4 arsye pse reklamuesit duhet të përdorin reklamat native

Reklamuesitzgjedhin publikuesit për të shfaqur ofertat e tyre, pasi këto të fundit kanë mijëra përdorues të cilët mund të jenë të interesuar. Publikuesit mund të jenë site informative, argëtuese, që mbulojnë tema nga më të ndryshmet, nga lajmet rreth vendit te moda e fundit.

Nëse jeni reklamues, duhet të konsideroni seriozisht reklamimin nativ. Ky trend i marketingut dixhital është sjellë tashmë nga Boost edhe në Shqipëri. Ja 4 arsye pse duhet ti përfshini patjetër reklamat native në strategjinë tuaj:

1. Shihen më shumë

Banner-at dhe Popup-et janë aq të përhapura saqë njerëzit i injorojnë ato pavarësisht përmbajtjes interesante që mund të kenë. Ky fenomen njihet ndryshe si “banner blindness”. Ai ul performancën e tyre. Ndërkohë reklamat native lexohen më shumë dhe marrin dyfishin e fokusit të reklamave tradicionale. Ato arrijnë në subkoshiencë pasi përputhen me çfarë ne presim të shohim në faqe. Reklamat native lexohen si tituj editorialë, pra si gjithë titujt e tjerë të publikuesve.¹

2. Preferohen nga audienca

Siç thamë, reklamat native lexohen më shumë. Në fakt, 70% e konsumatorëve parapëlqejnë të mësojnë rreth produkteve të ndryshme duke lexuar një reklamë native sesa një tradicionale.² Pse janë kaq të suksesshme sponsorizimet e influencuesve? Pasi audienca preferon ta marrë informacionin nga burime që beson, si influencuesit ose publikuesit. Ne e dimë sa i rëndësishëm është integriteti i mediave për publikuesit. Me anë të reklamave native, ato mund të gjenerojnë të ardhura pa cënuar besimin e lexuesve te faqja. Klikoni më poshtë nëse dëshironi të dini më shumë rreth ndryshimeve të reklamave native dhe atyre tradicionale.

3. Janë tepër efektive

Ndoshta mund të mendoni se statistikat janë në favor të reklamuesve. Por çfarë thonë publikuesit vetë? A po funksionon ky lloj reklamimi për ta? 55% e tyre janë shprehur se reklamimi ka qenë efektiv dhe 24% se ka qenë tej mase efektiv.³ Në një periudhë të shkurtër, reklamimi nativ është kthyer në faktor tepër të rëndësishëm për reklamuesit. Sipas raportit të FIPP “The Network for Global Media”, 31% e të ardhurave të reklamuesve kanë ardhur nga reklamat native në 2018. Madje për disa organizata, kjo shifër ka shkuar deri në 69% të fitimeve totale.

4. E ardhmja e reklamimit

Reklamuesit më të njohur globalë kanë zgjedhur reklamimin nativ si metodën e tyre të monetizimit. Me suksesin e pamohueshëm të reklamave native në mbarë botën, investimet në këtë fushë vazhdojnë. Disa punësojnë agjenci, disa kanë skuadra editoriale specifikisht për këtë dhe disa kanë studiot e tyre native. Reklamat native pëlqehen sepse nuk e ndërpresin navigimin e lexuesve dhe tërheqin vëmendjen e personave që janë të interesuar të lexojnë më shumë. Ato vlerësohen si marketing cilësor, që i mëson diçka audiencës.

Reklamimi nativ është padyshim e ardhmja e reklamimit dhe mënyra e duhur e gjenerimit të të ardhurave për reklamuesit.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!