Si të reklamoni shqip në Google Ads

Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! Në këtë artikull do të mësoni se si mund të reklamoni në shqip me Banner Ads, në po të njëjtat hapësira që ka edhe Google.

Çfarë janë Banner Ads?

Reklamimi në Banner i referohet përdorimit të një ekrani grafik drejtkëndor, në hapësirën e një blogu apo në një media. Banner Ads janë një nga format më të populluara të reklamimit në marketingun dixhital dhe kryesisht, në hapësirën e Banner-it dominon imazhi si element kryesor i tij dhe teksti, si element dytësor.

Reklama e parë në Banner u vendos në website- in e Wired Magazine në vitin 1994 (asokohe të quajtur hotwired.com), me një përmbajte “të goditur” që shkruante: “E keni klikuar ndonjëherë mouse- in këtu? Do ta bëni!” . Pas përgatitjes, Banner-i filloi fushatën e marketingut, e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe efektive.

Pse Banner Ads janë një domosdoshmëri?

Përdorimi i Banner Ads garanton jo vetëm rritje të trafikut, shitjeve dhe fitimeve nga faqja ku ju publikoni, por më së pari krijon “ndërgjegjësim” mbi kompaninë tuaj, duke fiksuar kështu emrin e brand-it që ju keni ndërtuar ose po kërkoni të krijoni, te sa më shumë konsumatorë.

Më pak të kushtueshme: Banner Ads janë një nga format më të populluara të marketing- ut online. Kjo, është tepër e leverdishme duke marrë në konsideratë që në epokën e internetit njerëzit kalojnë orë të tëra duke lundruar në smartphone-t e tyre, apo në kompjutera-t e lap top-at; thënë shkurtimisht, aksesojnë kudo nëpërmjet internetit dhe me internet kuptojmë – Reklamat me Banner-a. Nga ana tjetër, jo vetëm që Banner Ads të delegojnë shumëfish audiencë, por kanë edhe një kosto shumë më pak të kushtueshme, krahasuar me kanalet tradicionale të marketingut.

Tërheqëse për audiencën: Përveç faktit që Banner Ads janë shumë më pak të kushtueshme se format tradicionale të marketingut, ato janë më pak të kushtueshme edhe se metodat moderne të marketingut online. Dhe, për fatin e mirë, për shkak të mënyrës së koncentruar në të cilën shfaqen Banner Ads, janë shumë më tërheqëse për sytë e ndjekësve të faqeve në të cilat ju reklamoni. Dizajni tërheqës i tyre dhe “butësia” me të cilën shfaqen në website, është pikërisht arsyeja se përse janë një nga format që i reziston kaq shumë tregut, duke ruajtur të njëjtin efektivitet.

Të leverdishme: Më pak kohë, i njëjti rezultat. Banner Ads, gjithçka që kërkojnë është një dizajn joshës për sytë e konsumatorëve, e më tej, të njëjtin Banner mund ta shpërndash kudo, duke u përshtatur mediumet me Banner Ads dhe jo reklama në vetvete, me mediumet në të cilat bashkëngjitet. Leverdia e Banner Ads qëndron pikërisht te fakti se në një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më shumë dinamike, kjo metodë e të reklamuarit jep po të njëjtin rezultat, në mënyrën më të shkurtër e të thjeshtë të mundshme.

Si të reklamoni në SHQIP në Google Ads?

Përtej avancimit dhe shkrirjes së kufijve që interneti ka krijuar, Google Ads nuk i pranon sipërmarrjet shqiptare që të reklamojnë në platformën e saj, për shkak se nuk e njeh gjuhën shqipe. Duke filluar që nga janari i vitit 2021, përtej  reklamave native që Boost ka ofruar ndër vite, me një historik të gjatë bashkëpunimesh me kompani të fuqishme të Shqipërisë, ne kemi arritur të sigurojmë një shërbim të veçantë për tregun vendas – Banner Ads në gjuhën shqipe!

Nëse reklamoni në Boost, Banner Ads në gjuhën shqipe do të shfaqen në po të njëjtat hapësira që ka edhe vetë Google. Kjo do të thotë se në çdo website, aplikacion apo platformë që shfaqen reklamat e huaja të Google, nëpërmjet bashkëpunimit me Boost, do të kenë akses edhe reklamat shqiptare.

Boost ka shkurtuar maksimalisht distancat dhe barrierat bashkëpunuese, duke caktuar kështu një standard 100% të zbatueshëm si më poshtë:

1. Aprovim i reklamës brenda 60 sekondash

2. Suport dhe konsulencë falas mbi fushatën tuaj të marketingut në platformën Boost

3. Statistika në kohë reale

4. Ritargetim i audiencës suaj (personalizim i tipareve të konsumatorëve)

5. Buxheti caktohet nga JU!

Që një kompani të jetë e suksesshme, ajo duhet të adaptohet me hapat e kohës dhe mbi të gjitha të ndjekë risitë e momentit, që sa ato shfaqen në treg. Më poshtë, gjeni formularin e vënë në dispozicion nga Boost, ku mund të regjistroheni, për ta çuar kompaninë tuaj më afër se kurrë standardin ndërkombëtar!

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!