7 pyetje me designerin tonë: historiku, programet dhe sekretet e design

Designer ynë Enjur Uka është artisti vizual i Boost. Përgjegjës për brand identity, Enjuri qëndron pas shumë prej infografikave, posteve dhe prezantimeve të Boost. Lexoni intervistën e mëposhtme për të zbuluar si nisi rrugëtimi i tij, programet e preferuara, çfarë nuk duhet ti mungojë dikujt që do të merret me design e të tjera.

Pse zgjodhe të bëhesh designer?

Fillimet e mia me piktura dhe forma të tjera të artit datojnë rreth moshës 5-vjeçare. Babi është marrë me art dhe unë kam ndjekur hapat e tij. Teksa shihja atë me kuriozitet, u bëra dhe vetë pjesë e botës artistike. Por ishte vetëm në momentin kur prindërit vendosën mos të më lejonin më të merresha me art, ku nisi vërtet rrugëtimi im. Kur isha më i ri, as nuk e dija fjalën ‘design’. Gjithsesi, është e dukshme që kjo dëshirë ka nisur dhe ka qenë me mua që në moshë të vogël.

Po punon në ndonjë projekt personal?

Enjur Uka, Graphic Design

Po, prej rreth 5 vitesh projekti personal me të cilin merrem është STARLINE. Jam i specializuar në graphic design, web design, krijim logosh, si dhe video. Fokusi im mbetet te moda, fashion design, e sidomos te t-shirts (bluzat), të cilat më pëlqejnë tej mase.

Një princip nga design që e aplikon dhe në jetën tënde?

Në fakt ka shumë principe nga design që i përdor çdo ditë. Nëse do duhet të zgjidhja një, do ishte delikatesa. Parimi i delikatesës, vëmendjes dhe rregullit që i kushtoj çdo punimi që bëj, aplikohet edhe në mënyrën si i bëj gjërat në jetën time të përditshme.

Cili është programi yt i preferuar i design? Cili nuk të pëlqen?

I preferuari im është pa dyshim Illustrator. Me Illustrator mund të bëj çdo gjë. Ndoshta ngaqë e kam perfeksionuar dhe prandaj e pëlqej. Kurse më pak i preferuari InDesign, më duket shumë kot (Qesh).

Karakteristika më e rëndësishme që dikush duhet të ketë për të pasur sukses në këtë rol?

Pasioni. Nëse nuk ke pasion në këtë punë, nuk do ecësh. Ka shumë njerëz që kanë frymëzim, dallohet në mënyrën se si flasin dhe kjo është tepër e rëndësishme. Por për një designer rëndësi ka edhe historia. Nëse ti do që unë të krijoj diçka të bukur për ty, për mua është e rëndësishme historia. Historia pas produktit apo firmës, si ka nisur, vlerat e tyre etj. Pastaj me pasion unë kujdesem për aspektin figurativ.

Mënyra e preferuar për tu relaksuar pas pune?

Relaksi për mua nënkupton pushim total. Le të marrim 24-orëshin tim. Më vjen ndër mend pushimi në aspektin e gjumit apo relaksit kur jam në punë. Kurse kur shkoj në shtëpi të relaksohem, më vjen ndër mend puna. E kam pak të çuditshme këtë pjesë (Qesh).

Diçka që do doje të kishe ditur kur fillove këtë profesion që do ia këshilloje dikujt që dëshiron të bëhet designer?

Do doja të kisha ditur që në fillim rregullat kryesore të design. Shtyllat e pandryshueshme të çdo design të mirë, “ligjet” e DaVinci-t, Fibonacci-t, të cilat quhen edhe raporti i artë. Janë formula që i përdor çdo ditë, por i kam hasur me vonesë dhe do ja këshilloja çdo designer të ri ti mësonte dhe ti aplikonte.

April 3, 2020

Të gjithë i kemi sytë e kthyer nga lajmet dhe njoftimet më të fundit në lidhje me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

March 13, 2020

Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]

February 8, 2020

Marketierët parashikojnë se do të përdorin më shumë kontent të natyrave dhe formateve të ndryshme në vitin 2020, sipas studimit më të fundit të World Media Group.

January 18, 2020

Thonë që për të pasur sukses duhet të jesh gjithmonë një hap përpara dhe kjo është mëse e vërtetë, sidomos kur bëhet fjalë për ata që i përkasin botës së marketingut online.

December 27, 2019

Vëmendja e konsumatorëve është zhvendosur pothuajse “totalisht” drejt mediave dixhitale dhe është pikërisht ky orientim që po vë theksin çdo ditë e më shumë te reklamat native.

December 19, 2019

Edhe pse industria po adopton mjete dhe teknologji të reja, shumë kompani i qëndrojnë strikte rregullave të tyre të çdo viti.

October 11, 2019

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.