta ndash me një mik, një koleg apo në Facebook. Faktorë ngjitës mund të jenë: surpriza, ankthi, frika, dëshira, shoku etj. Dëshironi të mësoni më shumë rreth këtyre faktorëve? Mund të lexoni këtë analizë për 21 tituj viralë dhe çfarë emocionesh ato kanë përdorur për rezultatet e pabesueshme që kanë arritur.

Mësojini audiencës

Shumë prej nesh janë të dedikuar të mësojnë në mënyrë të vazhueshme dhe të përmirësojnë veten. Një pjesë e madhe e informacionit që ne marrim vjen nga burimet online. Me anë të titullit, shfaqini audiencës përfitimin që leximi i artikullit do sjellë për ta. Do mësojnë rreth marketingut, si të bëjnë kek pa gluten, do prezantohen me gjuhën frënge? Mësojini diçka të re audiencës- fakte, kërkime, histori suksesi, ide.

Provoni lloje dhe forma të ndryshme titujsh, shihni çfarë preferojnë lexuesit tuaj dhe testoni në mënyrë konstante për të arritur rezultatet e dëshiruara me titujt dhe shkrimet tuaja.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!